
Pse asnjë grua nuk merr pjesë te Formula 1
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Tridhjetë vjet më parë, kur Mikhail Gorbaçov po përgatitej të nënshkruante dokumentin që i dha zyrtarisht fund Bashkimin Sovjetik, tiranisë që i kishte duart e njollosur me gjak, përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 100 milionë njerëzve gjatë shekullit të kaluar, ai zbuloi se stilolapsi i tij nuk kishte bojë.
Ai u detyrua t?i merrte borxh një stilolaps të markës ?Bic? ekipit televiziv të CNN, që po mbulonte atë ngjarje historike. Ai episod ishte emblemë e fundit të përshtatshëm për një sistem që kishte vendosur të krijonte një botë komuniste, por kishte marrë fund duke e hequr çekiçin dhe draprin nga Kremlini.
Së bashku me festimet, të vijnë pashmangshmërisht në mendje disa pyetje. Pse një sistem që dukej aq i fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht, u rrëzua aq shpejt? A ishte e pashmangshme shembja? Apo ishte rrjedhojë e politikës së kontrollit që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, kishin ndjekur me besnikëri për dekada të tëra me koston e mijëra jetëve të humbura dhe qindra miliarda dollarëve të shpenzuar?
Zbignjev Brzhezhinski, ish-këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, argumentoi se marksizëm-leninizmi ishte ?një doktrinë e huaj?, e imponuar nga një fuqi perandorake. Riçard Pajps, historiani i shquar i Harvardit, vuri në dukje shkaqe të rastësishme si pushtimi i Afganistanit dhe probleme më të thella si stanjacioni ekonomik.
Ndërkohë filozofi social Majkëll Novak tha se në përpjekje për të shkatërruar ?kapitalin njerëzor? mbi të cilin bazohet një ekonomi e lirë dhe një politikë e lirë, komunizmi mbolli farat e shkatërrimit të vetes. Në fakt deri në vitet 1980, komunizmi sovjetik nuk ishte më një kështjellë bërthamore, por një fshat Potemkian ku depërtonin me lehtësi mesazhet elektronike të demokracisë dhe kapitalizmit nga Perëndimi.
Ronald Regan e çoi ofensivën e tij për lirinë në zemër të perandorisë sovjetike që ishte në shpërbërje e sipër. Për atë synim mungonte vetëm një burrë shteti me strategjinë e duhur. Regan u bë i famshëm për qasjen e tij origjinale për t?i dhënë fund Luftës së Ftohtë, dhe për rrëzimin e perandorisë të së keqes: ?Ne fitojmë, ata humbasin!?.
Asnjë president i SHBA-së apo udhëheqës perëndimor, nuk kishte deklaruar hapur deri në atë moment një politikë që synonte në fund fitoren. Doktrina e Reganit ishte një sulm shumëplanësh tejet i sofistikuar, që përfshinte mbështetjen e fshehtë për lëvizjen Solidarnost në Poloni, një operacion psikologjik për të shkaktuar pavendosmëri dhe frikë në gjirin e liderëve sovjetikë, një fushatë globale për të reduktuar qasjen e sovjetikëve në teknologjinë perëndimore, dhe një operacion për të dëmtuar ekonominë sovjetike duke e ulur çmimin e naftës dhe duke kufizuar importet e gazit natyror në Perëndim.
Një element thelbësor i Doktrinës Regan ishte SDI, Nisma e Mbrojtjes Strategjike. Kundërshtarët talleshin me SDI duke e cilësuar atë si?Luftërat e Yjeve?, por sovjetikët besonin se Shtetet e Bashkuara zotëronin aftësitë teknike për të ndërtuar një sistem raketash anti-balistike. Më shumë sesa çdo vendim tjetër strategjik, angazhimi i palëkundur i Reganit ndaj SDI-së e bindi Kremlinin se nuk mund të fitonte dot një garë armësh.
Kjo e detyroi Gorbaçovin t?i jepte fund Luftës së Ftohtë në tryezën e bisedimeve, dhe jo në fushën e betejës. Po aq thelbësore sa SDI, ishte ofensiva personale retorike e presidentit Regan. Për shembull, në një rast Regan tha se Perëndimi duhet ta pranojë se sovjetikët ?janë aksi i së keqes në botën moderne?.
Ai ishte një shembull bindës i asaj që Vasllav Havel e quajti ?fuqia e fjalëve për të ndryshuar historinë?.Larg në një gulag sovjetik, disidenti Natan Sharanski e lexoi frazën ?perandoria e së keqes? në një gazetë sovjetike. Ai u dërgoi një mesazh shokëve të burgosur se më në fund Perëndimi kishte një udhëheqës që e kuptonte Bashkimin Sovjetik.
Në qershorin e vitit 1987, Regan e sfidoi drejtpërdrejt Kremlinin, duke thënë:?Zoti Gorbaçov, rrëzojeni këtë mur!?. Burri i shtetit që i dha fund perandorisë sovjetike ishte pra Ronald Regan, i cili erdhi dhe e mori detyrën e presidentit me disa ide të qarta, të cilat ai i kishte përpunuar gjatë gjithë jetës.
Ishte pikërisht ai që e detyroi Bashkimin Sovjetik të braktiste qëllimin e tij: përhapjen e komunizmit në gjithë botën duke e sfiduar legjitimitetin e tij, duke rifituar epërsinë në forcën ushtarake, dhe duke i përdorur të drejtat e njeriut si një armë e fuqishme psikologjike.
Themeluesi i Solidarnost, Leh Valesa, që përgatiti terrenin për rënien e komunizmit në Poloni dhe Evropën Lindore, e përshkroi Reganin me këto fjalë:?Ne në Poloni … ia kemi atij borxh lirinë tonë?. Dhe po kështu edhe dhjetëra miliona banorë që ndodheshin pas Perdes së Hekurt.
Kur Regan u largua nga detyra e presidentit në janarin e vitit 1989, Doktrina Regan i kishte arritur synimet e saj, duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë pa asnjë të shtënë armësh, duke rrëzuar perandorinë sovjetike, dhe duke hedhur marksizëm-leninizmin në koshin e plehrave të historisë.
Shënim:Lee Edwards, bashkëpunëtor i think-tankut konservator ?The Heritage Foundation?.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ka shumë dekada që asnjë grua nuk është nisur nga Grand Prix...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Viti 2022 është në prag. Por...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Nga Brandon Specktor “Live Science”Viti 2021 u dha shumë arg...
Nëse kryeni një kërkim në internet për “njerëzit më jetëgjat...
Diana Spencer, ose Princesha Diana bë një nga personazhet e ...
Kur udhëtojnë jashtë vendit, shumë njerëz dëshirojnë të marr...
Ishte data 8 prill e vitit 1994 kur elektriçisti Geri Smith ...
Realiteti thotë atë që nuk na e konfirmojnë të dhënat tani p...
Nga Paul E.Smith “The Conversation”Për shumë njerëz në mbarë...
Trupi ynë ka aktivitetin e tij minimal dhe maksimal brenda 2...
(Pjesa e parë)Përgjatë historisë, njerëzit kanë ëndërruar dh...
(Pjesa e dytë)Përgjatë historisë njerëzit kanë ëndërruar dhe...
Nga Lyle Goldstein “The Hill”Jo pak analistë kanë bërë një l...
Nga Rizvan Virk “Spectator World”Me daljen në kinema të seri...
Nga James Holmes“19 Forty Five”Një miku im kilian më pyeti k...
Për shkak të emetimeve të shfrenuara të gazeve serrë, planet...
Ka diçka në Egjiptin e lashtë që vazhdon të ndezë imagjinatë...
Lidhja midis mbretëreshës egjiptiane Kleopatra dhe të dashur...
Nga Stephen Dowling “BBC Future”Dhjetori u këtij viti shënoi...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Një pensionist nga Vlora ka rënë pre e një mashtrimi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Një tjetër rast abuzimi me të mitura publikohet në emi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Vrasja e Pjerin Xhuvanit dhe problemet në procesin e z...
Gazetarët e kronikës, Klodiana Lala dhe Armand Bajrami...
Gazetarja Klodiana Lala zbardhi të tjera detaje nga do...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur pë...
Vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesat...
Pastori Akil Pano thotë se është pro jetës, duke iu re...
Fatmir Vejsiu, specialist arsimi ka folur për probleme...
Mësuesit, edukatorët dhe të gjithë ata që punojnë në i...
Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë...
Lufta në Ukrainë është luftë për ndikim dhe pushtet. R...
Rusia po punon në mënyrë aktive për të "normalizuar" s...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sank...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...
Në tregun valutor, dollari amerikan ka pësuar një ulje...