LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhjetë vrasësit më të mëdhenj të krimit të organizuar në histori

12 Tetor 2021, 08:15, Blog CNA
Dhjetë vrasësit më të mëdhenj të krimit të

(Pjesa e dytë)

Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje televizive që flasin mbi mafien. Që të gjithë përpiqen të ofrojnë një përshkrim të thellë të stilit të jetës brenda pjesëtarëve të krimit të organizuar. Dhe popullariteti i tyre vetëm sa po rritet. Njerëzit janë të magjepsur pas kësaj mënyre jetese, dhe janë shumë kureshtarë të mësojnë më shumë rreth saj.

Nuk dihet me saktësi se çfarë e intrigon auditorin, por mund të jenë axhendat e fshehura, aktivitetet kriminale,apo jeta luksoze që bëjnë disa nga anëtarët e grupimeve mafioze.

Sido që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt:organizatat kriminale janë të rrezikshme, dhe nuk kanë frikë të vrasin cilindo që u prish punë. Por pse këta njerëz u bashkohen grupeve të tilla, dhe si nisi gjithçka? Ja cilët janë 10 nga vrasësit më famëkeq të mafies në histori:

Tomas Pitera ishte një vrasës i pamëshirshëm që punonte për familjen e njohur mafioze

italo-amerikane Bonano në SHBA gjatë viteve 1980. Pitera ishte i njohur për aftësitë e tij luftarake, dhe kjo është arsyeja pse njihet me nofkën ?Tomas Karate?. Disa pretendojnë se Pitera ka vrarë mbi 60 njerëz gjatë gjithë karrierës së tij kriminale.

Atij i pëlqente të mbante trofe nga secila prej viktimave të tij si bizhuteri dhe veshje, diçka që nuk është tipike për një pjesëtar të mafias. Pitera u kap dhe u dënua në vitin 1990 dhe sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm në një burg të Pensilvanisë.

 

Xhozef Barboza, ishte në fillim i njohur si një kuzhinier i shkëlqyer. Madje ai ishte diplomuar në një shkollë franceze të gatimit. Por nga mesi i të 20-tave, Barboza u bë pjesë e mafias në zonën e Nju Inglend në SHBA.

Ai fitoi pseudonimin ?Kafsha?, pas një incidenti të ngjashëm me një nga skenat e filmit të famshëm ?Goodfellas?. Ndërsa ishte duke pirë një natë në bar, një i moshuar i tha të mos bënte shumë zhurmë. Barboza i inatosure goditi me shuplakë, ndërsa shefi i tij e paralajmëroi që të mos e prekte kurrë më me duar një person të moshuar.

Por Barboza bëri të paimagjinueshmen, duke i kafshuar veshin dhe shkëputur një copë mishi nga faqja e tij. Ai u arrestua, por qëndroi vetëm 1 vit në burg pasi i dha policisë informacione për anëtarët e tjerë të mafias. Barboza u gjet i vrarë në vitin 1976jashtë shtëpisë së tij. Ai ishte qëlluar në gjoks me 4 plumba.

 

Roi DeMeo, ishte drejtues i grupit famëkeq me të njëjtin emër?DeMeo?, një bandë vrasësish me pagesë. Gjatë viteve1973-1983, ai dhe bashkëpunëtorët e tij vranë 150-200 njerëz, kryesisht duke përdorur atë që disa e quajnë ?Metoda e Binjakëve?.

Ai i joshte njerëzit të shkonin tek bari ?Gemini Lounge?, ku një anëtar i grupit do t?i qëllonte në kokë me një pistoletë me silenciator, ndërsa një tjetër do t?i mbështillte menjëherë me një peshqir rreth kokës për të ndaluar gjakderdhjen. Pastaj DeMeo do t?i godiste me thikë në zemër për të ndaluar rrjedhjen e gjakut në kokë.

Më pas viktimat do të vareshin në banjo, derisa gjaku të kullonte plotësisht, dhe më pas

trupat e tyre dërgoheshin në depozitën e mbetjeve urbane në Bruklin, Nju Jork.

De Meo e krijoi atë metodë si një mënyrë të lehtë për të pastruar trupat. Për shkak se skema funksionoi në përgjithësi shumë mirë, FBI arriti që të gjente vetëm një pjesë të trupave të viktimave.

Xhovani Bruska, ishte një pjesëtar i rëndësishëm i mafies siciliane ?Cosa Nostra? në Itali, duke pretenduar se ka vrarë deri në 200 njerëz. Ai mori nofkën ?Derri? për pamjen e tij të çrregullt dhe sjelljen e egër. Në një rast Bruska vrau një informator të policisë, që ishte një djalë vetëm 11 vjeç.

Bruska u arrestua pas vrasjes së gjykatësit Xhovani Falkone, gruas së tij, si dhe 2 truprojave, në një sulm brutal me bombë. Pasi pranoi të bashkëpunojë më drejtësinë ai fitoi. Madje pretendoi se ish-kryeministri Silvio Berluskoni, paguante shuma të rregullta ndaj mafias.

Riçard Kuklinksi, është një nga vrasësit me pagesë më pjellorë që ka punuar ndonjëherë për mafian. Vrasjen e parë e kreu kur ishte vetëm 13 vjeç, ndërsa kur u kap u pohoi autoriteteve se kishte kryer mbi 250 vrasje. Ai vriste njerëz të pastrehë pa asnjë lloj arsyeje. Por sipas dëshmisë së tij, e bënte këtë për të praktikuar teknika të ndryshme vrasjesh.

Ai mori nofkën nofkën ?Njeriu i Akullit?, pasi shpesh i ngrinte trupat e viktimave të tij, për të ngatërruar policinë në lidhje me kohën e saktë të vdekjes së tyre. Kuklinski u arrestua më në fund në vitin 1986, dhe u dënua me disa dënime të njëpasnjëshme me burgim të përjetshëm dhe vdiq në burg në vitin 2006.

10 Of Deadliest Mafia Hitmen In History

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga