
Dhjetë vrasësit më të tmerrshëm të krimit të organizuar në histori
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel ?Foreign Policy?
Kur dëgjon atë që thonë politikanët perëndimorë, duket sikur demokracitë liberale gjenden në një luftë ekzistenciale kundër forcave të autokracisë, despotizmit dhe diktaturës në mbarë botën. Me këtë situatë përputhet dhe retorika e presidentit amerikan Xho Bajden, dhe synimi i tij për të organizuar Samitin global për Demokracinë.
Bajden dhe politikanët e tjerë perëndimorë që i bëjnë jehonë thirrjeve të tij, janë të saktë në diagnozën e tyre. Rritja e frymës jo liberale, autokracive dhe diktaturave gjithnjë e më agresive nga Pekini në Moskë, po zbehin përpjekjet demokratizuese në terren dhe janë duke kërcënuar rendin liberal.
Por përpjekjet e tyre për të penguar forcimin e mëtejshëm të autokracisë, kanë anashkaluar një aspekt përmes të cilit vetë demokracitë perëndimore u japin mundësi regjimeve të tilla që të lulëzojnë:ato u sigurojnë mjetet përmes të cilave kleptokratët në të gjithë botën fshehin dhe pastrojnë pasuritë e tyre të fituara përmes shkeljes së ligjeve.
Dokumentet e ?Pandora Papers? të sapo publikuara, zbulojnë me detaje rolin jetik që luajnë vendet kryesore perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë në aftësimin e diktatorëve dhe autokratëve, duke lejuar lulëzimin e flukseve të paligjshme transnacionale të parave të gatshme.
Miliarda e miliarda dollarë janë derdhur në këto demokraci nga e gjithë bota, me industritë e shumta perëndimore që nuk janë në gjendje të kontrollojnë nëse pasuria rrjedh apo jo nga thesaret kombëtare të grabitura, nga pasuria e konfiskuar nga pakicat e shtypura, apo nga lloji i korrupsionit elitar që çon në kapjen e shtetit.
Kështu, u zbulua se diktatura në Azerbajxhan ka zhvendosur qindra miliona dollarë në Londër. Nuk ishte hera e parë që Londra – një qytet që duket gjithnjë e më shumë si i ndërtuar kryesisht falë përfitimeve nga pastrimi i parave – e gjeti veten në qendër të këtyre llojeve të flukseve të paligjshme.
Familja sunduese në Azerbajxhan ndoqi një model të konsoliduar:kompanitë anonime off-shore, blerjet anonime të pasurive të patundshme, dhe profesionistët ligjorë britanikë që ndihmojnë në ecurinë e këtij procesi. Po ashtu, pretendohet se kompanitë britanike kanë ndihmuar të dashurën e presidentit rus Vladimir Putin të bëjë një jetë luksoze.
Ndërkohë, Mbreti i Jordanisë Abdullah II-një njeri që ironikisht jep çdo vit një çmim për transparencën, rezulton se ka fshehur shumë pasuri të patundshme në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Edhe ish-diktatori i Kazakistani, Nursulltan Nazarbajev, një pionier i manualit modern të kleptokratëve, i kishte fshehur paratë në llogaritë e ?gruas së tij të tretë jozyrtare? në parajsat fiskale.
Duke folur për Nazarbajev, mendja më shkon tek një nga ish-shkruesit e fjalimeve të tij, askush tjetër përveç ish-kryeministrit britanik Toni Bler, të cilit gjithashtu iu zbuluan pasuritë e fshehura.
Bler mund të mos jetë personi i parë që të vjen në mendje kur mendon për kleptokracinë moderne. Gjithsesi, ish-kryeministri britanik është shndërruar në një mazhordom në shërbim të politikanëve të tjerë perëndimorë që synojnë të përfitojnë sa më shumë nga këto mekanizma kleptokratikë.
Në vend se të veprojë si një forcë kundër këtij fenomeni dhe në dobi të demokratizimit apo transparencën financiare, Bler i ka kaluar vitet e tij post-kryeministrore duke fituar jo pak para për të promovuar regjimet e Kazakistanit, Azerbajxhanit dhe Serbisë, në mesin e një game të tërë autokracish të tjera.
Prandaj, nuk ishte shumë e habitshme që?Pandora Papers?, zbuloi se Bler ishte përfshirë në një operacion të fshehjes së të ardhurave me lidhje direkte me drejtuesit e diktaturës së Bahreinit. Por ndoshta nuk është e drejtë të shigjetojmë vetëm Blerin.
Tek e fundit, ai është angazhuar së bashku me shumë ish-udhëheqës të tjerë demokratikë,duke braktisur përpjekjet demokratizuese dhe duke u fokusuar më shumë tek pagesat e majme që marrin nga kleptokratët e lindjes. Ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder është bërë një nga promovuesit më të mëdhenj të Putinit në Perëndim.
Ndërkohë ish-kancelari austriak Alfred Gysenbauer, ish-kryeministri italian Romano Prodi, dhe ish-presidenti polak Aleksander Kvashnjevski, kanë marrë gjithashtu fonde gjoja për të këshilluar diktatorët në rritje. Pra sërish, udhëheqësit demokratikë kanë hequr dorë nga çdo pretendim për të punuar në shërbim të interesave më të mira të Perëndimit, për demokracinë.
Përkundrazi, ata kanë krijuar një grupim të tërë të ish-udhëheqësve perëndimorë, që e kanë mendjen vetëm tek xhepat e këtyre figurave kleptokratike, dhe kjo në një kohë kur të njëjtat figura përdorin dhe abuzojnë për nevojat e tyre me mekanizmat lehtësues që i ka vënë në dispozicion Perëndimi.
Nga ana tjetër, edhe kur Perëndimi gjen guximin për t?i goditur këta despotë, le të themi përmes programeve të sanksioneve që synojnë të bllokojnë dhe shkatërrojnë rrjetet e tyre financiare,mekanizmat e parajsave fiskale u japin atyre mundësinë që t?i shmangin këto sanksione.
Ato i lejojnë figura të tilla të shmangin hetimet, të pengojnë çdo përpjekje për rikthimin e pasurive të grabitura, dhe të shijojnë frytet e sundimit të tyre brutale dhe pasi rrëzohen nga pushteti.?Princat e kuq? në Kinë dhe oligarkët në Rusi, biznesmenët pro-regjimit në Venezuelë dhe zyrtarë që mbështesin qeverinë në Iran, rrjetet e ekstremit të djathtë në Hungari dhe gangstero-politikanët në Azerbajxhan, që të gjithë ata mbështeten tek të njëjtat shërbime, rrjete, të njëjtat mekanizma të parajsave fiskale të ofruara nga Perëndimi.
Ne tashmë e dimë se çfarë duhet bërë. Çelësi është transparenca. Transparencë në lidhje me kompanitë, trustet dhe fondacionet. Transparencë sa i përket pasurive të patundshme, veprave të artit dhe produkteve luksoze.
Të kombinuara me rregullore të reja dhe të shtuara që synojnë të ashtuquajturit mundësues të parajsave fiskale në Perëndim – pra avokatët, kontabilistët, konsulentët etj – transparenca do të ndihmojë në nxjerrjen në dritë të diellit të këtyre rrjeteve financiare sekrete.
Vitet e fundit kemi parë disa përparime, përfshirë lëvizjen e qeverisë britanike që krijoi një regjistër publik të kompanive të caktuara. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po ndërmarrin kohët e fundit hapa për të pastruar sektorët e tyre të kompanive off-shore.
Pjesa tjetër e zgjidhjeve të propozuara më sipër, do të kërkojnë vullnet politik, dhe ndërgjegjësimin se sa qendror mbetet roli i Perëndimit në këtë aspekt.
Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Franca, Gjermania dhe Balltiku:Të gjitha janë shtylla të ekonomisë së parajsave fiskale. Që të gjitha janë përdorur dhe abuzuar nga kleptokratët e botës. Dhe nuk ka asnjë arsye të mendohet se kjo do të përfundojë me zbulimet e fundit të?Pandora Papers?.
Shënim:Casey Michel, është një gazetare investigative, dhe autore e librit të ardhshëm ?Kleptokracia americane:Si SHBA-ja e krijoi skemën më të madhe të pastrimit të parave?.
The Fatal Flaw in the West?s Fight Against Autocracy
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një gru...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozoj...
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e pë...
(Pjesa e parë)Për mijëra vjet, njerëzimi ka krijuar struktur...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Faleminderit Zotit që ke...
Nga Mark T.Mitchell “The American Conservative”Nuk jam vaksi...
Në vitin 1935, kreu i SS-ve nazistë Hajrih Himler krijoi “Ah...
Nga Carl Karlsson “World Crunch”A është kjo Suedia…apo Siçil...
Nga Sojin Lim “The Conversation”Kur presidenti i Koresë së J...
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Mediat raportuan se ...
Nga Jasmine Sherif “Project Syndicate”Covid-19 po e çon botë...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mi...
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mër...
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani ka zbuluar se vrasje...
Një mjek ligjor ka rënë në prangat e policisë me akuzën e ...
Gjykata e Tiranës ka dënuar me rreth 8 vite burg (përk...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kusht...
Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasë...
Moti do të jetë me kthjellime në zonën veriperëndimore dhe...
Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë e nisën ...
Industria e armëve duhet të rrisë prodhimin, pasi për shka...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dek...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me t...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë në kursin e këmb...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 4 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.6...
Numri i të rinjve që u drejtuan zyrave të punës erdhi ...