Pse disa njerëz jetojnë shumë më gjatë se të tjerët?

2 Janar 2022, 19:00, Blog CNA
Pse disa njerëz jetojnë shumë më gjatë se të

Nëse kryeni një kërkim në internet për ?njerëzit më jetëgjatë, do të ndeshni një listë mbresëlënëse të njerëzve që kanë festuar ditëlindjen e tyre të117-të, 118-të, dhe madje

edhe të122-të. Megjithatë, teksa jetëgjatësia globale luhatet aktualisht në 72 vjeç, shumë

prej nesh ka të ngjarë të jenë të lumtur nëse do të arrijnë të jetojnë deri në moshën 90 vjeçare.

Shpeshherë, tek sasia e kohës që jetojnë këtu në Tokë, ndikojnë gjenetika dhe faktorë të tjerë që janë përtej kontrollit tonë. Por ekspertët thonë se zakonet e shëndetshme si një dietë e mirë, stërvitje e rregullt fizike, si dhe vizitat e rregullta tek ??mjeku, mund të garantojnë një jetë të gjatë.

Ndërsa të gjithë faktorët që ndikojnë tek jetëgjatësia, janë të shumtë për t?u renditur në një artikull (në të do të përfshihej gjithçka, nga niveli i arsimimit deri te cilësia e gjumit), ne u fokusuam në disa fusha kryesore që duhen eksploruar.

Studimet tek njerëzit dhe kafshët, tregojnë se të lindësh në një familje, anëtarët e së cilës i kalojnë rregullisht të 90-at e më tej, mund të jetë një faktor kyç për të përcaktuar jetëgjatësinë tuaj. ?Gjenet janë sigurisht shumë të rëndësishme, sidomos për të arritur jetëgjatësinë ekstreme?- thotë Valter Longo, drejtor i Institutit të Jetëgjatësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore, SHBA.

Sidomos për atë lloj jetëgjatësie?ekstreme?, ku anëtarët e së njëjtës familje i kalojnë të 100-at, thotë Longo. Nëse nuk keni lindur me grupin ideal të gjeneve, atëherë duhet të punoni më shumë për të arritur një moshë sa më të madhe.

Gjithsesi Longo paralajmëron se edhe pasja e këtyre gjeneve të jetëgjatësisë, nuk është në vetvete një justifikim për të ngrënë keq, apo për të mos u kujdesur aq shumë për shëndetin tuaj. Studimet raportojnë se gjenet, ndikojnë vetëm 20-30 për qind në parashikimin e jetëgjatësisë së një njeriu.

Obeziteti i shumë-përhapur dhe sëmundjet si diabeti, e dëmtojnë aftësinë tonë për të jetuar gjatë dhe në mënyrë të shëndetshme, thotë Neill Sharnes, drejtor i Institutit për Jetëgjatësi

të Suksesshme në Universitetin Shtetëror të Floridës. Dhe preferenca jonë për dietat me përmbajtje të lartë yndyre dhe sheqeri nuk ndihmon aspak në këtë synim.

Nëse synimi është një jetëgjatësi e shëndetshme, Sharnes rekomandon të ndiqni një dietë të stilit mesdhetar, e cila përmban sasi të pakta mishi të kuq, më shumë prodhime deti, perime, fruta dhe arrat. Longo ka bërë një studim të gjerë mbi dietën ushqimore,dhe lidhjen e saj me jetëgjatësinë.

Ashtu si Sharnes, edhe ai rekomandon në përgjithësi një dietë kryesisht me bazë bimore, dhe me konsumimin 2-3 herë në javë të prodhimeve të detit, edhe pse sugjeron se duhen marrë parasysh edhe faktorë të tjerë si prejardhja e një personi.

Për shembull, një person nga Japonia ka më shumë gjasa të jetë intolerant ndaj laktozës përkundrejt një personi, familja e të cilit e ka origjinën nga Norvegjia. Ndërkohë, agjërimi për një periudhë prej 12 orësh çdo ditë (për shembull, midis orës 20:00 mbrëmjes dhe 8 të mëngjesit) është gjithashtu shumë i rëndësishëm, vëren studiuesi.

Ndërsa është ideale të ushqehesh shëndetshëm gjatë gjithë kohës, Longo publikoi së fundmi një studim të kryer së bashku me studiues të tjerë, ku disa minj u ushqyen në një dietë me shumë yndyrë dhe me kalori për 25 ditë të muajit. Pesë ditët e mbetura përbëheshin nga ushqime me kalori më të ulët dhe më të shëndetshme.

Vetëm kjo mjaftoi që t?i kthente minjtë në rrugën e duhur drejt një stili jetese më të shëndetshëm. Një parim i ngjashëm, përmendet edhe në librin e Longos ?Dieta e jetëgjatësisë?, ku ai u bën thirrje lexuesve të ndjekin një dietë ?duke imituar agjërimin?

4 herë në vit nga 5 ditë rradhazi. Në këtë periudhë, lexuesit udhëzohen të hanë më pak kalori, ushqime të pasura me perime dhe arra.

Ekspertët thonë se stërvitja fizike, së bashku me dietën dhe gjenetikën, janë një nga faktorët kryesorë për jetëgjatësinë e njeriut. Longo thotë se njerëzit që kanë jetuar deri në 100 vjeç, kanë pasur zakonisht një mënyrë jetese shumë aktive.

Ndoshta ata nuk kanë sportistë, vëren studiuesi, por ata e jetuan jetën e tyre si fermerë ose barinj, pra një mënyrë jetese me shumë aktivitet fizik të integruar në rutinën e tyre. Sharnes flet për kërkimet mbi të ashtuquajturat ?Zona blu?, që tregojnë rajonet në botë ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe ku mbajtja e trupit në formë, ka qenë një faktor i qëndrueshëm mbi jetëgjatësinë.

?Ne në SHBA bëjmë një jetë shumë sedentare?- thotë ai. ?Shumë pak njerëz kryejnë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve fizike… ndoshta vetëm çereku i popullatës në përgjithësi e bën këtë, dhe popullata e moshuar akoma më pak?- shton ai.Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta stërvitje në javë, gjë që përfshin një kombinim të ushtrimeve aerobike dhe forcimit të muskujve.

Nga vaksinat tek stimuluesit kardiak, arritjet e ndryshme në fushën e mjekësisë e kanë

rritur ndjeshëm jetëgjatësinë e njeriut duke shmangur sëmundjet. Për shembull, lidhja e të moshuarve nëpërmjet internetit, mund të ndihmojë në luftimin e ndjenjave të izolimit, gjë që e përmirëson cilësinë e jetës në një popullsi të plakur.

Sharnes përmend edhe arritje të tilla si makinat vetë-drejtuese, të cilat mund të zgjasin jetën e të moshuarve duke reduktuar llojet e aksidenteve, në të cilat ata kanë më shumë gjasa të përfshihen, si përplasjet e shkaktuara nga distancat e vlerësuara gabim, apo keq-llogaritjet e lëvizjes para semaforëve.

Ekspertët thonë se personaliteti luan një rol me rëndësi tek jetëgjatësia e njeriut. Për shembull, njerëzit e ndërgjegjshëm – pra individë që kanë më shumë të ngjarë të jenë të organizuar, të përgjegjshëm dhe të disiplinuar – priren të jetojnë më gjatë, thotë Anxhelina Satin, profesore në departamentin e shkencave të sjelljes dhe mjekësisë sociale në Universitetin Shtetëror të Floridës.

Sutin, laboratori i të cilës ka kryer kërkime të shumta mbi lidhjen e personalitetit me jetëgjatësisë së njeriut, thotë se ky tipar i veçantë funksionon në një sërë mënyrash në favor

të personit që i ka. Më së pari, pasi njerëzit e ndërgjegjshëm priren të përfshihen në sjellje më të shëndetshme, si stërvitja e rregullt fizike, mos-pirja e duhanit dhe vizita tek mjeku për kujdesin parandalues.

?Në fakt, para vdekshmërisë, ndërgjegjja lidhet me më pak rreziqe për të zhvilluar sëmundje kronike?-thotë Satin, që shton se ky tipar lidhet më tej me nivele më të ulëta të stresit dhe me marrëdhënie më të shëndetshme sociale, të cilat ndihmojnë për pasjen e jete më cilësore dhe më të gjatë në krahasim me të tjerët.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.discovermagazine.com/health/why-do-some-people-live-so-long

Lajmet e fundit nga