Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Duke pasur parasysh se sa shpesh flitet për të, sidomos tek reklamat e pacipa dhe të bezdisshme mbi lojërat enigmë të aplikacioneve të ndryshme në internet, do t?ju falej nëse do të supozonit se inteligjenca është diçka e mirënjohur dhe e matur lehtësisht, ashtu si pesha apo gjatësia trupore.
E vërteta është shumë më e ndërlikuar, konfuze, madje edhe e diskutueshme. Së pari, ndërsa përkufizimet nëpër fjalorë të ndryshëm janë shumë të drejtpërdrejtë, duke e përshkruar për shembull inteligjencën si ?aftësinë për të përvetësuar dhe zbatuar njohuri dhe aftësi?, konsensusi shkencor mbi atë se çfarë është në fakt inteligjenca, sesi duhet të përcaktohet dhe vlerësohet ajo është ende objekt i debateve të forta.
A kemi ne një inteligjencë të përgjithshme që bën gjithçka, apo disa lloje të ndryshme inteligjence të cilat përdoren nga ne për detyra më specifike? Si për shembull inteligjenca hapësinore, muzikore, gjuhësore etj. Të dyja këto modele kanë qenë objekt i shumë studimeve. Aktualisht, provat mbështesin më shumë tezën se ne kemi vetëm një inteligjencë të përgjithshme, por si gjithmonë, panorama është më e nuancuar se sa kaq.
Po ashtu mund të bëhen dallime midis inteligjencës fluide ?të lëngshme? dhe asaj të ?kristalizuar?. Kjo e fundit ka të bëjë me informacionin që tashme dini dhe tek i cili keni qasje pasi është ruajtur si një kujtim në trurin tuaj.
Inteligjenca fluide ka të bëjë me aftësia juaj për të përdorur informacion, qoftë nga kujtesa, qoftë nga ajo që po perceptoni në moment. Një lojtar profesionist i kuiceve që fiton konkurse falë njohurive të tyre të gjera të përgjithshme,është duke përdorur inteligjencën e tij mbresëlënëse të ?kristalizuar?.
Ndërkohë detektivi i famshëm i letërsisë Sherlok Holms, bazohet tek informacioni i disponueshëm në një skenë krimi, e kombinon atë me atë që ka në kokë, dhe e përdor në një situatë për të gjetur zgjidhje dhe shpjegime.
Pra ai mbështetet më shumë tek inteligjenca fluide. Në një farë kuptimi, inteligjenca e kristalizuar dhe ajo fluide janë respektivisht hard disku dhe CPU-ja e kompjuterit tuaj. Të dhënat sugjerojnë se inteligjenca e kristalizuar vazhdon të krijohet për aq kohë sa kemi një tru që funksionon.
Ndërkohë inteligjenca fluide bie me kalimin e moshës, pasi pjesët komplekse dhe të ndërlikuara të trurit tonë që e mbështesin atë, konsumohen me kalimin e viteve. Ndërsa ka ende shumë debate mbi atë se çfarë do të thotë inteligjencë, pakkush e kundërshton pretendimin se gjenet tuaja luajnë një rol të rëndësishëm.
Kjo nuk do të thotë se ekziston një gjen i caktuar i inteligjencës, pra ai që përcakton drejtpërdrejt se sa i zgjuar do të jeni. Mjedisi, edukimi, arsimimi dhe përvojat tona, janë ato që formësojnë intelektin tonë kur rritemi. Megjithatë edhe gjenet tona luajnë qartazi një rol.
Mbetet ende të përcaktohet saktësisht se cili është ky rol, por është i pamohueshëm fakti që inteligjenca ka një element të trashëguar, gjë që do të thotë se inteligjenca juaj ndikohet nga ajo e prindërve tuaj biologjikë, edhe nëse mund të keni një edukim thelbësisht të ndryshëm (për shembull duke u adoptuar).
Ndërkaq ekziston edhe një lidhje surreale midis gjatësisë trupore dhe inteligjencës, gjë që do të thotë se njerëzit e gjatë priren të jenë mesatarisht më inteligjentë. Natyrisht, një nga arsyet pse është e vështirë të jesh specifik apo i sigurt, është sepse inteligjenca është shumë e vështirë për të përcaktuar dhe matur.
Ju mund të habiteni për këtë, pasi a nuk janë për këtë punë testet e IQ (Koeficentit të Inteligjencës)?Teknikisht po, por përdorimi i testeve të tilla të IQ-së është shoqëruar me shumë debate, duke pasur parasysh se as 2 shkencëtarë nuk mund të bien 100 për qind dakord se çfarë është në të vërtetë inteligjenca. Dhe ka kohë që ka pasur skandale dhe probleme me testet e IQ-së, kryesisht pasi ato janë hartuar nga shkencëtarë që kanë rënë pre e paragjykimeve të tyre.
Askush nuk po thotë se inteligjenca është diçka që nuk ekziston, por thjesht që ka shumë debate rreth asaj se çfarë është, si funksionon, si ndikohet dhe si duhet të matet ajo. E vetmja gjë për të cilën mund të bien dakord shumë njerëz është kjo; IQ dhe inteligjenca nuk mund të përcaktohen nga sa mirë luan në një lojë me enigma, pavarësisht se shumë reklama mbi aplikacione të tilla këmbëngulin për të kundërtën.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Rainer Zitelmann “Linkiesta”Para shfaqjes së kapitalizmi...
Brenda rezervatit Mapimi, në një vend të njohur si Trino Ver...
Po. Raca njerëzore është e destinuar të zhduket një ditë. Sa...
Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914, ishte një armëpus...
Shumica e krishterë në Gjermani është diçka e natyrshme për ...
“Bloomberg”Sikur të mos mjaftonte pandemia dhe inflacioni në...
Nga Taras Kuzio “Atlantic Council”Presidenti rus Vladimir Pu...
Nga Jonathan Lemire “Politico.com”Me axhendën e tij që sapo ...
Nga William Moloney “The Hill”Organizata e Traktatit të Atla...
Nga Sung-Yoon Lee “The Conversation”Sipas metrikës së zymtë ...
Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle “The Wall Street Journ...
Nga Newt Gingrich “Fox News”Shtetet e Bashkuara po shkojnë d...
Nga Helen Branswell “Statnews”Në kushtet kur bota jonë po pë...
Nga Eduard Luce “Financial Times”Nën udhëheqjen e Xho Bajden...
Nga Daniel Duffy “American Thinker”Nëse rrëfehet një histori...
Nga Pankaj Mishra “Bloomberg”Presidenti amerikan Xho Bajden ...
Më 6 nëntor 2021 në qytetin e Hjustonit në Teksas SHBA, 8 nj...
Ministrja e re e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka ...
Nga Carina Woudenberg “Discover Magazine”Një grua nga Nju Jo...
Sipas historisë së Greqisë së lashtë, ishte Kali i Trojës ai...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...