LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkenca e dyshimtë, mbi të cilën bazohet vendosja e bllokimeve për Covid-19

23 Dhjetor 2021, 09:07, Blog CNA
Shkenca e dyshimtë, mbi të cilën bazohet vendosja e bllokimeve

Nga Phillip W.Magness & Peter C.Earle ?The Wall Street Journal?

?Ndiqni shkencën!? ka qenë apeli kryesor i mbështetësve të masave të bllokimit që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Megjithatë përpara marsit të vitit 2020, komuniteti kryesor shkencor, përfshirë vetë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i kundërshtoi me forcë bllokimet dhe masat e ngjashme kundër përhapjes së sëmundjeve infektive.

Ky gjykim buronte nga analiza historike e pandemive të dikurshme, si dhe nga ndërgjegjësimi se kufizimet në mbarë shoqërinë kanë kosto të rënda socio-ekonomike dhe përfitime thuajse tërësisht spekulative. Përgjigja jonë ndaj pandemisë, e bazuar tek karantinat masive dhe ?ndërhyrjet jo farmaceutike?, përfaqëson një ndryshim të paprecedentë dhe të pajustifikuar të opinionit shkencor.

Në marsin e vitit 2019, OBSH mbajti një konferencë në Hong Kong për të shqyrtuar masat kundër gripit pandemik. Ekipi i OBSH-së vlerësoi propozimin për të karantinuar-?izolim në shtëpi të kontakteve jo të sëmura të një personi me grip apo të dyshuar si me grip?-duke e bërë më specifik karantinimin e disa njerëzve ndryshe nga sa ka ndodhur përgjatë bllokimeve totale që kanë shoqëruar Covid-19.

Ata tërhoqën vëmendjen për pamjaftueshmërinë e të dhënave për të mbështetur një politikë të tillë, duke vënë në dukje se ?shumica e provave të disponueshme aktualisht mbi efektivitetin e karantinës në kontrollin e gripit, janë nxjerrë nga studimet simuluese, të cilat kanë shumë pak prova reale?.

Ekipi i OBSH-së deklaroi se karantina në shkallë të gjerë në shtëpi ?nuk rekomandohej, pasi nuk ka ndonjë arsye të dukshme për këtë masë?.Në një përfundim të ngjashëm arriti edhe një raport i shtatorit 2019 nga Qendra për Sigurinë Shëndetësore të Universitetit Xhon Hopkins në SHBA.

?Në kontekstin e një patogjeni respirator me ndikim të lartë, karantina mund të jetë më pak efektive në kontrollin e përhapjes për shkak të transmetueshmërisë së lartë?-theksohej në të. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për një virus që përhapet shpejt në ajër, siç është SARS-CoV-2, asokohe ende i pazbuluar.

Këto studime u mbështetën mbi përvojën historike. Një studim i veçantë i OBSH-së i vitit 2006, arriti në përfundimin se ?izolimi i detyruar dhe karantina janë joefektive dhe jopraktike?, bazuar në gjetjet nga pandemia e Gripit Spanjoll të vitit 1918.

Ky studim merrte si shembull qytetin Edmonton në Kanada, ku ?takimet publike ishin të ndaluara; shkollat, kishat, kolegjet, teatrot dhe vendet e tjera të tubimit publik u mbyllën; dhe ku orët e punës u kufizuan, pa pasur ndonjë ndikim të dukshëm tek epidemia?.

Duke përdorur të dhëna nga një analizë e vitit 1927 mbi Gripin Spanjoll në SHBA, studimi arriti në përfundimin se bllokimet nuk ishin ?dhe aq efektive në zonat urbane?. Kjo strategjiu bë teorikisht e zbatueshme vetëm në zonat e izoluara rurale?ku kontaktet në grup janë më të pakta?, por kjo hipotezë nuk u testua dot.

Ndërsa studimi gjeti disa përfitime nga karantina në shkallë më të vogël mbi pacientët dhe familjet e tyre gjatë epidemisë së SARS-it të vitit 2003, ai arriti në përfundimin se një sëmundje me përhapje të shpejtë, e kombinuar me ?praninë e rasteve të lehta dhe mundësinë e transmetimit nga ata që janë pa simptoma?, do t?i bënte ?më pak të suksesshme? masa të tilla.

Edhe historiani i mjekësisë Xhon Berri, që është marrë shumë me Gripin Spanjoll të vitit 1918, bie dakord me mungesën e efektivitetit të bllokimeve në masë. ?Të dhënat historike tregojnë qartë se karantina nuk funksionon, në rast se ajo nuk është absolutisht e ngurtë dhe e plotë?-shkroi ai në vitin 2009, duke përmbledhur rezultatet e një studimi mbi shpërthimet e vatrave gripale në bazat e ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Parë Botërore.

Nga 120 kampe stërvitore që përjetuan shpërthime të tilla epidemike, 99 prej tyre vendosën karantina bazë dhe 21 të tjera jo. Normat e rasteve midis të dyja kategorive nuk treguan ?asnjë ndryshim statistikor?. ?Nëse një bazë ushtarake nuk mund të karantinohet me sukses në kohë lufte, atëherë ka shumë pak gjasa që një komunitet civil të karantinohet në kohë paqeje?- theksoi Berri.

Edhe ekipi i Universitetit Xhon Hopkins arriti në përfundime të ngjashme në vitin 2006:?Nuk mund të gjendet asnjë vëzhgim historik apo studim shkencor, për të mbështetur efektivitetin e karantinës në shkallë të gjerë. Shkencëtarët arritën në përfundimin se pasojat negative të karantinës në shkallë të gjerë janë kaq ekstreme . . . saqë kjo masë duhet të eliminohet?.

Edhe në fillim të pandemisë aktuale, ishte kjo qasje që i udhëhoqi autoritetet. Kur rajoni Vuhan në Kinë vendosi kufizime të ashpra më 23 janar 2020, Entoni Fauçi e vuri në dyshim këtë masë. ?Kjo është diçka që unë nuk mendoj se mund ta bëjmë në Shtetet e Bashkuara. Nuk mund ta imagjinoj mbylljen e Nju Jorkut apo Los Anxhelosit?- deklaroi Fauçi për CNN.

Po çfarë e nxiti komunitetin shkencor ta braktiste atë qasje? Të dhënat empirike nuk ndryshuan. Përkundrazi, strategjia e bllokimit e ka origjinën nga të njëjtat burime që OBSH kishte përçmuar haptazi në raportin e saj të viti 2019:modele epidemiologjike spekulative dhe të pa testuara.

Modeli më me ndikim erdhi nga Kolegji Mbretëror i Londrës. Në prill të vitit 2020, revista ?Nature? e vlerësoi ekipin e këtij universiteti të udhëhequr nga Neill Ferguson për zhvillimin e një prej simulimeve kompjuterike kryesore ?duke nxitur përgjigjen e botës ndaj Covid-19?. ?Neë York Times? e përshkroi atë si një raport që nxiti SHBA-në dhe Britaninë të veprojnë me zbatimin e karantinave.

Modeli i Ferguson, premtoi të vendoste nën kontroll Covid-19 përmes politikave gjithnjë e më të ashpra, duke çuar në anulimin e ngjarjeve publike, mbylljen e shkollave dhe bizneseve dhe në fund në bllokime totale. Ferguson e prodhoi modelin e tij duke ricikluar një model të vjetër disa dekada të frenimit të epidemisë së gripit, i cili është dukshëm me mangësi në supozimet e tij shkencore.

Edhe rekordi i modeleve të mëparshme të Ferguson, duhet të ishte një paralajmërim. Në vitin 2001 ai parashikoi se sëmundja e ?Lopës së Çmendur?, do të vriste deri në 136.000 njerëz në Britaninë e Madhe, dhe kritikoi vlerësimet e më të moderuara për deri në 10.000 viktima.

Në fakt deri në vitin 2018, numri i të vdekurve ishte vetëm 178. Edhe modeli ekstrem i Ferguson gjatë pandemisë aktuale, që propozonte një bllokim të rreptë që reduktonte kontaktet publike me 75 për qind për më shumë se 1 vit, parashikonte më shumë vdekje sesa ndodhën në realitet në170 nga 189 vende të botës.

Kështu u parashikuan deri në 42.473 të vdekur nga Covid në Suedi nën masa kufizuese të buta, dhe 84.777 gjatë një përhapje të pa kontrolluar të virusit. Por vendi që refuzoi të mbyllej, pati rreth 13.400 vdekje në vitin e parë të pandemisë.

Pavarësisht parashikimeve të dështuara, ekipi nxitoi të theksonte në një studim të botuar në revistën ?Nature? në qershor 2020, se bllokimet kishin shpëtuar tashmë 3.1 milion jetë. Ai mbetet studimi më i cituar pro bllokimit në epidemiologji, pavarësisht pretendimeve të tij të parakohshme.

Në realitet, ashpërsia e bllokimit është një parashikues i dobët i vdekshmërisë së lidhur me Covid-19. Ekzaminimi ynë mbi 50 shtete të SHBA-së dhe 26 vendeve në botë, nuk zbuloi asnjë model të dallueshëm që i lidh të dyja. Atëhere pse autoritetet e shëndetit publik e braktisën kundërshtimin e tyre ndaj bllokimeve?

Pse nxituan të përqafonin pretendimet e paprovuara të modelimit të gabuar epidemiologjik? Një përgjigje gjendet në studimin e Universitetit Xhon Hopkins të vitit 2019:?Disa masa kufizuese si ato të udhëtimit dhe karantina, mund të ndiqen për qëllime sociale ose politike nga udhëheqësit politikë, në vend se të zbatohen  për shkak të të dhënave reale nga autoritet e shëndetit publik?.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga