“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemin e ri në vitin 1913, shumë amerikanë e shfrytëzuan atë mundësi për të pasur qasje në të gjitha llojet e mallrave dhe shërbimeve. Ajo risi ishte një lehtësim i mirëpritur për shumë njerëz.
Shërbimi i ri nënkuptonte që njerëzit kishin tashmë mundësi që të dërgonin çdo gjë me një peshë deri në 22.6 kg, ndryshe nga dikur kur kërkohej që një pako e pranueshme nga posta të peshonte jo më shumë se 1.8 kg. Në fakt, vendimi i postës për të filluar dërgimin e paketave dhe pakove të mëdha, ishte një vendim që u vlerësua shumë nga miliona amerikanë, dhe sidomos nga njerëzit që jetonin në komunitetet rurale.
Kështu, përmes postës nisën të dërgohen të gjitha llojet e mallrave, përfshirë qentë, vezët dhe arkivolet. Në atë kohë, nuk kishte udhëzime të qarta që të përcaktonin se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të dërgohej përmes postës.
Ndërsa rregullat deklaronin se mund të dërgoheshin me postë vetëm pako më pak se 22.6 kg, ato nuk përjashtonin mundësinë e postimit të qenieve njerëzore. Prandaj, njerëzit filluan që t?i dërgonin tek të afërmit foshnjat dhe fëmijët e tyre të vegjël.
Ata e bënë këtë gjë, pasi e konsideruan si një opsion më të lirë, në krahasim me koston e biletave të trenit. Punonjësit e postës i vunë një emër të veçantë kësaj praktike:?Baby mail?. Dërgimi i fëmijëve përmes postës përfshinte thjesht bartjen apo kalimin e tyre nëpër rrugë. Asgjë tjetër.
Sot mund të duket për të qeshur fakti sesi foshnjat dërgoheshin me postë. Por në atë kohë njerëzit e perceptuan si një mekanizëm praktik. Prindërit që e bënin këtë, ishin më së shumti të shqetësuar se sa e përshtatshme ishte në aspektin ekonomik. Për ta, dërgimi i një fëmije përmes postës tek të afërmit, ishte më lirë sesa blerja e një bilete treni.
Sipas arkivave të postës së SHBA-së, fëmija i parë që u dërgua me postë ishte Xhejms Bigëll në vitin 1913. Ai ishte një foshnjë 8-muajshe që peshonte 4.9 kg, dhe u dërgua nga Ohajo në shtëpinë e gjyshes së tij në Batavia. Prindërit e tij paguan për postën 15 cent dhe 50 dollarë për sigurimin e jetës.
Transporti i suksesshëm i Xhejmsit të vogël në destinacion, i inkurajoi familjet e tjera që të bënin të njëjtën gjë. Gradualisht, u shfaqën histori të ngjashme, teksa shumë prindër ndoqën shembullin. Për shkak të ndihmës së punëtorëve në zonat rurale, prindërit arritën që t?i dërgonin fëmijët e tyre përmes postës.
Ata do t?i bashka-ngjitnin veshjes së fëmijës pullën postare, dhe fëmija do të dorëzohej personalisht tek marrësi i përcaktuar. Ky ishte rasti i Mej Pierstorf, fëmijës 5-vjeçar që u dërgua me postë nga Grangevi në Luiston për të takuar gjyshen e saj.
Në thelb, fëmijët shoqëroheshin në destinacionin e tyre, dhe nuk mbylleshin në kuti si dërgesat e zakonshme postare. Suksesi i këtij lloj shërbimi postar, i atribuohet faktit se shumë punonjës ishin njerëz të besuar tek të cilët mund të mbështeteshe.
Pra, vendimi i prindërve për t?i dërguar fëmijët e tyre me postë, ishte shenjë e besimit të madh që ata kishin tek punonjësit e postës lokale. Fatmirësisht, nuk pati asnjë rast të raportuar të humbjes së fëmijëve gjatë rrugëtimit për në destinacion, apo gjatë ?rikthimit tek dërguesi?.
Madje, disa punonjës të postës shkuan aq larg sa që jo vetëm dërgonin foshnjat në destinacion, por edhe kujdeseshin për të sëmurët në çdo shtëpi që vizitonin. Rrugëtimi më i gjatë i kryer në atë kohë përmes postierit, ishte ai i një vajze 6-vjeçare që udhëtoi në 721 ndalesa me tren për një kosto prej rreth 15 cent nga Florida në Virxhinia.
Sa i përket çështjes nëse praktika e dërgimit të foshnjave me postë ishte apo jo e ligjshme, në fillim askush nuk pa ndonjë gjë të keqe në adaptimin e kësaj praktike. Madje, në disa raste ?Baby mail? përdorej shumë herë nga e njëjta familje.
Fakti që nuk kishte një rregullore postare kundër këtij fenomeni e bënte të ligjshme atë praktikë. Por dërgimi i foshnjave me postë nuk ishte në asnjë rast qëllimi i sistemit të ri postar, dhe sapo autoritetet e kuptuan se njerëzit po e përdornin atë jashtë qëllimit të synuar, e ndaluan atë.
Në vitin 1920, Departamenti i Postës i dha fund zyrtarisht praktikës së dërgimit të fëmijëve me postë. Kjo ndodhi pasi u zbatuan rregulloret e reja postare që ndalonin dërgimin e qenieve njerëzore me postë.
Nëpërmjet ndihmësit të parë të drejtorit të postës, Gjeneralit Kun, u deklarua se fëmijët nuk do të transportoheshin më nëpërmjet shërbimit të postës. Kështu punonjësve të postës iu ndalua automatikisht dërgimi i njerëzve përmes postës. Me kalimin e kohës, nuk pati më asnjë rast të tillë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://historyofyesterday.com/there-was-a-time-when-babies-were-sent-through-the-mail-795d7709183b
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...