“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Nga Iva Vukushic ?The Conversation?
Çerekshekulli që prej përfundimit të luftës në Bosnje, ky vend sot ndodhet sërish në një pozitë të rrezikshme. Njerëzit që jetojnë atje janë shumë të shqetësuar. Tek e fundit kanë shumë të drejtë, pasi në konfliktin që përfshiu vendin midis viteve 1992-1995, më shumë se 100.000 njerëz u vranë ose u zhdukën.
Midis tyre ishin rreth 8.000 burra dhe djem të vrarë në gjenocid pas rënies së Srebrenicës në korrikun e vitit 1995. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit dhe përfundimi i luftës, është bërë shumë për të zgjidhur problemet e krijuara nga trashëgimia e dhunës së përhapur.
Shumë prej njerëzve të zhdukurve nuk janë gjetur. Disa nga ata që janë përgjegjës për vrasjen, përdhunimin dhe rrahjen e mijëra njerëzve, janë ndjekur penalisht dhe burgosur. Megjithatë, duket se ajo që është arritur nuk është e mjaftueshme. Dhe tani po shtohet frika se dhuna mund të shpërthejë sërish.
Që nga fundi i vitit 1995, Bosnja ka ngecur e mbërthyer në një strukturë kushtetuese jofunksionale. Marrëveshja e paqes krijoi dy entitete:Republika Srpska dhe Federata e Bosnjë-Hercegovinës. Së bashku me qarkun e vogël por që ka një vendndodhje strategjike, Br?ko, përbëjnë shtetin federativ.
Federata drejtohet bashkarisht nga përfaqësuesit e boshnjakëve (më parë të referuar si myslimanë boshnjakë) dhe kroatët e Bosnjes. Ndërkaq, krijimi i një Republika Srpska të pavarur ishte projekti politik i parashikuar dhe mbështetur nga ish-udhëheqësit Radovan Karaxhiç dhe gjenerali Ratko Mlladiç së bashku me sponsorat e tyre në Serbi.
Këto të fundit përfshinin ish-presidentin serb Sllobodan Milosheviç, qësiguroi fondet dhe armët e nevojshme për të zhvilluar luftën. Karaxhic dhe Mlladiç u dënuan në Hagë me burgim të përjetshëm për krimete kryera në ndjekje të ambicieve të tyre territoriale dhe demografike.
Pikërisht gjatë fushatës së armatosur për krijimin e Republika Srpska, që sipas tyre do të ishte e lirë nga jo-serbët, u kryen shumica e krimeve më të tmerrshme. Sistemi i krijuar sipas Marrëveshjes së Dejtonit i dha fund luftës, por në të njëjtën kohë e ndau vendin. Ai krijoi stimuj që politikanët të ndiznin flakën e tensioneve etnike, dhe bëri të mundur që ata të kënaqeshin me korrupsionin e përhapur pa e humbur postin që mbajnë.
Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar – kryesisht SHBA dhe Bashkimi Evropian -e ka humbur gradualisht interesin për financimin e përpjekjeve shtet-ndërtuese në rajon. Shumë premtime u bënë menjëherë pas konfliktit. Por që nga ajo kohë, krizat në Siri, Ukrainë dhe së fundmi në Afganistan, kanë kërkuar si reagime po ashtu edhe burime.
Kjo ka sjellë zbehjen e premtimit për integrimin e Bosnje Hercegovinës në BE. Gjatë15 viteve të fundit, nuk ka pasur asnjë vizion, entuziazëm dhe shumë pak shpresë për një të ardhme më të mirë. Së fundmi, reagimi i dobët ndaj COVID-19, nxori një pah se Bosnja është bërë shumë jo-funksionale, dhe se kjo gjë ka pasoja vdekjeprurëse.
Në këtë kontekst të ndërlikuar, udhëheqësit serbë të Bosnjës dhe kryesisht politikani më dominues Milorad Dodik, kanë ngritur ndjeshëm tensionet, duke kërcënuar se do të krijojnë një Ushtri Serbe të Bosnjes, dhe se do të tërhiqen nga institucionet e përbashkëta shtetërore, si dhe kanë deklaruar se do të shpallin pavarësinë.
Planet e Dodik kërcënojnë që ta shkatërrojnë vetë sistemin që e mban Bosnjën të bashkuar dhe në paqe. Herën e fundit që nacionalistët u përpoqën të kishin një Republika Srpska të pavarur, pati gjakderdhje dhe persekutim masiv dhe sistematik të komuniteteve jo-serbe.
Ushtria Serbe e Bosnjës ishte forca që për 4 vite rresht granatoi dhe goditi me snajper civilët në Sarajevës. Oficerët e saj të sigurisë dhe inteligjencës, ishin kryesisht autorët e gjenocidit të Srebrenicës.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, si dhe në gjykata në vend, duhej që të siguronin drejtësi dhe parandalim. Boshnjakët që përballen me krizën aktuale nuk ndihen të sigurt. Ritmi i gjyqeve për të dënuar kriminelët e luftës është ngadalësuar shumë vitet e fundit, duke lënë ende të lirë vrasës dhe përdhunues.
Në fillimin e vitit 2022, do të mbushen 30 vjet që kur doli versioni origjinal i Republikës Srpska, si pasojë e një fushate brutale të spastrimit etnik dhe gjenocidit. Afrimi i atij përvjetori, krahas kontekstit më të gjerë gjeopolitik – me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në të shpërqendruara, dhe me një Rusi më agresive-po krijon një dimër të trazuar.
Rusia vjen e inkurajuar me përvojat me Ukrainën Lindore dhe Krimenë, ku ajo ka zgjeruar ndikimin dhe kontrollin nëpërmjet bashkëpunimit me aktorët vendas. Analistët e pranojnë se Moska mund të bëjë të njëjtën gjë duke mbështetur planet e serbëve të Bosnjës.
Këtij konteksti i shtohen edhe tensionet e fundit në rajon në zonat kufitare me Kosovën. Edhe në Maline Zi ka shqetësime për një komunitet të radikalizuar, që dëshiron të ketë lidhje më të ngushta me Serbinë. Njerëzit në Bosnje Hercegovinë e kujtojnë mirë fillimin e viteve 1990.
Shumë prej tyre u ndjenë të braktisur dhe jo pa arsye nga komuniteti ndërkombëtar, që mjaftohej me ndjekjen e lajmeve të mbrëmjes kur boshnjakët mblidheshin, futeshin nëpër kampe dhe ndërkohë që shtëpitë e tyre ishin grabitur ose djegur, ose qëlloheshin nga snajperët që ishin pozicionuar në kodrat përreth Sarajevës.
Kjo krizë, si një kulm i viteve të stanjacionit dhe degradimit, duhet të shërbejë si një thirrje për veprim, në mënyrë që gjendet një shteg i arsyeshëm për të ecur përpara pa dhunë, me siguri edhe për të garantuar prosperitet për të gjithë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike.
Që kjo të arrihet, duhet që vullneti dhe përkushtimi politik i liderve lokalë të jetë vendimtarë. Por edhe para kësaj, ajo për të cilën ka dëshpërimisht nevojë Bosnje-Hercegovina është vëmendja e politikanëve ndërkombëtarë, për të treguar se dikush ndodhet në një pozicion ku mund t?iu japë ndihmë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://theconversation.com/bosnia-and-herzegovina-world-leaders-risk-renewed-violence-if-the-country-breaks-apart-171068
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
Nga Luke Kemp “BBC”Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Jap...
Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin bos...
Nga Michael Rubin“19 FortyFive”Në fjalimin e tij të parë mad...
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macro...
Nga Smriti Mallapaty “Nature”Imagjinoni sikur të keni lindur...
Nga Larry Bell “News Max”Pekini i ka zgjeruar shumë burimet ...
Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Ruse, që ndodhej në gr...
Nga Karl Mathiesen & Zack Colman “Politico.eu”Është e sigurt...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në B...
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...