
135 vjetori i Statujës së Lirisë/ Pse SHBA-ja duhet të mbetet mikpritëse e emigrantëve nga e gjithë bota
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e dytë)
Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është edhe gënjeshtra. Historia jonë është e pasur me histori se si mashtrues profesionistë të respektuar, apo edhe qeveri të ndryshme kanë gënjyer për të arritur ambiciet e tyre apo për të mbrojtur veten. Dhe historitë apo motivimi pas gënjeshtrave të tilla monumentale, është gjithmonë mbresëlënëse për t?u lexuar. Ja cila është prapaskena e 10 gënjeshtrave më të mëdha që janë treguar ndonjëherë në histori.
Një grua që përfundoi në një spital psikiatrik të Berlinit në shkurtin e vitit 1920, pretendonte se ishte Dukesha e Madhe Anastasia Romanova, princesha ruse që mendohej se ishte vrarë nga revolucionarët bolshevikë bashkë me familjen e saj në vitin 1917.
Ajo kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me princeshën ruse. Ana Anderson u shpëtua nga mbytja në Kanali Landvehr në kryeqytetin gjerman dhe më pas u shtrua në spital. Ajo refuzoi që të zbulonte identitetin e saj deri në vitin 1922, kur pretendoi se ishte Dukesha e Madhe Anastasia.
Ndërsa emigrantët rusë që kishin mërguar nga Rusia për shkak të revolucionit e përkrahën, Ana u zbuloi se si u shpëtua nga një ushtar bolshevik teksa ishte plagosur rëndë nga toga e pushkatimit. Elokuenca dhe ngjashmëria e saj me Anastasian, e ndihmuan atë të fitonte besimin e përkrahësve të monarkisë, që ishin ende të shumtë në Rusi.
Shumë të afërm të Romanovëve e morën në pyetje. Disa ishin të impresionuar nga njohuritë e saj mbi detajet e familjes mbretërore, ndërsa të tjerë ishin skeptik pasi ajo nuk mund të tregonte shumë ngjarje të jetës së princeshës. Por për këto të fundit u fajësua sëmundja e saj mendore.
Ajo u përpoq të krijonte një identitet ligjor përmes proceseve gjyqësore, por dështoi disa herë dhe vdiq në vitin 984. Në vitin 1991, një test i ADN-së i mbetjeve të zhvarrosura të familjes Romanov arriti në përfundimin se mungonin eshtrat e djalit të vogël dhe njërës nga vajzat, duke ngritur sërish spekulime se Anderson mund të ishte në fakt Anatasia. Por një test i ADN-së në vitin 1994, vërtetoi përfundimisht se ADN-ja e Anderson nuk përputhej aspak me atë të eshtrave të Romanovëve.
Në vitin 1955, gruaja e bardhë Karolin Donham, akuzoi 14-vjeçarin Emet Till, një djalë të
ri me ngjyrë, për ngacmim seksual. Bazuar në akuzën e saj, Till u torturua dhe u vra nga bashkëshorti i saj në bashkëpunim me gjysmë-vëllain e tij. Gjashtë dekada më vonë, gruaja e
pranoi se adoleshenti nuk e kishte prekur me dorë dhe as ngacmuar me fjalë.
Për shkak të kësaj akuze juria e kohës shpalli të pafajshëm dy të akuzuarit Roi Brajant dhe J.W.Milam. Madje në dëshminë e saj Karolin tha se Till kishte marrëdhënie intime me te tjera gra të bardha. Çështja mbeti e hapur dhe të afërmit e Till vazhduan të luftonin për drejtësi. Gjashtë dekada më vonë në vitin 2007, Dohman theu heshtjen dhe i tha të vërtetën shkrimtarit Timoti Tajzën, që vazhdoi librin me titull ?Gjaku i Emet Till?.
Makina propagandistike e Adolf Hitlerit dhe regjimit të tij, është një nga shembujt më
të famshëm se si një shtet mund të manipulojë qytetarin e tij përmes trillimeve dhe gënjeshtrave. Në vitin 1939, për të fituar mbështetjen e gjermanëve për pushtimin e Polonisë, ajo organizoi një sulm të inskenuar nga Polonia në një stacion radio-komunikimi në Glevic. Ndërsa lufta po vazhdonte, regjimi gënjeu gjithashtu edhe mbi keqtrajtimin e hebrenjve në Poloni, në getot dhe kampet gjermane, duke i quajtur ato azile pensionistësh.
Transaqeaniku i famshëm ?RMS Titanic? ishte shpallur si i pafundosshëm. Një nga tiparet e tij të theksuara të sigurisë, ishin ndarjet e papërshkueshme nga uji. Ato ishin projektuar si kavanoza qelqi pa kapak, duke mos lejuar vërshimin e ujit. Edhe pse shumica e reklamave mbi ?RMS Titanic? u përqendruan tek madhësia dhe luksi i tij, u përmendën gjithashtu edhe veçoritë e tij më të fundit të sigurisë që e bënin atë të pathyeshëm.
Anija kishte më shumë varka shpëtimi sesa kërkohej nga bordi i sigurisë detare, një sistem të komunikimit në radio më të mirin e kohës, dhe ndarje inovative të papërshkueshme nga uji, dyert e të cilave mund të mbylleshin shpejt nga një çelës qendror.
Por kur ajsbergu goditi anijen, uji u fut në ndarjet e prekura nga përplasja, duke fundosur gradualisht të gjithë mjetin. Anija u mbyt, duke i marrë jetën 1500 njerëzve. Njerëzit ishin aq të bindur mbi sigurinë absolute të saj, saqë në fillim zëvendëspresidenti i kompanisë së lundrimit nuk i besoi raportet se Titaniku ishte duke u fundosur.
Më 10 tetor 1990, një vajzë e quajtur Nairah, 15-vjeçe dëshmoi përpara Grupit të të Drejtave të Njeriut të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, se ushtarët irakianë morën 500 inkubatorë me foshnjat e porsalindura në një spital të Kuvajtit, duke i lënë qëllimisht të vdisnin.
Ajo dëshmi emocionale u përdor si një justifikim nga administrata e Bushit, për të ndërhyrë dhe mbështetur Kuvajtin në Luftën e Gjirit. Një vit më vonë, u zbulua se dëshmia ishte
një truk i PR nga qeveria e Kuvajtit dhe e SHBA-së, për të nxitur mbështetjen e opinionin publik ndaj asaj lufte.
Një degë e organizatës ?Human Rights Watch? në Lindjen e Mesme e hetoi çështjen duke arritur në përfundimin se dëshmia e Najirah ishte një gënjeshtër. Mjekët në spital u thanë hetuesve se materniteti kishte në fakt vetëm 30 inkubatorë. Asnjë prej foshnjave nuk u rrëmbye dhe asnjë nga inkubatorët nuk u grabit.
Një tjetër investigim intervistoi vetë Nairah, ku ajo ndryshoi deklaratën e saj se kishte
parë vetëm një foshnjë pa inkubator, dhe atë për një moment të shkurtër. E gjithë fushata propagandistike u sajua nga një kompania amerikane e marrëdhënie me publikun ?Hill & Knowlton? e kontraktuar enkas nga qeveria e SHBA-së dhe Kuvajtit. Nairah ishte në fakt vajza e ambasadorit të Kuvajtit në SHBA.
10 of the Lesser-Known Devastating Events in History
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Një përplasje fatale midi...
Nga Ezgi Toper “TRT World”Policia në Gjermani, Itali dhe Bul...
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Nga Matt Bennett “The Conversation”“Squid Game”, suksesi më ...
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka kapur dhe vënë në pranga njërin nga autorët e d...
Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar shtetasin B.M.,...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen ...
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se sfida e poli...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...