
Si është zakonisht një ditë normale pune e presidentit të SHBA-së?
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Nga Ismael ?idi?, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi ?Just Security?
Viti i ardhshëm do të shënojë 30 vjetorin, që kur Shtetet e Bashkuara e njohën Bosnje Hercegovinën si një shtet të pavarur dhe sovran. Ushtria e dominuar nga serbët e Jugosllavisë në shpërbërje e sipër, kishin nisur tashmë luftën kundër shpalljes së pavarësisë nga Kroacia, si dhe kishte nisur të sulmonte Bosnjën.
Konflikti u bë shndërrua një nga luftërat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të Jugosllavisë. Në fund, SHBA-ja ndihmoi në sigurimin e paqes në Bosnje nëpërmjet Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Të njëjtën gjë Amerika bëri edhe në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Rambujesë, e cila i dha fund konfliktit me serbët.
Me njohjen e mëvonshme të Malit të Zi dhe Kosovës, SHBA-ja e zgjeroi patronazhin e saj diplomatik në gati gjithë Ballkanin Perëndimor. Por ndërsa Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në favor të lidershipit të Bashkimit Evropian në rajon, dhe teksa BE-ja e ka ndalur tashmë zgjerimin e saj të mëtejshëm, forcat nacionaliste serbe që dikur nxitën konfliktet e dhunshme, janë duke u bërë sërish shumë aktive.
Ndaj është koha që Uashingtoni ta cilësojë si prioritare këtë çështje,dhe të ndërhyjë si për të ruajtur trashëgiminë e saj, ashtu edhe për të ndihmuar në përkrahjen e perspektivave të paqes së përhershme në Evropë. Përfaqësuesi i ri i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Kristian Shmid, sapo e ka paralajmëruar OKB-në për kërcënimin ?shumë real? të një konflikt të ri në këtë vend.
Por në rrezik është i gjithë rajoni, dhe shkaktari është sërish një ideologji nacionaliste serbe e ringjallur. Ndërhyrjet politike dhe ushtarake në kohën e duhur në të kaluarën e afërt të rajonit,e kanë vërtetuar rëndësinë e një qasjeje pro-aktive perëndimore.
Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 i dha fund gjenocidit në Bosnje, fushata më e keqe e mizorive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Fushata e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave jugosllave dhe serbe, i dha fund spastrimit etnik, dhe tentativës për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ndërsa ndërhyrjet e udhëhequra nga SHBA-ja në dekadën e fundit të shekullit XX-të sollën fundin e armiqësive, perspektivat e integrimit të rajonit në NATO dhe BE, u bënë realiste, dhe shtetet krijuan një axhendë ambicioze, për t?i transformuar vendet e tyre në demokraci liberale.
Ato shënuan një përparim të jashtëzakonshëm, veçanërisht në dekadën e parë të këtij shekulli. Por sot zgjerimi i BE-së ka ngecur në vend, duke e reduktuar ndikimin e Brukselit, dhe duke zbehur motivimin e liderëve në rajon për të zhvilluar dhe reformuar vendet e tyre. Madje kjo mund të çojë në një konflikt të ripëtërirë.
Mungesa e një angazhimi konkret dhe të përafërt në kohë për anëtarësimin përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, e ka inkurajuar Serbinë të ndërmarrë një agresion të ri në rajon, teksa e ka lehtësuar zgjerimin e ndikimin dashakeq ekonomik dhe ushtarak të Rusisë dhe Kinës .
Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, janë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të një regjimi revanshist në Serbi, që rrezikon gjithashtu angazhimet e SHBA-së për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.
Gati 3 dekada pas luftërave që shkatërruan rajonin, lidershipi i SHBA-së në rajon është më i nevojshëm tani se kurrë më parë. Ideologjia e djeshme nacionaliste e ?Serbisë së Madhe?, e cila i parapriu Luftës së Parë Botërore, dhe që mbështeti gjenocidin dhe spastrimin etnik të luftërave më të fundit në ish-Jugosllavi, është shndërruar në ?Srpski Svet? ose ?Bota Serbe?, siç artikulohet nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin në një fjalim të rë mbajtur në korrik në praninë e presidentit serb Aleksandar Vucic.
Sipas Vulin, detyra e gjeneratës aktuale politike është të krijojë një ?botë serbe?, që do të bashkonte të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë ata. Ndërkohë pak ditë më vonë, ai u përpoq të tërhiqej, duke thënë se ?Serbia do të bashkohet në mënyrë paqësore… kur këtë ta lejojnë kushtet?, duke e krahasuar me ribashkimin e Gjermanisë.
Por një nga synimet kryesore të kësaj fushate është ndarja e përhershme e Bosnjës përmes shkëputjes së entitetit Republika Srpska (RS) të dominuar nga serbët . Po kështu, ajo është një sulm direkt ndaj sovranitetit të Kosovës dhe Malit të Zi, ku secila ka një popullsi të konsiderueshme të serbëve etnikë.
Në rastin e Kosovës, kjo nënkupton refuzim të përhershëm të sovranitetit të Kosovës dhe/ose ambicien e Serbisë për ndarjen e veriut të vendit. Për Malin e Zi, kjo qasje do të thotë një ndërhyrje (ndikim) aktive dhe të vazhdueshme politik të Beogradit në punët e brendshme të Podgoricës.
Në Bosnje, anëtari serb i presidencës federale boshnjake, Milorad Dodik, po drejton prej muajsh një fushatë bojkotimi dhe sabotimi të institucioneve shtetërore. Kjo sjellje pason miratimin e një ligji që kriminalizon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Dodik kërcënon hapur me dhunë, dhe po përshpejton hapat e tij drejt shkëputjes së entitetit serb nga Bosnje Hercegovina. Ndërkohë, Beogradi po sfidon me forcë ekzistencën e Kosovës, një vend i pavarur që nga viti 2008, duke mbështetur në mënyrë aktive ndarjen e veriut të vendit afër kufirit nga pjesa tjetër e Kosovës, dhe duke ndërmarrë hapa për të ndarë serbët e Kosovës nga institucionet e Kosovës që synojnë t?i përfaqësojnë ato.
Për shembull vetëm muajin e kaluar, Beogradi vendosi të refuzojë një marrëveshje mbi targave,të cilën BE-ja e kishte negociuar mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011 dhe që e kishte ndryshuar në vitin 2016. Kosova e zbatoi marrëveshjen, duke kërkuar masa reciproke për targat serbe që hyjnë në Kosovë.
Por Serbia u kundërpërgjigj duke vendosur tanke, avionë luftarakë dhe mjete të blinduara në afërsi të kufirit të Kosovës. Kërcënimi i hapur i Serbisë për luftë kundër Kosovës ishte alarmant, por jo befasues. Përshkallëzimi në rritje i tensioneve nga Serbia në rajon, ka qenë i qëndrueshëm dhe në rritje.
Beogradi është duke e testuar vendosmërisë e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në rajon. Sa herë që destabilizimi i tij lihet i pakontrolluar, regjimi i Vucic inkurajohet të vazhdojë me fushatën e tij të destabilizimit. Ndërhyrja serbe në Mal të Zi ka dy qëllime të dukshme:të sfidojë karakterin qytetar të vendit si një shtet etnikisht i larmishëm, dhe të ndryshojë orientimin strategjik të politikës së jashtme.
Me një popullsi të përbërë nga 45 për qind malazezë, 29 për qind serbë, 8.65 për qind boshnjakë dhe 4.9 për qind shqiptarë, Mali i Zi mund të përparojë vetëm si një shoqëri multietnike, e hapur dhe gjithëpërfshirëse.
Tani në krye të këtij vendi, janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO në vitin 2017 dhe të ardhmes së tij në BE. Fronti Demokratik, partneri më i madh i koalicionit në qeverinë aktuale malazeze, është një mbështetës i vendosur i politikës hegjemoniste serbe në rajon.
Ai e ka mohuar disa herë publikisht gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë, pavarësisht njohjes së mizorive nga qeveria dhe parlamenti i mëparshëm, teksa i ka bërë thirrje qeverisë të heqë sanksionet kundër Rusisë, ta tërheqë Malin e Zi nga NATO, dhe të anulojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Prandaj, Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin aleatët e tyre demokratë në rajon, kundër një hegjemoni rajonal në rritje e sipër. Përgjigja e SHBA-së ndaj Serbisë, është një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar një regjim të paqëndrueshëm, autokratik, që është sot një mjet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
US Leadership Matters to Avoid New Violence in the Balkans
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
Nga Luke Kemp “BBC”Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Jap...
Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin bos...
Nga Michael Rubin“19 FortyFive”Në fjalimin e tij të parë mad...
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macro...
Nga Smriti Mallapaty “Nature”Imagjinoni sikur të keni lindur...
Nga Larry Bell “News Max”Pekini i ka zgjeruar shumë burimet ...
Gjatë viteve të fundit të Perandorisë Ruse, që ndodhej në gr...
Nga Karl Mathiesen & Zack Colman “Politico.eu”Është e sigurt...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në B...
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komis...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...