LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është “Apokalipsi i klimës” një mashtrim global?

16 Nëntor 2021, 09:28, Blog CNA
A është “Apokalipsi i klimës” një mashtrim

Nga Lucio Leante ?Opinione.it?

A jemi vërtet – siç thonë shumë njerëz – në pragun e një katastrofe klimatike? Ish-presidenti i SHBA-së, Barak Obama, i pranishëm në punimet e samiti të klimës COP26 në Gllasgou mendon se po:?Koha po ikën? kjo është një dekadë vendimtare për të shmangur katastrofën?.

Asnjë befasi edhe nga deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, më 26 tetor:?Gjendemi në pragun e katastrofës klimatike!?. Dhe këtu mund të përmendim shumë figura të tjera globale, për harruar as besimtarët dhe ndjekësit e shumtë të asaj para-feje të shpëtimit nga Apokalipsi, që gjeti një profete tek adoleshentja Greta Tunberg.

Parashikimi i një Apokalipsit të afërt, i cili mund të shmanget vetëm nëse bota eliminon emetimet në atmosferë të dioksidit të karbonit CO2 ?deri nga mesi ose rreth mesit të këtij shekulli?, ndahet nga thuajse të gjithë ?të mëdhenjtë? dhe ?të vegjlit? e botës.

Tashmë është një e vërtetë praktikisht zyrtare, e cila përsëritet nga masmediat e mëdha dhe të vogla, me raporte, artikuj, filma dhe dokumentarë të panumërt. Skenari që ata ilustrojnë përsëritet çdo ditë:valët e të nxehtit ekstrem, shpyllëzimi dhe shkretëtirëzimi, përmbytjet për shkak të shkrirjes së akullit polar, shirat e rrëmbyeshëm nga Siberia në Kanada, nga SHBA-na një Evropën Veriore dhe Mesdhe.

Për të mos harruar miliarda refugjatët e klimës, apo zhdukjen e ariut polar. Megjithatë, disa shkencëtarë e kundërshtojnë këtë pretendim, edhe nëse injorohen nga mediat kryesore. Disa prej tyre janë edhe në Itali si Antonino Zikiki dhe Franko Prodi, të cilët, edhe në intervistat e kohëve të fundit dolën kundër shumicës, dhe kundërshtuan vlerën shkencore të këtyre parashikimeve, duke mbështetur besimin e tyre të palëkundur tek origjina kryesisht antropogjene e ngrohjes aktuale globale.

Midis shkencëtarëve skeptikë është edhe Stiven Kunin, një fizikant i specializuar mbi klimën, që ka mbajtur postin e Nënsekretarit të Shkencës dhe Energjisë në qeveritë e Barak Obamës. Kunin mohon pretendimet e ish-presidentit të tij Obama në librin e tij të fundit ?Unsettled? (2021), që po bën bujë në të gjithë botën.

Bazuar në të dhënat që zotëron, ai pretendon se nuk ka dhe s?do të ketë një Apokalips të shkaktuar nga ndryshimet klimatike. ?Që planeti po ngrohet ky është një fakt?- thotë Kunin. Sipas tij ka shumë të ngjarë që një pjesë e vogël e ngrohjes globale, të jetë shkaktuar për shkak të emetimeve të CO2 nga lëndët djegëse fosile.

Por Kunin thotë se përfundimet e nxjerra prej saj janë të gabuara, dhe se në fakt nuk pritet të përballemi me asnjë katastrofë. Dhe është e gabuar të besohet, që ne mund të rregullojmë sipas dëshirës ??sasitë e gazeve që emetojmë në atmosferë, dhe të besojmë se kjo masë në vetvete, ka një efekt direkt mbi temperaturat e planetit tonë.

Për këto besime të rreme që janë përhapur, Kunin bën më shumë fajtor sistemin mediatik sesa IPCC (Panelin Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike të OKB- së). Media i dramatizon enkas ngjarjet klimatike për të tërhequr audiencë.

Dhe duket se narrativa e ndryshimeve të klimës po shitet shumë. Për shembull, skenarisipas së cilit përmbytjet, thatësira, shtërngatat e forta të shiut, stuhitë, ciklonet tropikale do të intensifikohen në një lidhje të drejtpërdrejtë me ndryshimet klimatike, përcaktohet në raportin e IPCC si e ?një besueshmërie të ulët?.

E megjithatë, ai përsëritet në mënyrë obsesive në media. Katastrofizmi ngjall tek publiku dy reagime:së pari që ndryshimet klimatike janë shkaktuar nga njeriu, dhe se ?diçka radikale dhe urgjente? duhet bërë menjëherë. Mjerisht, përgjigja e qeverive përfundon duke u bërë ritualistike dhe frustruese:?Është faji i CO2, le të reduktojmë emetimet!?.

Kunin beson se shkencës i atribuohen shumë keqkuptime, klishe, pasaktësi, të cilat e shtrembërojnë debatin publik për klimën. Thjeshtëzimi sakrifikon saktësinë, por e shton shumë audiencën. Të njëjtat modele dhe skenarë që ndërton dhe projekton IPCC deri në vitin 2050 e më tej janë sipas Kunin vetëm hipoteza.

Ato nuk ofrojnë asnjë siguri, dhe mbi të gjitha nuk kanë asnjë vlerë përshkruese. ?Të gjitha modelet janë të gabuara, por disa bëhen të dobishme?- thotë ai. Duhet pasur parasysh se kur flet për një hipotezë të IPÇ, dikush shkruan:?Këtë e thotë shkenca!?.

Klima mbetet në çdo rast kaotike, dhe ajo zhvillohet pothuajse gjithmonë në një mënyrë shumë të ndryshme nga modeli. Kunin thotë se është sigurisht e vërtetë që prania e CO2 në atmosferë është rritur shumë gjatë 2 shekujve të fundit. Ajo ka qenë rreth 280 ppm (pjesë për milion) për shekuj me radhë.

Më pas, në fillim të shekullit XIX që përkon edhe me industrializimin, nisi që të rritet, dhe sot është në 410 ppm, gati dyfishi, ose më saktë 130 ppm më shumë. Kjo sasi që i atribuohet përdorimit të lëndëve djegëse fosile, besohet të jetë e tepërt, dhe ngrohja aktuale globale i atribuohet vetëm asaj.

Por këtu kemi një gabim serioz, pasi kjo sasi shtesë – vëren Kunin – nënkupton vetëm 2.8 molekula CO2 më shumë për 10.000 gaze të tjera serrë. Ky shtim bën që nxehtësia, e kapur dhe e mbajtur nga gazrat serrë, të shkojë nga 81.1 në vetëm 81.7 për qind.

Si përfundim, është praktikisht e pamundur që vetëm ai ndryshim i vogël të shpjegojë të gjithë rritjen e temperaturave (+1.5 gradë Celsius) gjatë 250 viteve të fundit. Për më tepër, CO2 është një gaz shumë i qëndrueshëm.

60 për qind e gazit të emetuar mbetet në atmosferë për 20 vjet, 55 për qind e tij mbetet për një shekull, dhe 15 për qind madje edhe 1 mijë vjet. Pra CO2 që është tashmë në atmosferë, është e destinuar të mbetet atje. Politikat kundër emetimeve nuk e prekin atë, por kanë të bëjnë vetëm me emetimet e reja.

Është e vërtetë, vëren Kunin, që nëse do të vazhdonim të emetonim si zakonisht, në vitin 2070 dioksidi i karbonit në ajër do të dyfishohej sërish (në 820 ppm). Por edhe në këtë hipotezë, nxehtësia e kapur dhe e mbajtur nga gazrat serrë, do të shkonte vetëm nga 81.7 në 82.1 për qind.

Nëse nga ana tjetër, do të vinim në zbatim shkurtimet e parashikuara nga marrëveshjet e gjelbra, do të stabilizonim përqindjen aktuale të nxehtësisë së evidentuar. Në fakt, asgjë nuk garanton që zerimi i emetimeve deri në vitin 2050 (duke supozuar se këtë do ta bëjnë që të gjithë), dhe stabilizimi i sasisë aktuale të CO2, do të jetë i mjaftueshëm për ta mbajtur rritjen e temperaturës brenda 2 gradë Celsius.

Ky është thjesht një bast me rrezikshmëri por dhe me kosto shumë të lartë. Të dhënat dhe argumentet e ofruara nga Kuin thonë se në çdo rast, Apokalipsi është i përjashtuar si mundësi, pavarësisht se ai merret si i mirëqenë nga të mëdhenjtë dhe të vegjlit e botës.

Atëherë pse Apokalipsi i klimës, trajtohet si një e vërtetë thuajse e padiskutueshme?

E vërteta është se çdo hipotezë, sado e çmendur dhe e pabazuar në fakte, kur është e aftë të ngjallë terror apo shpresë, bëhet shpejt shumë popullore dhe ?e vërteta e kohës?. Sidomos nëse ngjall njëherazi terror dhe shpresë. Dhe prandaj është shumë e vështirë që ta kundërshtosh atë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://opinione.it/editoriali/2021/11/09/lucio-leante_cop-26-apocalisse-climatica-bufala-koonin

Lajmet e fundit nga