VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukës së shkaktuar nga regjimi sovjetik, që goditi Ukrainën gjatë viteve 1932-1933, duke shkaktuar miliona të vdekur.
Ajo ishte një tragjedi aq e madhe, sa që ukrainasit shpikën një fjalë të re për ta përshkruar: Holodomor ose ?shfarosja nga uria?.
Ajo masakër mbetet ende sot një nga arsyet e zemërimit të Kievit ndaj Moskës. Tragjedia filloi kur Stalini vendosi midis vjeshtës së vitit 1932 dhe pranverës së vitit 1933, kolektivizimin e detyrueshëm në bujqësi, duke i detyruar kulakët (fshatarët e pasur, apo pronarët e vegjël), që t’i bashkoheshin me dhunë kolkozeve sovjetikë.
Kolektivizimi i detyruar i tokës, shkaktoi një zi të madhe të bukës, që preku pjesë të ndryshme të Bashkimit Sovjetik, nga Kaukazi në Siberi, nga Kazakistani në zonën e lumit Vollga. Por ishin ukrainasit ata që i vuajtën më rëndë pasojat, pasi shfarosja e fshatarëve ishte e ndërthurur me persekutimin e inteligjencës dhe luftën kundër patriotizmit të një populli të tërë.
Për Bashkimin Sovjetik, Ukraina me toka shumë pjellore, dhe e etiketuar si ?hambari i Evropës?, ishte një vend për t’u shfrytëzuar. Ndaj Stalini vendosi që t?u ?thyejë kurrizin? kulakëve, kundërshtarëve të fortë të kolektivizimit.
Kështu në fundin e viteve 1920, si fermerët e tjerë në Bashkimin Sovjetik, edhe fshatarët ukrainas u detyruan që t?i bashkoheshin kolkozeve, fermat kolektive shtetërore, ndërsa tokat e tyre u konfiskuan.
?Vdekshmëria e madhe u shkaktua direkt nga fakti se autoritetet sovjetike, indiferente ndaj variacioneve natyrore në prodhim, mbajtën një përqindje shumë të lartë të dorëzimit të drithit në shtet (rreth 20 për qind)?- shkruan historiani francez Bernar Bruneto në librin e tij ?Shekulli i gjenocideve?.
Bruneto shkrua se në Ukrainë, 70 për qind e fermave ishin kolektivizuar, përkundrejt vetëm 59 për qind në Rusi. Shumë ukrainas i kundërshtuan kërkesat e autoriteteve, refuzuan të hiqnin dorë nga të korrat e tyre, e fshehën prodhimin dhe i vranë bagëtitë, në vend se t?ua dorëzonin kolkozeve.
Ky qëndrim i ukrainasve, u konsiderua nga Byroja Politike Sovjetike si një akt shumë i rëndë rebelimi. Dhe pavarësisht se ishin në dijeni të mungesës serioze të ushqimit për banorët e fshatit, agjentë vendas dhe aktivistët e Partisë Komuniste, u dërguan që të konfiskonin ushqimin nëpër shtëpi dhe ferma.
Për më tepër, ata i izoluan fshatarët që të mos largoheshin për në qytete. ?Nevoja për t?u ushqyer u konsiderua një krim kundër shtetit?- shpjegon Bruneto. Situata ishte e vështirë në të gjithë Bashkimin Sovjetik, popullsia ishte e rraskapitur dhe e uritur.
Por Stalini refuzoi çdo ndihmë nga jashtë, teksa i akuzoi fshatarët e uritur si fajtorë për situatën ku ndodheshin. Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai miratoi ligje shumë të ashpra, të cilat vetëm sa shtuan tensionin, terrorin dhe numrin e viktimave. Cilido që gjendej duke fshehur diçka për të ngrënë, qoftë edhe lëvoret e patates, do të pushkatohej.
Ishte një masakër e vërtetë:Rreth 5 milionë njerëz në të gjithë BRSS – të privuar qëllimisht nga mjetet e jetesës – vdiqën nga uria. Nga këta, rreth 4 milionë ishin ukrainas. ?Epidemitë u përhapën kudo, ndërsa pati edhe raste të kanibalizmit. Gati gjysma e viktimave ishin fëmijë?- vijon historiani.
Këto shifra u mbajtën të fshehura nga regjimi. Moska shtypi të gjitha format e mospajtimit, dhe nuk e njohu kurrë këtë krim të tmerrshëm. Duke manipuluar të dhënat demografike, ajo arriti të fshehë zhdukjen e papritur të miliona qenieve njerëzore.
Mbulimi i fajit ishte total, jo vetëm në momentin e ngjarjes së tmerrshme por edhe më pas. Pas vdekjes së Stalinit në vitin1953, pasardhësi i tij Nikita Hrushovi nisi procesin e ?de-stalinizimit?, duke denoncuar krimet e paraardhësit të tij, veçanërisht spastrimet brenda partisë, të cilat ndodhën kryesisht midis viteve 1936-1938.
Por ai nuk e përmendi kurrë tragjedinë ukrainase, e cila ishte shfarosja më e madhe në historinë evropiane të shekullit XX-të pas Holokaustit të hebrenjve. Gjithsesi edhe në ato vite u ngrit një zë, ai i shkrimtarit rus me origjinë ukrainase Vasili Grosman.
Në romanin e saj të famshëm ?Gjithçka rrjedh?, të shkruar midis viteve 1955-1963, një nga personazhet, Ana Sergevna, rrëfen vitet e tmerrshme të kolektivizimit, urisë dhe shfarosjes së kulakëve në Ukrainë. Siç mund të imagjinohet, libri u botua pas shumë vështirësish.
Në vitet 1960 agjentët e KGB-ja ia sekuestruan dorëshkrimin, por autori e rishkroi librin nga e para. Kopja, e gjetur pas vdekjes së tij në vitin 1964, u botua më pas në vitin 1970 në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore. Ndërkohë në Rusi, romani u botua vetëm në vitin 1989, në kohën e Gorbaçovit dhe reformave të tij të Glasnost ?politikës së transparencës?. Disa vite më parë, në vitin 1986 në Angli dhe në Shtetet e Bashkuara, ishte botuar libri ?Të korrat e dëshpërimit? nga historiani anglez Robert Konkest, ku u dokumentua dhe përshkrua për herë të parë në detaje Holodomori.
Konkest shkruan se zija e bukës nuk u shkaktua nga kolektivizimi i tokës, por nga konfiskimi i ushqimeve, dhe nga bllokimet e rrugëve që penguan lëvizjen e popullsisë. Për historianin anglez, shfarosja e miliona kulakëve, ishte një akt i qëllimshëm gjenocidi.
Por e vërteta mbi atë që ndodhi në ato vite, filloi të përhapet në një shkallë të gjerë vetëm pas shpalljes së pavarësisë së Ukrainës në vitin 1991, dhe hapjes së arkivave sovjetike. Në vitin 2003, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë, sipas së cilës Holodomor ishte ?rezultat i politikave dhe veprimeve mizore që shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve?.
Pesë vjet më vonë, në vitin 2008, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë, në të cilën shfarosja e Ukrainës klasifikohet si krim kundër njerëzimit. Megjithatë, ai nuk u njoh kurrë
si gjenocid, për të mos e zemëruar Rusinë. Historiani italian Etore Çinela, autor i librit ?Ukraina:Gjenocidi i harruar 1932-1933?, thotë se përmes Holomodorit, Stalini synoi të shkatërronte karakterin kombëtar të popullit ukrainas përmes persekutimit antifetar, përdhosjes dhe shkatërrimit të kishave.
Si bota fshatare ukrainase ashtu edhe inteligjenca e vendit u goditën, në përpjekje për të fshirë kujtesën e tyre historike, duke filluar nga mësuesit e shkollës dhe Kisha, e cila ishte atëherë e pavarur nga Moska.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.focus.it/cultura/storia/Holodomor-genocidio-carestia-ucraina
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
(Pjesa e dytë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
(Pjesa e parë)Tradhtia është një nga llojet më të këqija të ...
Nga Benjamin Plackett “Discover Magazine”Dielli gjatë muajit...
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...