Katër hapa për të penguar pushtimin e Ukrainës
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
(Pjesa e parë)
Në këtë botë ekzistojnë disa mistere historike, të mund të mos zbardhen kurrë, që nga data e lindjes së Jezusit, identiteti i vërtetë i Xhek Rrjepësit, dhe deri tek vendndodhja e varrit të Kleopatrës. Ndonjëherë, kjo ndodh për shkak se gjetjet arkeologjike kanë humbur, apo sepse është shkatërruar një sit arkeologjik.
Në raste të tjera, kjo ndodh sepse nuk ka gjasa të dalin prova të reja, apo të dhënat e mbijetuara deri në ditët e sotme, janë shumë të paqarta, sa për t?i çuar studiuesit në një shpjegim konsensual. Dhe mungesa e përgjigjeve, vetëm sa i bën më intriguese këto enigma.
Historia e mbretit Artur është treguar dhe ritreguar shumë herë gjatë 1000 viteve të fundit. Kamelot, kalorësit e tryezës së rrumbullakët, magjistari Merlin dhe shpata Eksalibur, janë të gjitha pjesë të famshme të historive mbi këtë mbret.
Por edhe nëse Mbreti Artur ka ekzistuar vërtet, realiteti ka të ngjarë të ishte më pak magjik nga sa rrëfehet. Rrëfimet më të hershme të mbijetuara, datojnë që në shekullin IX, dhe flasin për një udhëheqës (që ndoshta nuk ishte mbret), i cili zhvilloi disa beteja kundër saksonëve; edhe pse saktësia e këtyre kronikave është e diskutueshme.
Sot në Britani ka disa vende që lidhen me mitet mbi mbretin Artur, si Tintagel, një vend bregdetar, që supozohet se ishte shtëpia e mbretit legjendar. Por gërmimet arkeologjike nuk kanë konfirmuar nëse Arturi ka jetuar ndonjëherë atje, apo nëse ka ekzistuar vërtet.
Në vitin 1888, Xhek Rrjepësi vrau të paktën 5 gra në Londër, duke i gjymtuar trupat e tyre. Një numër letrash, që supozohet se ishin shkruar nga ai, iu dërguan policisë duke u tallur me përpjekjet e autoriteteve për ta zbuluar vrasësin.
Në fakt Xhek Rrjepësi nuk është gjetur asnjëherë, dhe dhjetëra njerëz janë pretenduar si kandidatë të mundshëm. Në librin e tij të vitit 2012 ?Xhek Rrjepësi:Dora e një gruaje?, Xhon Morris sugjeron se autori i atyre vrasjeve ishte një grua e quajtur Lizi Uilliams. Por ekspertë të tjerë të kësaj çështjeve hodhën dyshime mbi këtë tezë.
Udhëheqësi i sindikatës më të madhe në SHBA, i njohur për bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar u zhduk në qarkun Oklend në shtetin e Miçiganit më 30 korrik 1975, dhe supozohet të ketë vdekur. Por mbetet ende një mister identiteti i vrasësve dhe vendndodhja e trupit të tij.
Policia dhe ekspertët mjeko-ligjorë kontrolluan disa vendesh në Detroit dhe Oklend, por pa asnjë rezultat. Një nga hipotezat më popullore ishte se trupi i Hofas u varros nën stadiumin e ekipit të bejsbollit, Giants, në Nju Xhersi. Por kjo teori është hedhur poshtë.
Më 25-26 tetor të këtij viti agjentët e FBI-së vizituan një ish-magazinë në Nju Xhersi për të kryer kërkime në terren. Operacioni u nxit nga rrëfimi në shtratin e vdekjes i një punonjësi të stadiumi,t që pretendonte se njerëzit kishin akuzuar atë dhe babain e tij për varrosjen e trupit të Hofës brenda një fuçie prej çeliku nën një banjo në vitin 1975.
Por agjentët nuk e gjetën fuçinë e çelikut. Ndërkohë i paqartë mbetet edhe identiteti i vrasësit të tij. Para vdekjes së tij në vitin 2006, Riçard Kuklinski, një vrasës i njohur me pagesë, pretendoi se e kishte vrarë Hofan, dhe e kishte hedhur trupin e tij në një vendgrumbullimi për hekurishtet.
Gazetari Filip Karlo e vizitoi Kuklinskin në burg para se ky të vdiste, dhe shkroi një libër mbi rrëfimet e killerit. Pas botimit të librit, një numër oficerësh policie hodhën dyshime mbi rrëfimin e tij. Me kalimin e viteve, duket gjithnjë e më e pamundur që të gjenden ndonjëherë eshtrat e Hofas.
Shkrimtarët antikë pretendojnë se Kleopatra VII dhe i dashuri i saj, Mark Antoni, u varrosën së bashku në një varr pas vdekjes së tyre në vitin 30 Para Krishtit. Historiani grek Plutarku (45-120 Pas Krishtit) shkroi se varri ndodhej pranë një tempulli të Isis, një perëndeshë egjiptiane.
Ai ishte një monument ?i lartë dhe i bukur?, që përmbante shumë thesare prej ari, argjendi, smeraldi, perla dhe fildishi. Por vendndodhja e varrit mbetet ende një mister. Në vitin 2010, Zahi Hauas, ish-ministri i Antikiteteve në Egjipt, kreu gërmime në një vend afër Aleksandrisë që tani quhet Taposiris Magna, i cili përmban një numër varresh që datojnë nga koha kur Kleopatra VII sundonte Egjiptin.
Ndërsa u bënë shumë zbulime interesante arkeologjike, varri i Kleopatrës VII nuk ishte në mesin e tyre të raportuar nga Hauas. Arkeologët kanë vënë re se edhe nëse varri i Kleopatrës do të ketë mbijetuar deri në ditët tona, ai mund të jetë i plaçkitur shumë herë, dhe për pasojë i paidentifikueshëm.
Ky është ndoshta misteri më i madh në historinë amerikane, që mund të mos zbardhet ndonjëherë. Më 22 nëntor 1963, presidenti Xhon Kenedi u qëllua për vdekje në Dallas nga Li Harvi Osvald (edhe pse disa spekulojnë se ky i fundit nuk ishte i vetmi që qëlloi).
Më 24 nëntor 1963, pak përpara se Osvald të dilte në gjyq, u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi nate në Dallas, Xhek Rubi. Vetë Rubi vdiq nga kanceri në mushkëri më 3 janarin e vitit 1967. Shpjegimi i pranuar gjerësisht, është se Osvald e vrau vetë Kenedin, dhe Rubi e vrau Osvald me vullnetin e tij.
Por ka ende jo pak historianë profesionistë, së bashku me shumë të tjerë amatorë, të cilët nuk pajtohen me këtë shpjegim, dhe që nga vdekja e Kenedit, kanë paraqitur shpjegime të shumta alternative.
Në vitin 47 Para Krishtit, Kleopatra VII lindi një djalë të quajtur Çezarion, për të cilin ajo pretendonte se ishte djali i Jul Çezarit . Kleopatra e shpalli Çezarionin si bashkësundimtar të Egjiptit në vitin 44 Para Krishtit. Dhe shumë vepra arti të saj kohe, përshkruajnë si bashkësundimtarë nënën dhe djalin.
Por nëse fëmija ishte vërtet djali i Çezarit, kjo është e pasigurt. Çezari nuk e pranoi kurrë si fëmijën e tij. Madje një nga miqtë e Çezarit, Gaius Opius, shkroi një pamflet duke mohuar që Çezarioni ishte djali i Çezarit.
Kleopatra VII vrau veten, pasi ajo dhe Mark Antoni u mundën nga Oktaviani në vitin 30 Para Krishtit, dhe Çezarioni u vra pak më vonë. Duke mos mbijetuar asnjë mbetje e Jul Çezarit apo Çezarionit, nuk ka të gjasa që studiuesit të jenë në gjendje të përcaktojnë, me siguri, nëse Çezari ishte vërtet apo jo babai i Çezarionit.
Për më shumë se 2 shekuj, kanë qarkulluar rrëfime sipas të cilave ishulli Oak, i vendosur në rajonin e Skocisë së Re, Kanada, mbante të fshehur një thesar me shumë vlerë, që supozohet se ishte lënë aty nga pirati i famshëm Uilliam Kid (1645-1701).
Gjatë asaj kohe, shumë ekspedita, disa prej të cilave kanë kushtuar miliona dollarë, janë organizuar në ishull në kërkim të thesarit të humbur, por pas sukses. Pavarësisht kërkimeve shekullore në këtë ishull nuk është gjetur asnjë thesar. Gjithsesi, kjo gjë nuk i pengon njerëzit që të përpiqen ende që ta gjejnë atë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.livescience.com/11361-history-overlooked-mysteries.html
Nga Dov S.Zakheim “The Hill”Grumbullimi i forcave ruse pranë...
Të gjithë mashtrojnë pak a shumë në paraqitjen e jetës së ty...
Gati të gjithë mund të kenë dëgjuar në ndonjë rast dikë që e...
Albert AjnshtajnAlbert Ajnshtajn mbetet një nga shkencëtarët...
Nga Jozef Kunic “Eurasia Riview”Lëvizja drejt bashkimit të E...
Nga Borzou Daragahi “The Indipendent” Kur operativët ame...
Deklaratat e bëra nga drejtuesit e kulteve shpesh duken kaq...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
Aktorja njëzet e dy vjeçare braziliane Daniella Perez ishte ...
Nga Jolanta Burke “Medicalxpress”Industria e ndihmës ndaj ve...
Nga Alexey Kovalev “The New York Times”Një virus vdekjeprurë...
(Pjesa e dytë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj n...
(Pjesa e parë)Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e v...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të jetë mikpritësi i një ...
Nga Tom Chivers “Unherd”A mund të jeni të ndërvarur nga vide...
Ndodh shpeshherë që një dukuri natyrore e pabesueshëm, një r...
Nga Anders Fogh Rasmusen “Financial Times”Testi i fundit i r...
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...