
A ekziston vërtet shpirti i njeriut?/ Ja çfarë mendojnë studiuesit
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Dimitar Bechev ?Al Jazeera?
A është e nevojshme që Bashkimi Evropian të ri-angazhohet publikisht në procesin e ?zgjerimit?, apo do të mjaftonte që të shprehte vetëm mbështetjen e tij për ?perspektivën evropiane? të Ballkanit Perëndimor?
Kjo ishte pyetja që me gjasë kanë ngritur shumë liderë të unionit në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur më 6 tetor në Slloveni. Në fund, pas mbledhjes së tyre në Brdo pri Kranju, një kështjellë e shekullit XVI-të, udhëheqësit e BE-së lëshuan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës ata ?riafirmuan jo vetëm perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor?, por edhe ?përkushtimin e BE-së ndaj procesit të zgjerimit?.
Ajo ishte një pikë e nënvizuar nga organizatorja e samitit, Sllovenia, e cila ka kohë që lobon për zgjerimin e bllokut prej 27 anëtarësh në vendet e ish-Jugosllavisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova – janë që të gjitha të interesuara që të përparojnë në procesin e anëtarësimit në union.
Por këto kohë, ideja e zgjerimit ngjall pak entuziazëm në Evropën e vjetër. Mbështetja e ?perspektivës evropiane? të ?partnerëve të Ballkanit Perëndimor?, sado e paqartë që tingëllon, është diçka shumë më e lehtë për shumicën e udhëheqësve të BE-së, sesa përmendja e fjalës ?zgjerim?.
Por fakti që Sllovenia e perceptoi deklaratën e samitit të Brdos, si një fitore të madhe kundër skeptikëve të zgjerimit, tregon se procesi i zgjerimit të BE-së është në krizë të thellë. Dhe fakti që shtimi i një ose dy fjalëve në një komunikatë zyrtare, perceptohet si një arritje domethënëse, tregon se sa të ulëta janë pritshmëritë në këtë aspekt.
Në fakt brenda BE-së ka pak oreks për të pranuar anëtarë të rinj. U raportua se presidenca sllovene e Këshillit të BE-së donte të fuste në deklaratë një angazhim, sipas të cilit të paktën një nga vendet e rajonit, do të anëtarësohej brenda vitit 2030. Por kjo kërkesë u refuzua.
?Unë nuk besoj vërtet në caktimin e datave konkrete, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Sapo të plotësohen kushtet, atëherë mund të ndodhë edhe anëtarësimi?- deklaroi pas samitit kancelarja gjermane në largim Angela Merkel. Mjerisht, as pjesa e ?bërjes së premtimeve? nuk tingëllon bindëse.
Serbia, që po negocion anëtarësimin e saj që nga viti 2014, nuk ka hapur asnjë kapitull të ri që nga dhjetori i vitit 2019. Liderja e rajonit në këtë proces, Mali i Zi, po zhvillon bisedime për të gjitha dosjet e BE-së, por as për këtë vend nuk ka një datë konkrete për anëtarësim.
Pastaj është Maqedonia e Veriut, fillimi i negociatave të të cilës është bllokuar nga fqinja e saj, Bullgaria, për shkak të një mosmarrëveshje dypalëshe rreth historisë dhe gjuhës. Shqipëria, një tjetër aspirante, është një dëm anësor i kësaj grindje, pasi procesi i saj ka ecur deri më tani paralel me atë të Maqedonisë.
Bosnja dhe Kosova, janë edhe më prapa në radhë. Kosovarët janë të frustruar nga fakti që pavarësisht se kanë plotësuar të gjitha kriteret teknike, u mohohet udhëtimi pa viza në zonën Shengen, ndryshe nga ata që jetojnë në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor, si dhe republikat post-sovjetike, si Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina.
Por mesa duket nuk është e vështirë të kuptohet pse BE-ja është bërë kaq mbyllur në vetvete. Rendi i ditës për Brukselin është konsolidimi i brendshëm, dhe jo ??zgjerimi.
Ndërsa shqetësohet për fatin e eurozonës, përpiqet që të ecë përpara me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe po përballet me Covid-19, BE-ja ka shumë pak kohë dhe energji për çështje të tjera.
Për më tepër, disa shtete anëtare me ndikim si Franca, e shohin planin bujar të rimëkëmbjes, të miratuar vitin e kaluar për të ndalur rënien ekonomike të shkaktuar nga pandemia, si një hap drejt rritjes së ?autonomisë strategjike?, dhe si një shkallë më e lartë e ?sovranitetit evropian?.
Sipas këtij argumenti, BE-ja duhet të forcojë institucionet e saj, dhe të thellojë integrimin midis anëtarëve të saj, në rast se dëshiron që të lulëzojë në një botë gjithnjë e më konkurruese, të dominuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Dhe shtimi i vendeve të reja, i ndërlikon planet e tilla.
Në sytë e kritikëve, rastet e Hungarisë dhe Polonisë, modelet e dikurshme pozitive të zgjerimit, që tashmë janë euroskeptiket më të mëdha, janë një fabul paralajmëruese. Shumë njerëz besojnë se nëse e pranon Ballkanin Perëndimor në bllok, BE-ja mund ta gjejë veten në telashe, me shumë ngatërrestarë të ngjashëm me hungarezin Viktor Orban, që ka kredenciale të dyshimta demokratike.
Skeptikët ndaj zgjerimit, llogaritin se Ballkani Perëndimor nuk ka ku të shkojë tjetër. Dhe edhe nëse atyre iu mohohet anëtarësimi në bllok, nuk kanë luksin t?i kthejnë shpinën BE-së. Kjo sepse BE-ja mbetet lojtarja kryesore ekonomik në rajon, me rreth 73 për qind të investimeve të huaja dhe 70 për qind të tregtisë.
Njerëzit e Ballkanit udhëtojnë, studiojnë dhe punojnë në BE. Për më tepër, pavarësisht nga zërat që rrethojnë ndihmën e ofruar nga Rusia dhe Kina, është kryesisht BE-ja, ajo që po e mbështet faturën për rimëkëmbjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor pas pandemisë së Covid-19.
Bashkë me Bankën Evropiane të Investimeve, BE ka dhënë 3.3 miliardë euro për të mbështetur 6 vendet e rajonit gjatë pandemisë. Por ashtu si në BE, edhe në Ballkanin Perëndimor, ekziston gjithashtu një oreks domethënës për ?autonominë strategjike?.
Për shembull në një konferencë në Shkup të mbajtur javën e kaluar, unë dëgjova disa ministra ballkanikë të flisnin me entuziazëm për ?afërsi?, proces që po rikthen në Evropë dhe larg Kinës zinxhirët e furnizimit.
Në përgjithësi, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë synime dhe aspirata të ngjashme, dhe fatet e tyre duket se janë të lidhura bashkë në shumë fronte. Por tani shumë aktorë lokalë nuk hezitojnë që të shmangin kërkesat e BE-së, duke u justifikuar me mungesën e përparimit në procesin e anëtarësimit.
Madje disa prej tyre, sikurse është presidenti serb Vucic, nuk ngurojnë ta sulmojnë BE-në për standardet e saj të dyfishta dhe mungesën e besueshmërisë, në mënyrë që të rrisin popullaritetin e tyre në vend.
Vuçiç dhe të ngjashmit e tij kanë shtuar kontaktet me rivalët e BE-së në të gjithë globin, si Rusia dhe Kina, për të siguruar investime, vaksina ose mbështetje diplomatike. Edhe në vendet ku mbështetja ndaj BE-së është tradicionalisht e lartë, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, rezistenca e bllokut ndaj zgjerimit po bën të vetën.
Edhe në këto vende, të qenit në favor të integrimit evropian, nuk i ndihmon më politikanët të fitojnë zgjedhjet. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e dinë shumë mirë këtë. Kjo është arsyeja pse Rama dhe Zaev bashkuan forcat me Vucic për të krijuar nismën e tyre integruese, ?Open Balkan?, për të fuqizuar ekonomitë e vendeve të tyre pa ndihmën e BE-së.
Pavarësisht fjalëve të mira që u thanë në samitin e Brdos, ngurrimi aktual i BE-së përt?u zgjeruar në ish-Jugosllavi, mund të përfundojë duke u shndërruar në një qëndrim të përhershëm. Por kjo nuk do të thotë se fundi i ëndrrës evropiane të rajonit do të jetë pa asnjë humbje.
Në vitin 2003, kur BE-ja premtoi për herë të parë anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në samitin e Selanikut, shumë vetë në rajon besuan se evropianizimi do të siguronte një qeverisje të mirë, institucione të përgjegjshme, rritje ekonomike të fuqishme, dhe do t?i
jepte fund konflikteve të nxitura nga nacionalizmi.
Mjerisht, në gati 20 vjet që atëherë, rajoni nuk i është afruar më shumë arritjes së këtyre qëllimeve. Deklarata e Brdos foli gjithashtu edh për ?përparësinë e demokracisë, të drejtave, dhe vlerave themelore dhe sundimit të ligjit?.
Por me shumicën e shteteve anëtare të BE-së që ndryshojnë zgjerimin çdo ditë e më shumë, dhe me udhëheqësit e Ballkanit po fillojnë të kërkojnë në mënyrë aktive rrugë alternative për vendet e tyre, nuk ka gjasa që Evropa të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e rajonit me përmbushjen e këtyre qëllimeve të rëndësishme.
https://www.aljazeera.com/opinions/2021/10/21/the-western-balkans-leaving-the-eu-dream-behind
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”Nga fundi i jetës së tij, ...
Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”Një samit “urgjent” ...
Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e...
Nga Daniel Boffey & Pjotr Sauer “The Guardian”Tregu i gazi...
Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”Ideologjitë e m...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Carlo Bollino, botuesi italian që ka disa media në Shq...
Afera e inceneratorit të Tiranës sa vjen dhe thellohet. Nd...
Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon...
Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lid...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një vatër zjarri është përhapur ditën e Vlorë në Kuzum Bab...
Dy turistë nga Anglia, të cilët kryenin veprimtarinë k...
Policia ka marrë informacione për një konflikt për motive ...
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një ...
Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas...
Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqean...
Gjatë vizitës që zhvilluan sot në katedralen e Shën Shtjef...
Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunë...
James Rubin, koordinatori i Qendrës për Angazhim Globa...
Prokurorët amerikanë bënë publike aktpadinë prej 37 pikash...
Udhëheqës të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë thanë sot se ...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Mungesa e një ndërlidhjeje të mirë të transportit publik n...
Sot, më 9 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 le...
Sot, më 8 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 le...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...