Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Daniel Trilling ?The Guardian?
Është diçka shumë e keqe kur shtetet i thyejnë rregullat e tyre dhe i keqtrajtojnë njerëzit. Por ne duhet të shqetësohemi kur ata fillojnë që t?i ndryshojnë ato. Tre histori të kohëve të fundit, nga 3 zona të ndryshme të Evropës, sugjerojnë se qeveritë po kalojnë në një prag të ri të dhunës sa i përket mënyrës se si i kontrollojnë kufijtë e tyre.
Këto zhvillime janë të dëmshme në vetvete, por ato vendosin gjithashtu një precedent shqetësues në lidhje me mënyrën sesi vendet në pjesët e pasura të botës mund të përballen me zhvendosjet e ardhshme të njerëzve, jo vetëm nga lufta dhe persekutimi, por edhe nga kriza klimatike.
Në Britaninë e Madhe, Ministria e Brendshme është përpjekur në heshtje që ta ndryshojë ligjin e saj drakonian të kombësisë dhe kufijve, aktualisht në fazën e komisioneve parlamentare, duke miratuar një dispozitë që i jep stafit të Forcave Kufitare imunitet nga ndjekja penale edhe nëse nuk arrijnë që të shpëtojnë jetën e emigrantëve në det.
Ministrja Priti Patel, pretendon se kjo është një masë në thelb dashamirëse:nëse gomonet me refugjatë në Kanal përmbysen, kjo tragjedi do t?i ndalojë njerëzit e tjerë që të tentojnë udhëtimin e rrezikshëm. Në fakt, kjo qasje minon një parim kyç të së drejtës ndërkombëtare detare, që e bën të detyrueshëm shpëtimin e njerëzve në gjendje kritike për jetën.
Në Poloni, qeveria sapo ka miratuar një ligj të emergjencës, që i lejon autoritetet të kthejnë mbrapsht refugjatët që hyjnë ?ilegalisht? në këtë vend. Ky është zhvillimi i fundit në një krizë të fortë diplomatike të Polonisë me Bjellorusinë, e cila ka inkurajuar me cinizëm refugjatë nga Iraku, Irani dhe pjesë të Afrikës që të kalojnë në BE, si një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Brukseli që në fillim të këtij viti.
Reagimi i ashpër i Polonisë ka lënë shumë njerëz të bllokuar në tokën e askujt midis dy vendeve. Me fillimin e dimrit organizatat humanitare paralajmërojnë për një krizë humanitare të afërt. Të paktën 8 persona kanë vdekur ditët e fundit, kryesisht nga hipotermia.
Në Evropën Juglindore, një ekip ndërkombëtar gazetarësh investigativë kanë zbuluar se Kroacia dhe Greqia po përdorin një ?ushtri hije?, pra njësi që mbajnë veshur rroba civile por që janë të lidhura me forcat e rregullta të sigurisë të atyre vendeve, për t?i detyruar emigrantët të rikthehen mbrapsht.
Në Kroaci, këto njësi janë filmuar duke rrahur njerëz me shkopinj në kufi me Bosnjën.
Në Greqi, ato akuzohen për përgjimin e varkave që udhëtojnë nëpër Detin Egje dhe për tërheqjen e gomones me refugjatë deri në ujërat turke. (Kroacia ka premtuar të hetojë raportet mbi këto abuzime, ndërsa Greqia e mohon këtë praktikë).
Po aq tronditës sa vetë pretendimet është fakti se zbulimet janë pritur kryesisht me një lloj indiferentizmi nga zyrtarët e BE-së, financimi i të cilëve ndihmon mbrojtjen kufitare në të dyja këto vende anëtare të unionit. 12 shtete anëtare po kërkojnë madje që BE-ja të rishikojë rregullat e saj në mënyrë që të mund të financojë ?masa të mëtejshme parandaluese?, duke përfshirë muret dhe gardhet, në kufijtë e saj të jashtëm.
Të gjitha këto histori të marra së bashku tregojnë se largimi me forcë i emigrantëve nga territori i një vendi, edhe nëse i vendos këta të fundit në rrezik apo e shkel të drejtën e tyre për azil, po bëhet një praktikë e rrënjosur. Dikur diçka që ndodhte kryesisht në hije, po bëhet një praktikë gjithnjë e më hapur, me disa qeveri që përpiqen të gjejnë mënyrat për ta bërë të ligjshme këtë praktikë.
Propozimi i Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar ashpër nga agjencia e OKB-së për refugjatët UNHCR, përfaqësuesi i së cilës tha se ai do të rrezikonte ?në mënyrë të pashmangshme ?jetët e emigrantëve?.
Dhe ky nuk është vetëm një problem sot për sot: është një provë e qartë e qasjes mizore se si qeveritë tona ka të ngjarë të përballen me efektet e krizës klimatike në vitet në vijim. Parashikimet mbi shtimin e migrimit për shkak të ndryshimeve të klimës, janë shumë të paqarta dhe të prirura për hiperbola.
Por një raport i ri nga Banka Botërore,thotë se 216 milionë njerëz mund të zhvendosen brenda vendeve të tyre për shkak të mungesës së ujit, shkatërrimit të të korrave dhe rritjes së nivelit të detit deri në vitin 2050. Edhe më shumë të tjerë mund t`u shtohen atyre,nëse do të përballen me perspektiva të dobëta ekonomike apo konflikte dhe paqëndrueshmëri në vendet e tyre.
Mjerisht, shumë nga politikanët tanë janë të prirur që ta shohin zhvendosjen si një kërcënim ndaj civilizimit të tyre. Kjo ishte edhe logjika e komenteve të Boris Johnson përpara nisjes së samiti të klimës në Gllasgou, kur ai pretendoi në mënyrë të gabuar se ?emigrimi i pakontrolluar?, ishte përgjegjës për rënien e Perandorisë Romake, dhe se një fat i ngjashëm e pret sot botën.
Sipas kësaj narrative, një fatkeqësi mjedisore që na prek të gjithëve, shndërrohet në një çështje se si të pasurit dhe të fuqishmit mund të ruajnë privilegjet e tyre. Pjesët më të pasura të botës, kanë nisur tashmë që t?i militarizojnë kufijtë e tyre, një proces që është përshpejtuar në përgjigje të lëvizjeve të refugjatëve gjatë dekadës së fundit.
Në këtë fushatë, ato po mbështeten nga një industri në rritje e sigurisë kufitare. Një raport i fundit nga Instituti Transnacional, paralajmëron mbi atë që ai e quan ?kompleksi kufitar-industrial?, një industri shumë miliarda dollarëshe në rritje, që varion nga infrastruktura e sigurisë deri te biometria dhe Inteligjenca Artificiale.
Vetëm tregu global i mureve me tela me gjemba dhe i mbikëqyrjes, parashikohet të ketë një kosto 65-68 miliardë dollarë deri në vitin 2025. Por kjo është një lloj sigurie false. Kontrolli kufitar kufizues dhe i dhunshëm, vetëm sa i bën më autoritare shoqëritë që i përdorin ato. Por nga ana tjetër ai nuk ndalon tërësisht lëvizjen e njerëzve.
Kjo qasje vetëm sa i detyron njerëzit të bëjnë udhëtime më të rrezikshme, duke i bërë ata akoma më shpesh objekt të reagimeve ksenofobike. Vendet ose rajonet që shihen si të dëshpëruara për t?i mbajtur jashtë emigrantët, shndërrohen në objektiva për fqinjët e paskrupullt që duan ta përdorin këtë çështje për të ushtruar presion politik.
Dhe rezultati përfundimtar, siç po vazhdojmë ta shohim në kufijtë e Evropës, është një shpërfillje e pashpirt ndaj jetës së njeriut. Në vend të kësaj ajo që kërkohet,përtej veprimeve për të reduktuar emetimet në atmosferë, është një plan për t?i ndihmuar njerëzit të përshtaten me rrethanat në ndryshim të mënyrës së jetesës, reduktim të pabarazisë globale, së bashku me politikat e migracionit që njohin realitetin e situatës së këtyre njerëzve.
Vitin e kaluar, komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut, vendosi që qeveritë nuk duhet t?i kthejnë mbrapsht njerëzit që vijnë nga vendet ku siguria e tyre do të kërcënohej direkt nga emergjenca e klimës. E megjithatë aktualisht nuk ka një kornizë të duhur ligjore për mbrojtjen e njerëzve të zhvendosur për arsye mjedisore.
Një studim i ri në SHBA i porositur nga administrata Bajden, rekomandon ligje të reja për të mbrojtur emigrantët e klimës, por ai është i kursyer në detaje. Vitet e ardhshme ka të ngjarë të shënojnë një pikë kthese sa i përket mënyrës se si qeveritë tona do të reagojnë ndaj zhvendosjes së njerëzve.
Ose ata duhet të punojnë bashkë për të ndërtuar një sistem që mbron jetën dhe dinjitetin e njerëzve, dhe që mund t?i përshtatet realitetit në ndryshim të shekullit XXI-të, ose kufijtë e tyre do të vazhdojnë të forcohen, me një kosto njerëzore shumë të madhe. Në rast se duam të shmangim këtë të fundit, atëherë tani është koha e duhur për të sfiduar logjikën e dhunshme të dëbimit, përpara se ajo të shkruhet në ligjet tona./ Përshtatur nga CNA.al
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
Nga Luke Kemp “BBC”Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Jap...
Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin bos...
Nga Michael Rubin“19 FortyFive”Në fjalimin e tij të parë mad...
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...