
Kur do të rikthehet jeta në normalitet pas pandemisë?
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Nga Anders Fogh Rasmusen ?Financial Times?
Testi i fundit i raketave ruse anti-satelitore është shembulli më i fundit i tregimit të forcës nga Vladimir Putin, duke nisur që nga grumbullimi i trupave ruse në kufirin ukrainas, deri tek përdorimi i emigracionit si një armë politike.
Por ky test duhet të shërbejë edhe si një këmbanë alarmi për njerëzimin, pasi ne rrezikojmë që ta kthejmë në një kosh plehrash orbitën e Tokës. Në rast se nuk ndryshojmë kurs, mundësitë që na ofron hapësira për ta përmirësuar jetën tonë këtu në Tokë, mund të shuhen për breza të tërë.
Kur Moska shkatërroi qëllimisht një satelit rus muajin e kaluar, u raportua se shpërthimi krijoi një fushë mbetjesh prej të paktën 1.500 copëzash të mëdha, dhe potencialisht shumë mijëra të tjera më të vogla e të pagjurmueshme, por gjithsesi vdekjeprurëse.
Udhëtimi me një shpejtësi prej rreth 7 km në sekondë edhe i një copëze boje, mund t`i shkaktojë dëme të mëdha infrastrukturës tonë në hapësirë. Astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, u detyruan të merrnin masa paraprake mbrojtëse pas testit të rusëve.
Sipas francezëve, vetëm ky test e rriti me 5 për qind rrezikun e një Sindromi Kesler – pra efektit ku përplasjet që krijojnë mbeturina krijojnë një lloj?kaskade?derisa orbitat tona bëhen të paarritshme. Kjo gjë do të ndalonte të gjitha përfitimet ekonomike, mjedisore dhe shkencore që kemi nga hapësira.
Vetëm një incident i vetëm ka shkaktuar kaq shumë dëme dhe rrezik. Rregullat që rregullojnë përdorimin e hapësirës nga qeveritë dhe sektori privat, nuk janë më të përshtatshme për një epokë ku hapësira është gjithnjë e më e mbingarkuar dhe e kontestuar nga fuqitë rivale.
Ndërsa Traktati i Hapësirës së Jashtme i vitit 1967, e ndalon vendosjen e armëve në hapësirë, ai nuk i ndalon satelitët rusë që të përgjojnë satelitët e tjerë, të cilët transmetojnë të dhëna kritike për forcat e NATO-s në terren. Dhe as nuk i pengon kundërshtarët që të kryejnë operacione potencialisht armiqësore kundër satelitëve të vendeve të tjera.
Megjithatë, gjatë viteve të ardhshme ne synojmë që të mbushim hapësirën – veçanërisht Orbitën e Ulët të Tokës që ndodhet500 km-600 km lart – me dhjetëra apo edhe qindra mijëra satelitë, të njohur si mega-konstelacione. Këto premtojnë të ndërtojnë një lidhje më të madhe globale për përdorime ushtarake dhe civile.
Por ashtu siç krijohet hapësira ndaj këtyre mundësive të reja, edhe nxitimi i pamatur për të nisur mijëra objekte në orbitë rrezikon që ta mbyllë atë. Deri më tani, shumica e satelitëve
të komunikimit, kanë operuar në orbita shumë më të larta prej rreth 36.000 km, secili duke u rrotulluar në trajektoren e tij të caktuar, duke mos shkaktuar rreziqe të mëdha apo duke mos ndërhyrë në lëvizjen e satelitëve të tjerë.
Keqkuptimi kryesor është se hapësira është mjaftueshëm e madhe, për ta përballuar gjithë këtë aktivitet. E kundërta është e vërtetë:hapësira brenda orbitave tona është e kufizuar. Çdo satelit i lëshuar rrit rrezikun e përplasjeve.
Studimet tregojnë se mbeturinat e krijuara nga një përplasje e dy satelitëve mega-konstelacione, do të ishin të ngjashme me ato të prodhuara nga test i raketave ruse. Problemi me Sindromën Kesler, është se ne nuk do ta dimë këtë, derisa të jetë tepër vonë.
Entet rregullatore të hapësirës duhet të përditësojnë rregullat e tyre, të cilat datojnë që nga koha kur kompanitë satelitore, lëshonin vetëm një pjesë të vogël të satelitëve të tyre. Me një numër të shtuar satelitësh më të mëdhenj në orbitë, rreziqet rriten në mënyrë eksponenciale.
Por rregulloret aktuale nuk i janë përgjigjur këtij rreziku të rritur. Nuk është e habitshme që garantët e sigurisë në hapësirë, po e ngrenë gjithnjë e më shumë alarmin për këtë sjellje të paqëndrueshme. Por përpara se të vendosim rregulla të reja, ne duhet të kuptojmë se çfarë frekuence në aktivitetet satelitore,mund t`i mbajë të sigurta orbitat tona.
Kjo është pikërisht ajo që bëmë me hapësirën ajrore civile. Në një botë ideale,do të ishte OKB-ja ose Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit,ato që do të duhej t`i vendosin këto rregulla të reja. Por fatkeqësisht, pavarësisht qëllimeve të mira, konsensusi mbi rregullat është i pamundur.
Anëtarët e NATO-s dhe fuqitë hapësinore si SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe, ndajnë të njëjtat shqetësime për sjelljen armiqësore në hapësirë ??nga Rusia dhe Kina. Por ato janë gjithashtu konkurrente në fushën komerciale të hapësirës, dhe nuk do t?i mirëpresin domosdoshmërisht rregullat e reja.
Këtu duhet të ndërhyjë BE-ja. Evropa është i vetmi juridiksion madhor që nuk ka kryer një test anti-satelitor në hapësirë, ??dhe që ka ndikim mbi mënyrën se si qeveritë e saj kombëtare u japin akses në treg operatorëve satelitorë.
Nëse entet rregullatore evropiane dhe kombëtare, do të vendosnin kushte të qarta për të ulur rrezikun e përplasjeve, kjo mund të ndikojë në tregje të tjera kyçe si ai i SHBA-së. Komisioni Evropian duhet të marrë lidershipin në sigurimin e kritereve të gatshme për vendosjen e qeverive kombëtare.
Brukseli mori një qasje të ngjashme për shqetësimet e sigurisë kombëtare në lidhje me rrjetet 5G. Hapësira është kufiri i ri për sjelljen e paqëndrueshme të njerëzimit. Në rast se ne nuk arrijmë të hartojmë rregulla që parandalojnë që aktiviteti ynë orbital të bëhet vetë-shkatërrues dhe shkatërrues, shumë shpejt do të zbulojmë se kemi shpërdoruar një nga burimet më të mëdha të tokës.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.ft.com/content/01e1961b-ca40-41b9-b10d-e8107b641550
Nga Danny Dorling “The Conversation”Askush nuk mund ta dijë ...
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar gjatë operacio...
Policia ka zbardhur aksidentin e ndodhur mëngjesin e djesh...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...