web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kim Jo-Jong/ Kush është numri 2 i Koresë së Veriut, që mund të ndryshojë fatin e vendit komunist

5 Tetor 2021, 07:30, Blog CNA

Nga Sojin Lim ?The Conversation?

Kur presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in, bëri kohët e fundit thirrje për t’i dhënë fund luftës në gadishullin e Koresë, përgjigja fillestare ishte një kundërshtim i prerë nga zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut.

Kjo ka qenë në fakt përgjigja standarde nga Pheniani, sa herë që është ngritur ideja për ta kthyer në një traktat të vërtetë paqeje, armëpushimin e vitit 1953 midis dy Koreve ndërluftuese. Por të nesërmen ndodhi diçka e papritur.

Një mesazh mjaft më i ngrohtë u lëshua nga Kim Jo-jong, motra e udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e cila e cilësoi këtë ide si ?të admirueshme?. Megjithatë ajo specifikoi një numër parakushtesh që do të duhej të plotësoheshin.

Sipas saj duhet hequr dorë nga paragjykimet jologjike, nga zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor, teksa mbrojti të drejtën e vetëmbrojtjes së veriut. Ky ishte një mesazhi që zakonisht mund të pritej nga vetë Kim Jong-un.

Ndaj analistët koreano-jugorë, nisën të diskutonin se çfarë peshe mund t?i njohë bota një deklarate të bërë nga motra e tij më e vogël. Po kush është në fakt Kim Jo-jong? Motra e udhëheqësit suprem, u vendos për herë të parë në vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2018, kur u bë anëtarja e parë e dinastisë Kim të Koresë së Veriut që e vizitoi Korenë e Jugut në kuadër të një delegacioni zyrtar.

Ajo ishte pjesë e delegacionit koreano-verior në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjong Çang, në të cilat të dyja vendet konkurruan si një ekip. Kim pati një takim me presidentin Mun dhe u fotografua duke u takuar me zv/presidentin amerikan Majk Pens dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Pamjet e vizitës së saj në jug dominuan edicionet e lajmeve në Korenë e Veriut. Pas asaj që u raportua si triumfi i saj diplomatik në Lojërat Olimpike Dimërore, profili i saj u rrit kur u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe kur ishte e pranishme në të 3 takimet ballë për ballë midis vëllait të saj dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Dihet shumë pak mbi fëmijërinë e Kim jo-jong. Madje edhe data e lindjes së saj është e paqartë. Ajo është fëmija më i vogël i marrëdhënies së ish-udhëheqësit suprem Kim Jong-il me Ko Yong-hui, që ishte me origjinë nga Japonia, ndaj cilësohej se vinte nga një kastë e ulët në sistemin kompleks korean ?kunga?.

Dihet se Kim Yo-jong ka ndjekur të njëjtën shkollë private me vëllain e saj të madh në Bernë të Zvicrës, pas së cilës ajo ndoqi Universitetin Kim Il-sung në Phenian, ku studioi për shkenca kompjuterike. Në vitin 2009, gjendja e rënduar shëndetësore e Kim Jong-il e bëri trashëgiminë një çështje urgjente, dhe u bë gjithnjë e më e qartë se Kim Jong-un po përgatitej për të marrë drejtimin e vendit pas vdekjes së tij.

Në funeralin e Kim Jong-il, Kim Jo-jong u fotografua së bashku me anëtarët e lartë të familjes. Ajo është zgjedhur 2 herë në Byronë Politike, në vitet 2017-2019 dhe 2020-2021. Përveç kësaj, ajo është gjithashtu një udhëheqëse e Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit, ku ajo e ka forcuar kultin e personalitetit të vëllait të saj, si dhe ka bërë deklarata të rregullta në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të Koresë së Veriut.

Besohet se ajo është e martuar me Ço Song, djalin më të vogël të Sekretarit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Ço Riong Hae, gjë që i jep asaj një burim tjetër të pushtetit politik.

A mund të jetë një trashëgimtare e pushtetit absolut të vëllait të saj? Sa fuqi ka në të vërtetë Kim Jo-jong?

Një incident i ndodhur në qershorin e vitit 2020, tregon shkallën në të cilën ajo mund të ushtrojë pushtetin e saj në Korenë e Veriut. Në shenjë hakmarrje për përdorimin e balonave nga dezertorët e Koresë së Jugut për të hedhur fletëpalosje propagandistike në Veri, ajo paralajmëroi se kishte urdhëruar departamentin përgjegjës për çështjet ndër-koreane ?të kryente me vendosmëri veprimin tjetër?, duke shtuar:?Shumë shpejt, do të shihni shembjen e zyrës së padobishme të ndërlidhjes veri-jug?.

Dhe të nesërmen godina u hodh në erë, gjë që sugjeron se kur Kim Jo-jong urdhëron diçka, ai zbatohet. Një episod tjetër interesant, mund të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e pushtetit midis saj dhe vëllait të saj.

Në marsin e vitit 2020, Kim Jo-jong lëshoi ??deklaratën e saj të parë zyrtare, duke sulmuar zyrën presidenciale të Koresë së Jugut, të ashtuquajturën Shtëpia Blu, e cila i kishte bërë thirrje Veriut të ndalonte stërvitjet e saj ushtarake.

Ajo e cilësoi presidentin koreano-jugor si ?një kalama?, dhe si ?një fëmijë që ka frikë nga zjarri?. Dy ditë më vonë Kim Jong-un dërgoi një mesazh ngushëllimi për valën e madhe të Covid-19 në Korenë e Jugut.

Mesazhi i futi në konfuzion vëzhguesit e Koresë së Veriut, të cilët hipotetizuan nëse vëllezërit e motrat ishin në mosmarrëveshje mbi marrëdhëniet Veri-Jug, apo nëse kjo ishte një shfaqje e diplomacisë ?polici i mirë-polici i keq?.

Në familjen Kim shumë prej pretendentëve të mundshëm meshkuj për pushtet janë ekzekutuar ose vrarë, përfshirë Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i Kim Jong-un, që u vra me agjentin nervor VX në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi në vitin 2017; dhe xhaxhain e tij, Jang Song-thaek, i cili thuhet se u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit në vitin 2013, pasi u akuzua se ishte një kundër-revolucionar.

Pra kur bëhet fjalë nëse dhe kur ajo mund të jetë në gjendje të tentojë postin më të lartë në Korenë e Veriut, statusi i marrëdhënies së Kim Jo-jong me vëllain e saj, është po aq i kontrolluar sa edhe shëndeti fizik i Kim Jong-un.

Duket se për të arritur në krye të Korenë e Veriut, është e nevojshme të kapësh pushtetin e ?trinitetit? të ushtrisë, partisë dhe njerëzve. Kim Jong-il dhe Kim Jong-un u bënë figura udhëheqëse të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes (NDC)-ushtarake-si dhe partisë përmes Partisë së Punëtorëve të Koresë (KWP).

Ata të dy kishin zhvilluar kultin e tyre të personalitetit, dhe kjo u dha qasje tek njerëzit. Kim Jo-jong mund të ketë arritur njohjen e emrit në cilësinë e zëdhënëses për marrëdhëniet me jashtë, dhe ka qasje në radhët e KWP. Por ajo nuk është emëruar ende në një pozicion në NDC. Nëse kjo gjë do të ndodhë së shpejti, kjo mund të jetë një shenjë se Koreja e Veriut po përgatitet për lideren e saj të parë grua.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





08:51 Blog

Ku po shkon Evropa?

Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...

Lajmet e fundit nga