
Dhjetë vrasësit më të mëdhenj të krimit të organizuar në histori
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, ushtari hungarez, pjesë e ushtrisë së Austro-Hungarisë u plagos rëndë në kokë nga një plumb. Por në vend se të vdiste, siç mund të pritej nga një plagë e tillë, Kern mbijetoi dhe në fund u shërua.
Ai nuk humbi aftësinë për të dëgjuar apo edhe parë, por kishte humbur diçka tjetër të rëndësishme:aftësinë për të fjetur. Rasti i Kern i la pa fjalë mjekët për 40 vjet me radhë.
Kern ishte një ushtar hungarez që luftonte në frontin e Luftës së Parë Botërore.
Ai iu bashkua luftës që prej fillimit të saj, pas vrasjes së Arkidukës Franc Ferdinand. Kern ishte anëtar i trupave elitare hungareze, dhe merrte pjesë në misione speciale kundër pozicioneve të armikut. Gjatë një aksioni në vitin 1915, ai u qëllua në kokë nga një plumb rus.
Plumbi i hyri në kokë përmes lobit të tij të djathtë, duke e rrëzuar përtokë. Kern u dërgua me shpejtësi në spitalin e Lembergut, për ta trajtuar plagën e tij në dukje fatale. Plumbi i kishte hequr një pjesë të lobit të tij frontal, që dihet se është përgjegjës për një gamë të gjerë të aktiviteteve të trurit, përfshirë lëvizjen, planifikimin, emocionet, zgjidhjen e problemeve dhe shumë më tepër.
Kjo pjesë e trurit konsiderohet si qendra e sjelljes dhe kontrollit emocional tek njeriu. Kur Kern erdhi ne vete, ai nuk ishte menjëherë i vetëdijshëm pasi sapo kishte humbur aftësinë për të fjetur. Në fakt, ai nuk fjeti më kurrë.
Lobi frontal i trurit të njeriut është përgjegjës për shumë aspekte të ndryshme të sjelljes njerëzore. Prandaj dëmtimi i tij mund të sjellë një numër të lartë simptomash. Por edhe duke qenë një dëmtim i lobit frontal, rasti i Kern është në fakt një anomali shkencore.
Kern u largua nga ushtria menjëherë pas asaj ngjarje dhe u kthye në jetën civile. Ai kishte humbur jo vetëm aftësinë për të fjetur, por edhe çdo lloj dëshire për ta bërë këtë. Pa gjumin, ditët e tij ishin 8 orë më të gjata se ato të të tjerëve, dhe kjo ishte sa bekim aq edhe një mallkim për të.
Së pari, Paul Kern u përpoq ta detyronte veten që të flinte. Por shumë shpejt pa se kjo gjë ishte shumë më e lodhshme sesa po të qëndronte thjesht zgjuar. Gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të mbajtur një trup të shëndetshëm, si në aspektin fizik po ashtu edhe në atë mendor.
Gjatë kohës që jeni në gjumë, trupi juaj rindërton dhe rikthen sistemet vitale përfshirë trurin, që mendohet se është në fakt përparësia kryesore e procesit ripërtëritës gjatë gjumit. Ndërkohë gjumi mendohet se ka një efekt të madh në gjendjen e aftësive njohëse të një personi.
Mungesa e gjumit mund të dëmtojë rëndë shëndetin e trupit,madje mund të shkaktojë halucinacione dhe ndryshime të tëra në personalitetin e njeriut. Ai është aq i rëndësishëm, saqë besohet se një mungesë ekstreme e gjumit ka pasoja fatale për jetën e njeriut.
Megjithatë për Kern asnjë nga këto nuk ishte ndonjë problem, dhe kjo është një nga arsyet pse rasti i tij është kaq i jashtëzakonshëm nga pikëpamja shkencore. Në fakt, ishte vetëm çështja praktike e të qenit zgjuar për 24 orë në ditë, ajo që e mërziste Kern.
Hungarezi ishte në gjendje të bënte një jetë kryesisht normale, pa u shtrirë asnjëherë për të fjetur gjumë,dhe nuk kishte efekte të dëmshme shumë të dukshme. Ai e kaloi kohën e tij shtesë në krahasim me të tjerët duke lexuar dhe duke takuar të dashurit e tij. Për rreth 1 orë çdo ditë, Kern mbyllte sytë edhe pse mbetej zgjuar për të qetësuar nervat e tij optikë, diçka që duhej ta bënte detyrimisht, përndryshe do të kishte dhimbje koke.
Natyrisht, shumë mjekë ishin mosbesues në lidhje me pretendimet e Kern. Por ai udhëtoi nëpër botë dhe ishte në dispozicion të cilitdo mjek që donte ta ekzaminonte, duke i çuditur
të gjithë këta të fundit. Një teori që u propozua në atë kohë, ishte se ai bënte një lloj mikro-gjumi gjatë ditës, dhe për të cilën nuk ishte i vetëdijshëm as vetë Kern.
Gjithsesi, Kern nuk u pa në asnjë rast në ndonjë gjendje tjetër përveçse plotësisht i zgjuar. Një ide tjetër ishte se plumbi i hoqi një pjesë të caktuar të trurit që kërkonte gjumë. Pavarësisht hipotezave, shumica e mjekëve besonin se nuk mund të kesh diçka falas, dhe në këtë rast, trupi i Kern nuk mund të funksiononte edhe për shumë kohë pa u relaksuar, ndaj ata besonin se kjo do të çonte në një vdekje të tij të hershme.
Dhe ata patën pjesërisht të drejtë, pasi ai do të ndërronte jetë në vitin 1955 në një moshë relativisht të re. Sidoqoftë, Kern i jetoi 40 vitet e fundit të jetës pa gjumë, duke e bërë atë një rast vërtet të jashtëzakonshëm.
https://www.warhistoryonline.com/war-articles/sleep.html
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një gru...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozoj...
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e pë...
(Pjesa e parë)Për mijëra vjet, njerëzimi ka krijuar struktur...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Faleminderit Zotit që ke...
Nga Mark T.Mitchell “The American Conservative”Nuk jam vaksi...
Në vitin 1935, kreu i SS-ve nazistë Hajrih Himler krijoi “Ah...
Nga Carl Karlsson “World Crunch”A është kjo Suedia…apo Siçil...
Nga Sojin Lim “The Conversation”Kur presidenti i Koresë së J...
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...