LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Amerika e Xho Bajden përballet me një disfatë katastrofike nga Kina komuniste

23 Dhjetor 2021, 08:59, Blog CNA
Amerika e Xho Bajden përballet me një disfatë katastrofike nga

Nga Newt Gingrich ?Fox News?

Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt një disfate katastrofike. E kam fjalën për një disfatë e cila do të eliminojë lirinë tonë, dhe do ta nënshtrojë përgjithmonë Amerikën ndaj Kinës komuniste, dhe kërkesave të kësaj të fundit për kontroll dhe bindje absolute.

Ju mund të mendoni se ky vizion është shumë alarmant. Por shikoni pak kontrollin nën të cilin e ka vendosur Hong Kongun Partia Komuniste Kineze, abuzimet në Tibet dhe gjenocidin ndaj ujgurëve në Xinjiang. Po ashtu, shihni se çfarë po bëjnë kompanitë gjigante amerikane.

Tashmë ato po i nënshtrohen haptazi kërkesave të Partisë Komuniste Kineze, dhe po e përshtatin gjuhën dhe sjelljet e tyre për të qetësuar Pekinin. Kështu pas presionit të Kinës, kompania e njohur kinematografike ?Disney?, hoqi një episod të serialit të famshëm të animuar ?The Simpsons? nga transmetimi në Hong Kong, lidhur me një referencë ndaj masakrës në Sheshin Tiananmen në vitin 1989.

Ndërkohë kompanitë e tjera të mëdha si ?Nike? dhe ?Coca-Cola? lobuan kundër miratimit të një ligji, që ndalonte importet e mallrave të prodhuara në Kinë përmes punës së detyruar. ?JPMorgan Chase?, e ka zgjeruar biznesin e tij në Kinë, pavarësisht nga rreziqet e njohura dhe shumë serioze të sigurisë së të dhënave dhe sigurisë kombëtare.

Dhe mos harroni kaosin që u shkaktua kur menaxheri i përgjithshëm i ekipit të basketbollit ?Houston Rockets?, Daril Morej, postoi në Twitter një mesazh në mbështetje të demokracisë në Hong Kong. NBA dhe lojtarët u angazhuan në një seri ndjesash publike ndaj Kinës.

Ishte e neveritshme.

Disa miliarderë amerikanë kanë bërë aq shumë para në bashkëpunim me Kinën komuniste, saqë kanë si prioritet mbushjen e xhepave të tyre, mbi vlerat amerikane dhe interesat e sigurisë kombëtare. Ngjashëm, një Amerikë e mposhtur do t?i nënshtrohej lehtësisht diktaturës komuniste kineze.

Fjalët, sjelljet dhe institucionet tona, do të përshtatnin vazhdimisht sjelljen për të qetësuar diktaturën paranojake në Pekin. Pavarësisht nga pasojat e jashtëzakonshme të disfatës, sistemi amerikan po kalon gradualisht në një sistem sigurie kombëtare, që duket qartazi se do ta humbasë një luftë të madhe me Kinën komuniste.

Dhe për këtë mos më besoni mua. Janë udhëheqësit kryesorë të ushtrisë amerikane, ata që po japin tashmë alarmin. Siç raportoi ?The Epoch Times? këtë muaj, gjenerali i Forcave Hapësinore të SHBA-së, Dejvid Tompson paralajmëroi se ?deri në vitin 2030, Kina mund të kapërcejë Shtetet e Bashkuara sa i përket aftësive hapësinore, në rast se Amerika nuk e përshpejton zhvillimin e saj?.

Pavarësisht këtij kërcënimi në rritje në hapësirë, kur zv/presidentja Kamala Harris drejtoi takimin e parë të administratës të Këshillit Kombëtar të Hapësirës këtë muaj, nuk u diskutua asnjë çështje e vetme ushtarake. Përtej dobësive në rritje në hapësirë ??(dhe gjeneralët amerikanë kanë raportuar se Rusia dhe Kina po e sfidojnë ??pothuajse çdo ditë SHBA-në në hapësirë) ekziston edhe një krizë e përgjithshme e aftësive tona mbrojtëse.

Sikurse raportoi Business Insider ?ushtria amerikane po e ndryshon mënyrën se si lufton pasi dështoi keq në një stërvitje simulimi kundër një kundërshtari agresiv që e njihte manualin e saj të veprimeve?.

Nënkryetari i Shefit të Shtabit të Përbashkët, gjenerali Xhon Hajten paralajmëroi gjatë një konference për mediat në korrik:?Pa e mbivlerësuar këtë çështje, mund të them se stërvitja dështoi shumë keq?. Hajten shpjegoi se stërvitja, që simulonte një konflikt me Kinën mbi Tajvanin, përfshinte një kundërshtar që kishte studiuar konfliktin dhe luftimet amerikane për 2 dekada.

Siç e tha ai, kinzeët e dinin saktësisht se çfarë do të bënim përpara se ta bënim atë, dhe ata përfituan nga kjo. Kina e vërtetë komuniste, ka studiuar në mënyrë të ngjashme strategjitë tona ushtarake ?duke pasur ndoshta edhe më shumë përqendrim? paralajmëroi Hajten. Gjenerali kërkoi ndërmarrjen e ndryshimeve serioze, pasi aftësia jonë për të tejkaluar fuqitë rivale, përfshirë Kinën, po ?tkurret shumë shpejt?.

Edhe admiralët që e kanë udhëhequr angazhimin ushtarak amerikan të Paqësorit, kanë qenë gjithashtu të zëshëm mbi dështimin e sistemeve tona aktuale.

Sipas ?The Guardian?, admirali tanimë në pension Filip Dejvidson, që ka qenë komandanti i 25-të i Komandës Indo-Paqësorit të Shteteve të Bashkuara, deklaroi në mars se një luftë serioze mbi Tajvanin, mund të ndodhë brenda 6 viteve të ardhshme.

?Unë kam frikë se Kina po i përshpejton ambiciet e saj për të zëvendësuar Shtetet e Bashkuara dhe rolin tonë udhëheqës në rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla… deri në vitin 2050?- tha Dejvidson. Dhe Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, që po miratohet tani në Kongres, nuk e adreson si duhet shkallën e ndryshimit që na nevojitet për t?u siguruar që Amerika ta mposhtë ushtarakisht Kinën.

Ne kemi nevojë mbi një investigim të plotë, mbi ato që na duhen mbi fitoren ndaj Kinës, dhe për një angazhim për të ndërmarrë çdo reformë të nevojshme në mbrojtje, arsim, tregjet e kapitalit, zinxhirët e furnizimit, prodhimtarinë dhe fusha të tjera, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e Amerikës.

Gjithçka përveç një ri-mendimi të plotë të aftësive tona dhe sfidës ndaj përpjekjeve të Partisë Komuniste Kineze, për t?u bërë superfuqia dominuese në botë, mund të çojë në humbjen tonë në një kohë shumë më të shkurtër nga sa mund të mendojë dikush. Liritë tona dhe siguria jonë fizike janë në rrezik. Kjo çështje duhet të jenë në fokusin kryesor në zgjedhjet e viteve 2022 dhe 2024.

Shënim: Newt Gingrich, Ish-kryetari i Kongresit Amerikan nga radhët e Partisë Republikane.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga