
Kërcet arma në Rrëshen/ Vritet një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku mësohet ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku mësohet ...
Nga Heba Gowayed ?Al Jazeera?
Më 22 shtator, teksa ishte duke zbritur nga trageti në portin e zhurmshëm të ishullit të Lesbosit në Greqi, u ndalova nga një oficer policie. ?Mos u shqetësoni, është vetëm një kontroll për arsye sigurie!?- tha ai, duke më bërë shenjë që ta ndiqja, dhe duke këmbëngulur që të vinte me ne edhe mikesha ime.
Ne u drejtuam drejt një makine ngjyrë bezhë në fund të portit, ku unë, një grua arabe, bashku me shoqen time të bardhë gjermane, u bashkuam me një burrë afgan, dhe një burrë tjetër me ngjyrë. Sendet personale të këtij të fundit u shpërndanë në tavolinë, teksa oficeri e mori në pyetje për secilin objekt që kishte me vete.
Karta e tij e qëndrimit, e identifikoi atë si një kërkues azili. Pastaj oficeri i policisë e goditi me forcë në secilën nga këmbët e tij. Një oficere policie, i kontrolloi me imtësi sendet e mia personale, ndërsa një polic, mbante në dorë pasaportën time amerikane, duke më pyetur disa herë nëse isha gazetare.
?Po jua përsërit për herë të tretë, jam një profesoreshë në një universitet amerikan?- i thashë. Ai u afrua drejt meje në mënyrë agresive, duke më bërtitur:?Askujt nuk i plas për atë që bëni ju atje!?. Profilizimi racor në kufirin jugor të Bashkimit Evropian ishte qartazi i përhapur.
Në javët në vijim në ishujt Lesbos dhe Samos, si dhe në kryeqytetin, Athinë, unë takova azilkërkues nga vende të ndryshme, nga Afganistani në Siri, dhe nga Republika Demokratike e Kongos tek Eritrea. Që të gjithë më rrëfyen historitë e tyre traumatike të përpjekjes për të arritur në brigjet evropiane, me synim kërkimin e mbrojtjes dhe sigurisë, një e drejtë e garantuar sipas ligjit ndërkombëtar.
E megjithatë, ata ishin trajtuar si kriminelë dhe shkelës të ligjeve. Ata ishin midis miliona të tjerëve që të dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, degradimit të mjedisit apo persekutimit, janë pjesë e asaj që mediat e quajnë një ?krizë emigrantësh?, një fluks i ?të padëshiruarve?.
Në një përpjekje për të frenuar migracionin, vendet në Hemisferën Verore dhe në kufi me Hemisferën Jugore, përfshirë Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara, po përdorin gjithnjë e më shumë taktika të dhunshme të policisë, përfshirë profilizimin racor, dhunën në kufi, dhe burgosjen e emigrantëve.
Gjithsesi, këto masa të dhunshme kanë pasur efekt në pengimin e ardhjes së njerëzve që nuk kanë ku të shkojnë, dhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi, kjo qasje brutale, çnjerëzore dhe e kushtueshme për ta trajtuar emigracionin, vetëm sa po e përkeqëson problemin e shpërnguljes, dhe shkakton shumë vuajtje dhe vdekje.
Greqia është lavdëruar shpesh se është ?mburoja? e BE-së kundër emigrantëve. Për këtë ajo merr miliarda euro nga BE, për infrastrukturën dixhitale dhe fizike të kufirit. Kufiri tokësor në Evros dhe ai detar, përfshirë atë përgjatë ishujve të Egjeut, Lesbos, Kios dhe Samos, 1 orë udhëtim me barkë nga bregdeti turk, janë në qendër të këtyre përpjekjeve.
Ato janë vendet e praktikës ilegale të dhunës ndaj refugjatëve, ku oficerët grekë të kufirit dhe rojet bregdetare, nën vëzhgimin e Frontex, i kthejnë azilkërkuesit mbrapsht në Turqi. ?Mare Liberum?, një organizatë që gjurmon abuzimet me emigrantët në det të hapur, regjistroi një rekord prej 91 dëbimesh me 2.289 njerëz vetëm gjatë muaji shtator.
Në të gjithë BE-në, praktika të tilla i kanë marrë jetën rreth 2.000 njerëzve. Nga ana tjetër, këto dëbime vetëm sa kanë krijuar një sistem, ku azilkërkuesit detyrohen të ndërmarrin vazhdimisht të njëjtat udhëtime, duke rrezikuar çdo herë jetën e tyre.
Një burrë sirian që takova në një kamp refugjatësh në Athinë, dhe që kishte plagë të dukshme në anën e majtë të trupit, si pasojë e një bombardimi ajror nga regjimi i Bashar Al-Asadit, u detyrua të provonte plot 9 herë për të kaluar kufirin tokësor në Evros.
Ai tha se çdo herë që ai dhe 2 anëtaret femra të familjes së tij, kapeshin në anën greke të kufirit, rojet ua merrnin sendet personale, i burgosnin për disa orë, dhe më pas i kthenin në anën tjetër të kufirit mëngjesin e ditës tjetër.
Gjatë qëndrimit në Greqi unë bisedova me azilkërkuesit afganë dhe ata kongolezë, të cilët gjithashtu ishin detyruar të provonin disa herë të hynin në Greqi nga deti. Ata më thanë se edhe rrjeti i trafikantëve i ishte përshtatur këtij ?normaliteti? të ri. Tarifat e këtyre të fundit janë rritur, dhe tani paratë i paguhen një ndërmjetësi, i cili ua jep vetëm pas një mbërritjeje të suksesshme në destinacion.
Politikat kufitare amerikane, ofrojnë një shembull tjetër se si policimi i kufirit, dhe veçanërisht dëbimet e dhunshme, i përkeqësojnë krizat e zhvendosjes. Kohët e fundit, pamjet e oficerëve të Patrullës Kufitare mbi kalë që fshikullonin me kamxhik emigrantët haitianë, u kritikuan gjerësisht nga opinioni publik.
Por në themel të asaj skene, është dhuna e vazhdueshme e dëbimeve të shpejta. Duke ndjekur shembullin e paraardhësit të tij, presidenti Xho Bajden ka vazhduar ta përdorë Nenin 42 të Ligjit të Shërbimeve të Shëndetit Publik të vitit 1944, që e lejon qeverinë të refuzojë hyrjen e të huajve, të cilët mund të kenë sëmundje ngjitëse.
Sipas kësaj dispozite, të paktën 1 milion njerëzve iu është mohuar e drejta, sipas ligjit ndërkombëtar, për të aplikuar për azil. Në ishullin grek të Samosit, paraburgimet janë kthyer në një burgim të mirrfilltë. Unë fola me njerëz që kishin mbetur atje prej më shumë se 2 vjetësh, qëkur u gjykuan kërkesat e tyre për azil.
Shumica jetonin në kampet-xhungël, në tenda pa ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike. Më 21 shtator, unë pashë së bashku me punonjësit e OJQ-ve dhe gazetarët, sesi ata u zhvendosën me forcë, para syve të policisë grekë, në një qendër kontrolli, që ishte në fakt një burg i mirrfilltë, i rrethuar nga 3 shtresa tela me gjemba, prej nga ku emigrantët nuk mund të largohen pa leje.
Sidoqoftë, as këto politika brutale nuk kanë qenë një pengesë për njerëzit që lëvizin. Në SHBA, Agjencia e Doganave dhe Mbrojtja e Kufirit, kjo e fundit me një buxhet 17.7 miliardë dollarësh, raportoi një rekord prej 213.534 emigrantësh të kapur vetëm në korrik të këtij viti, një shifër që mbeti e përafërt edhe në muajin gusht.
Në Evropë, me lehtësimin e kufizimeve të udhëtimeve për shkak të Covid-19, Frontex raportoi një rritje prej 64 për qind të kalimeve në det në 8 muajt e parë të vitit 2021, krahasuar me vitin e kaluar, me 103.630 njerëz. Këto statistika pasqyrojnë dështimin e taktikave të shtrenjta, brutale të policimit kufitar.
Është e qartë, se për emigrantët dhe refugjatët, ajo drejt të cilës po shkojnë është ende më e mirë sesa ajo nga e cila po ikin; aq sa ata do të rrezikonin edhe përballjet e dhunshme me autoritetet, apo dhe jetën e tyre. Siç kanë argumentuar prej kohësh abolicionistët, policimi përjashton sigurinë e tyre, duke i trajtuar njerëzit si kërcënime dhe jo si qenie njerëzore.
Zgjidhja e vetme për këtë krizë është heqja dorë nga policia dhe kufijtë që ata mbrojnë, dhe investimi tek njerëzit. Kjo nënkupton jo vetëm njohjen e të drejtave ligjore të njerëzve, por edhe të aspiratave të tyre. Do të thotë mbështetje materiale ndaj tyre, qoftë edhe në mënyrë simbolike, si dhe përmes kujdesit shëndetësor, arsimit dhe ndihmës publike.
Kufiri midis veriut dhe jugut global, është shndërruar në një zonë të mbushur me njerëz të lënë në harresë të përhershme, të cilëve u mohohet shansi për një jetë të mirë apo për të dhënë çdo lloj kontributi shoqëror. Në rast se besojmë se jeta e tyre vlen po aq se jona, dhe që ata janë të aftë të bëjnë shumë më shumë sesa presin, atëherë mohimi i mundësive të tyre si njerëz është një krizë morale e rëndë, dhe një humbje e madhe për të gjithë ne.
Shënim: Heba Gowayed është asistente/profesore e sociologjisë në Universitetin e Bostonit, SHBA.
https://www.aljazeera.com/opinions/2021/10/19/the-inhumane-futility-of-border-policing
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”Nga fundi i jetës së tij, ...
Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”Një samit “urgjent” ...
Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e...
Nga Daniel Boffey & Pjotr Sauer “The Guardian”Tregu i gazi...
Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”Ideologjitë e m...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një gru...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozoj...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku mësohet ...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngesit të ...
Një i burgosur ka humbur jetën këtë të hënë. Raportohet s...
17 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në...
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
"Istraga.ba", media boshnjake ka raportuar së fundmi se në...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...