LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga elefantët tek bletët:Si janë përdorur kafshët në luftë gjatë historisë

24 Tetor 2021, 06:07, Blog CNA
Nga elefantët tek bletët:Si janë përdorur kafshët

Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur ndonjëherë një rol thelbësor, sidomos në beteja të caktuara. Kuajt dhe qentë, mund të jenë të parët që mund t?ju vijnë në mendje, por a do t?iu shkonte menjëherë në mendje se edhe delfinët apo bletët, mund të kenë protagoniste në luftë?

Përdorimi i parë i njohur i pëllumbave për të komunikuar me mesazhe, ka ndodhur në shekullin VI Para Erës Sonë, kur mbreti i Persisë, Kiri, thuhej se i përdori pëllumbat për të komunikuar me pjesët më të largëta të perandorisë së tij të mëdha.

Pëllumbat duket se kanë një ndjeshmëri të madhe ndaj fushës magnetike të Tokës, dhe kjo i orienton ata me saktësi në rrugën e kthimit në shtëpi. Ata janë të famshëm, pasi është vërtetuar se gjejnë rrugën për në shtëpi edhe kur ndodhen mbi 2900 km larg.

Për shkak të kësaj aftësie, me kalimin e viteve oficerët e ushtrive të ndryshme i morën pëllumbat në frontet e betejës, dhe i përdorën ata për t?i dërguar mesazhe mbretit apo eprorëve të tyre të komandës. Kështu kur Parisi ishte nën rrethimin e prusianëve në vitet 1870-1871, ushtria franceze dërgoi pëllumba në qytet përmes tullumbaceve me ajër të nxehtë.

Më pas qytetarët e bllokuar, i përdorën pëllumbat për të dërguar mesazhe përtej vijave të armikut. Mbi 200.000 pëllumba u përdorën vetëm gjatë Luftës së Parë Botërore, që shënoi edhe kulmin e përdorimit të tyre nëpër beteja.

Nisja e transmetimeve radio, i bëri zogjtë më pak të dobishëm në vijën e parë të frontit, dhe pjesëmarrja e tyre në zonat luftarake nuk ishte më e nevojshme. Ndërkohë historia regjistron përdorimin në beteja edhe të arinjve.

Një ari u bë në veçanti i famshëm për shërbimin e tij luftarak. Arushi Vojtek, ishte ende një këlysh në ngjyrë të kafe, kur u adoptua nga trupat polake nga një kompani që merrej me furnizimet. Ariu u rrit prej tyre dhe arriti peshën 400 kg.

Ai u angazhua si ushtar në ushtrinë polake, dhe arriti deri në gradën e kaporalit. Në vitin 1944, ai shkoi në Monte Kazino të Italisë bashkë me kompaninë e tij, ku transportonte kutitë me municione tek burrat gjatë një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Ju ndoshta keni para nëpër filma përdorimin e elefantëve në luftë. Ata janë përdorur për herë të parë për luftë në Indi, diku rreth shekullit IV Para Krishtit. Ata ishin të frikshëm në betejë, pasi i shkelnin për vdekje me këmbë ushtarët armiq me putrat e tyre të rënda.

Shpesh elefantët ishin të blinduar, për t?i mbrojtur ata nga shtizat, shigjetat dhe shpatat e armikut. Nganjëherë në dhëmbë u vendoseshin thumba hekuri. Ushtarët romakë u tmerruan në përballjen  e tyre të parë me elefantët e luftës në Indi, edhe pse në fund arritën që ta fitonin betejën.

Më vonë gjenerali romak Tiberius Julius Aleksandër i shtoi kafshët në arsenalin e ushtrisë tij. Romakët i përdorën elefantët në betejat që zhvilluan kundër Spanjës dhe Galisë (Francës së sotme). Gjithsesi, përfitimi psikologjik i përdorimit të elefantëve kundër armikut zhbëhej shpesh nga tendenca e tyre për t?u trembur, duke shkelur kësisoj shpesh trupat e ushtrisë së tyre.

Kur u shpikën topat, ushtritë e ndaluan përdorimin e elefantëve në betejë. Ndërkohë devetë përdoren ende në patrullim në disa nga rajonet më shkretëtinore dhe malore të botës. Ato janë të dobishme për shkak të aftësisë që kanë për të udhëtuar në distanca të gjata, dhe në kushte të vështira, shpesh pa ujë.

Përdorimi i parë i regjistruar i deveve në betejë daton në vitin 853 Para Krishtit. Mbreti Gindibu, një udhëheqësi i famshëm arab, përdori mbi 1.000 deve për të luftuar ndaj asirianëve në Betejën e Qarqar, që ndodhet në Sirinë e sotme.

Më së afërmi në kohë, gjatë Luftës së Parë Botërore, devetë u përdorën në Lindjen e Mesme si nga aleatët ashtu edhe nga osmanët. Qentë janë përdorur në luftë të paktën që në vitin 600 Para Krishtit, kur mbretëria e Lidisë, përdori një tufë qensh të stërvitur për të vrarë sa më shumë pushtues.

Qentë e trajnuar posaçërisht përdoren edhe sot si lajmëtarë, si gjurmues, skautistë apo si roje. Ata përdoren gjithashtu për të nuhatur bombat, ndërsa trupat amerikane i përdorin ata për këtë qëllim në Irak dhe Afganistan.

Kuajt mund të jenë kafsha e përdorur më herët nga të gjithë më luftëra. Ka dëshmi se kuajt janë përdorur nga kalorësit që 5.000 vjet më parë në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore. Në Evropën Lindore, janë zbuluar varre që përmbajnë ushtarë të varrosur bashkë me kalin që kishin përdorur në betejë.

Kuajt vazhduan që të përdoren gjatë luftërave, derisa metodat moderne të transportit i bënë ata të panevojshëm për këtë aspekt. Ndërkohë marina amerikane trajnon rregullisht delfinët për t?i ndihmuar gjatë patrullimeve detare. Ndjenja e ekolokimit që kanë delfinët, u jep atyre mundësinë që të gjejnë nën ujë objekte, që njerëzit nuk munden t?i identifikojnë.

Ato janë përdorur për pastrimin e minave në portin e Umm Qasr gjatë Luftës së Gjirit Persik. Nëpër beteja janë përdorur edhe bletët. Në të kaluarën, disa ushtri katapultuan koshere bletësh mbi muret rrethuese të kështjellave apo qyteteve, për të krijuar kaos midis njerëzve të strehuar brenda. Qyteti i Temiskirës u mbrojt me sukses kundër një sulmi të ushtrisë romake, duke lëshuar bletët në tunelet që po gërmonin romakët nën muret e qytetit të tyre./CNA.al

Burimi:

https://www.warhistoryonline.com/war-articles/animals-in-war.html

Lajmet e fundit nga