LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekada e Kim Jong Un në pushtet/ Uri, shtypje dhe sundim brutal, ashtu si babai dhe gjyshi i tij

24 Dhjetor 2021, 08:46, Blog CNA
Dekada e Kim Jong Un në pushtet/ Uri, shtypje dhe sundim brutal, ashtu si

Nga Sung-Yoon Lee ?The Conversation?

Sipas metrikës së zymtë të vdekjeve në 10 vitet e para të sundimit të një diktatori, Kim Jong Un nuk ka arritur ende rekordet e tmerrshme të vendosura nga gjyshi i tij, Kim Il Sung apo i ati Kim Jong Il, dy tiranët që sunduan në mënyrë brutale Korenë e Veriut para tij.

Për momentin, numri i njerëzve që janë ekzekutuar me urdhrin personal të Kim Jong Un –

siç ishte rasti i xhaxhai i tij në vitin 2013 dhe vëllait nga babai në vitin 2017 – ka të ngjarë

të shkojë në disa qindra. Por dekada e tij e parë në pushtet, që filloi pas vdekjes së babait të

tij më 17 dhjetor 2011, ka shkaktuar një katastrofë të re për njerëzit që jetojnë në vendin komunist.

Shteti më i izoluar në borë, është bërë edhe më i izoluar, pasi kufiri verior me Kinën u mbyll gjatë pandemisë së koronavirusit, duke i mbyllur një rrugë shpëtimi atyre që duan të arratisen të dëshpëruar. Ndërkohë, pasiguria ushqimore do të thotë që ?një brez i tërë fëmijësh? janë të keq-ushqyer, siç kanë raportuar edhe Kombet e Bashkuara .

Të dhënat e sakta, se sa njerëz kanë vdekur nga uria dhe pasojat e kequshqyerjes si diarreja dhe pneumonia nën sundimin e Kim, janë të vështira të gjenden. Por si një studiues i historisë koreane, unë besoj se diktatori i ri – që në janarin e vitit të ardhshëm mbush 38 vjeç – ka aftësinë të kapërcejë edhe numrin e tmerrshëm të vdekjeve të dy paraardhësve të tij familjarë.

Dekada e parë e Kim Jong Un në pushtet, është shoqëruar nga një vazhdimësi e represionit vdekjeprurës dhe politikave të dështuara, që i kanë detyruar koreano-veriorët të jetojnë nën frikë dhe nën kërcënimin e urisë gjatë 70 vitet e fundit.

Lufta koreane e nisur nga gjyshi i liderit aktual në vitin 1950, vetëm 2 vjet pas themelimit të Koresë së Veriut, shkaktoi mbi 4 milionë të vdekur, shumica civilë koreano-veriorë të vrarë nga koalicioni i Kombeve të Bashkuara që u rreshtua në mbrojtje të Koresë së Jugut.

Pasi fushata e tij për të aneksuar Korenë e Jugut u pengua nga armëpushimi i vitit 1953, Kim Il Sung nisi spastrimit e zyrtarëve pro-sovjetike dhe pro-kinezë të partisë së tij, që kishin guxuar ta kritikonin. Udhëheqësi i Koresë së Veriut urdhëroi eleminimin e mijëra zyrtarëve, teksa shumë të tjerë u përjashtuan nga Partia e Punëtorëve të Koresë.

Djali i tij, Kim Jong Il, e trashëgoi pushtetin në korrikun e vitit 1994, dhe ishte fajtor për një zi buke të tmerrshme, gjatë së cilës vdiqën nga uria mbi 2 milionë njerëz. Por në vend që të blinte ushqime, Kim Jong Il kërkoi ndihmë, shumicën e të cilës ia kaloi ushtrisë.

Në kulmin e zisë së bukës në vitin 1997, Departamenti Amerikan i Shtetit, e vlerësoi buxhetin ushtarak të Koresë së Veriut në 6 miliardë dollarë. Gjatë atyre kohërave të zymta, Kim shpenzonte mbi 1 miliard dollarë në vit vetëm për programet e tij raketore, dhe mbi 600 milionë dollarë për importet e mallrave luksoze për vete dhe njerëzit pranë tij.

Po ashtu, ai shpenzoi shuma marramendëse për të ndërtuar një mauzoleum me një kosto prej 800 milionë dollarësh në nderim të babait të tij të vdekur, në të cilin u varros edhe vetë në dhjetorin e 2011-ës, pasi ndërtoi jetë nga një sulm në zemër.

Nëse do të kishte shpenzuar çdo vit vetëm 200 milionë dollarë të pasurisë së tij në drithëra, dhe do t?i shpërndante ato në mënyrë të drejtë, askush nuk do të kishte vdekur. Në vend të kësaj, siç pretendon Raporti i Komisionit Hetimor i OKB-së për të Drejtat e Njeriut të vitit 2014 në Korenë e Veriut, Kim Jong Il kreu ?aktin çnjerëzor të shkaktimit të vetëdijshëm të urisë së stërzgjatur?.

Të njëjta akuzat mund të bëhen edhe kundër Kim Jong Un gjatë dekadës së tij të parë në pushtet. Kushtet të ngjashme me zinë e bukës së viteve 1990, janë vënë re edhe në mesin e viteve 2010, dhe janë rishfaqur gjatë pandemisë aktuale.

Edhe përpara se Kim të mbyllte kufirin me Kinën në janarin e vitit 2020, Koreja e Veriut kishte mungesa ushqimore prej rreth 1.36 milionë tonë metrikë në vitet 2018 dhe 2019. Zgjidhja e tij ka qenë mbështetja tek vetvetja, ndërsa në tetor i tha popullit të tij të hajë më pak deri në vitin 2025.

Ndërkohë, gjatë 10 viteve të tij në pushtet, Kim ka devijuar rreth një të katërtën e PBB-së së Koresë së Veriut drejt ushtrisë. Nën sundimin e tij, për koreano-veriorët është bërë më e vështirë t?i shpëtojnë urisë kronike. Gjatë zisë së bukës së viteve 1990, shumë koreano-veriorë ishin në gjendje të arratiseshin në Kinë në kërkim të ushqimit, pavarësisht përpjekjeve të Kim Jong Il për t?i ndaluar ata.

Në vitin e parë të sundimit të Kim Jong Un, numri i të arratisurve që arritën në Korenë e Jugut u përgjysmua në krahasim me një vit më parë, në afro 1500. Dhe në gati 2 vitet e fundit të bllokimit të vendosur nga Kim për shkak të Covid-19, kalimi i kufirit është bërë shumë më i vështirë. Në vitin 2021, numri i të arratisurve pritet të jetë më pak se 100.

Kur Kim u ngjit në pushtet në dhjetorin e vitit 2011, unë parashikova se sundimi i tij nuk do të karakterizohej as nga reforma dhe as nga ndarja e pushtetit, por nga shtypja ekstreme e brendshme, dhe kërcënimet strategjike kundër fqinjëve.

Mjerisht, këto parashikime janë vërtetuar. Dekada e fundit ka sjellë një vazhdimësi të historisë mizore të shtypjes së të drejtave të njeriut, dhe një hap më të madh të Kim në lidhje me programet raketore të dinastisë despotike që udhëheq.

Gjatë 10 viteve të fundit, Koreja e Veriut ka lëshuar mbi 130 raketa, përfshirë 3 raketa balistike ndërkontinentale në vitin 2017. Nga katër provat bërthamore, e fundit në 2017, ishte një bombë termonukleare. Këto armë vdekjeprurëse janë prodhuar enkas për të kërcënuar SHBA-në me një luftë bërthamore, ndërkohë që Kim mund të kërkojë negociatat për paqe, duke detyruar kështu Uashingtonin të tërheqë trupat amerikane dhe armët strategjike nga Koreja e Jugut, siç bëri thirrje edhe motra e tij, Kim Yo Jong në muajin gusht të këtij viti.

Synimi i dukshëm i Kim Jong Un, është të bëjë aleaten e vjetër jo-bërthamore të Uashingtonit, Seulin, të prekshme ndaj shtetit të tij me armë bërthamore, i prirur të përmbushë ?detyrën e tij supreme kombëtare? për të përfunduar ?revolucionin e madh Juche?:aneksimin e jugut dhe unifikimin e Gadishulli Korean sipas kushteve të Koresë së Veriut.

Një luftë bërthamore, edhe nëse do të ishte e kufizuar, mund të shkaktojë vdekjen e miliona cilëve, një arritje e tmerrshme e arritur që nën udhëheqjen e Kim Il Sung dhe Kim Jong Il. Ajo që ndryshon nën sundimin e Kim Jong Un, është fakti se ai ka ndërtuar kapacitetin për të shkaktuar shumë më tepër dëme në botën e jashtme, përfshirë SHBA-në.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://theconversation.com/kim-jong-uns-decade-in-power-starvation-repression-and-brutal-rule-just-like-his-father-and-grandfather-173809

Lajmet e fundit nga