LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja pse prapa krizës energjitike në Evropë qëndron Rusia e Vladimir Putin

14 Tetor 2021, 10:30, Blog CNA
Ja pse prapa krizës energjitike në Evropë qëndron Rusia e

Nga Daniel Boffey & Pjotr ??Sauer ?The Guardian?

Tregu i gazit natyror ka hyrë aktualisht në një territor të panjohur. Luhatjet e çmimit të këtij karburanti më 6 tetor ishin sipas fjalëve të një analisti ?të pashembullta që nga viti kur u liberalizua çmimi i gazit në Evropë?. Me një ndryshim rekord, çmimi i gazit me shumicë në Holandë – një pikë referimi për tregun evropian – u rrit me 30 për qind brenda 3-4 orëve, duke arritur një nivel shumë të lartë.

Këto janë shifra që i tmerrojnë të gjitha qeveritë evropiane sidomos tani që dimri është në prag. Dhe kur?teshtin? Bashkimi Evropian, edhe Britania e Madhe, që është shumë e varur nga importet nga ana tjetër e Kanalit, përjeton gjithashtu një?situatë gripale?.

Kjo mungesë gazi është shkaktuar nga konvergjenca e fakteve të ndryshme në të gjithë botën, ku ekonomi të ndryshme janë të etura për energji, pas ngadalësimit të shkaktuar vitin e kaluar nga pandemia e Covid-19. Prapa kësaj krize qëndron Rusia. Edhe pse furnizon vetëm 1 për qind të gazit që përdor aktualisht Britania, Rusia është furnizuesja më e madhe e Evropës, me rreth 40 për qind të të gjithë gazit që konsumohet në BE. Dhe një rënie e vëllimeve të gazit evropian, shkakton rritjen e çmimeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë.

Nuk ka asnjë dyshim se Rusia e furnizoi Evropën Veriperëndimore me vëllime më të ulëta të gazit këtë verë sesa në vitet para pandemisë. Midis shtatorit dhe tetorit të këtij viti, eksportet ruse të gazit ranë me rreth 17 për qind, sipas Tom Marzek-Manser, i kompanisë së analizës së tregut të energjisë ?Icis Lng?.

Fakti që kompania ruse ?Gazprom? nuk ka rezervuar kapacitete shtesë për gazin që eksporton përmes Ukrainës drejt vendeve evropiane këtë muaj, ka bërë që disa ta akuzojnë Kremlinin se po e nxit vullnetarisht krizën energjitike.

?Ndërsa ka përmbushur teknikisht detyrimet e saj kontraktuale me Perëndimin, Rusia nuk kishte interes që të përfitonte nga kërkesa e lartë për gaz shtesë nga klientët e saj evropianë. Rusia është i vetmi vend që mund të lehtësojë presionin e çmimeve, por ka vendosur të mos e bëjë këtë gjë?-thotë Maria Shagina, studiuese e politikave energjitike në Universitetin e Zyrihut në Zvicër.

Kremlini ka dashur gjithmonë të jetë për Perëndimin një furnizues i besueshëm i gazit natyror. Por zhvillimet e fundit mund të shënojnë një fazë të re në politikën e tij të jashtme. Në fakt, disa analistë besojnë se Kremlini i sheh çmimet rekord të gazit, si një mundësi për ta ndihmuar ?Gazprom? të ushtrojë presion mbi partnerët e saj perëndimorë që të përshpejtojnë miratimin e gazsjellësit të shumë-diskutuar ?Nord stream 2?. Ky i fundit, i cilësuar si një projekt me rëndësi jetike nga Kremlini, pritet që të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Megjithatë ai ka shkaktuar përçarje midis vendeve evropiane, por edhe midis Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Gazsjellësi nuk do të kalojë përmes Ukrainës, duke e privuar atë nga rreth 1 miliardë euro që fitonte nga e drejta e tranzitit.

?Rusia synon që të ndihet në një pozitë fuqie, dhe do të tentojë që t?i përdorë furnizimet e saj si një levë për të përshpejtuar miratimin përfundimtar të ?Nord Stream 2. Moska nuk e kishte përdorur kurrë më parë gazin e saj si një mjet presioni ndaj Evropës Perëndimore?- thekson Shagina.

Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), deklaroi më 6 tetor se ?nëse do të donte?Rusia e ka aftësinë për të lehtësuar krizën e energjisë.

Një analizë e fundit e IEA, pretendon se Moska mund të ketë kapacitet për të rritur me deri në 15 për qind furnizimin me gaz të Evropës.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç e cilësoi Vladimir Putinin si ?personin më me ndikim? në tregun energjitik global. Por zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peshkov, e mohoi ekzistencën e ndonjë komploti. Ai tha se vetë Rusia ka nevojë të garantojë nevojat e brendshme të saj pas të ftohtit ekstrem gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Ishte kancelarja gjermane, Angela Merkel, ajo që i bëri jehonë këtij përgënjeshtrimi. Pavarësisht rritjeve të pashembullt të çmimeve më 6 tetor, ajo që ndodhi më vonë gjatë ditës sugjeron sipas disa analistëve, se perceptimi i plotfuqisë së Vladimir Putinit është i ekzagjeruar.

?Ne po shqyrtojmë një rritje të mundshme të ofertës në treg. Por duhet të veprojmë me kujdes. Duhet të bisedojmë dhe të biem dakord me ?Gazprom?- deklaroi Putin, në një koment që shkaktoi menjëherë një rënie të çmimit në krahasim me fillimin e asaj dite.

Pasditen e 6 tetorit pati një rritje të konsiderueshme të furnizimit me gaz nga Rusia përmes Polonisë dhe Ukrainës. ?Flukset e furnizimit ishin më të larta se një ditë më parë. Pati një ndryshim të menjëhershëm të ritmit?- thotë Marzek-Manser, duke shtuar se sipas disa ekspertëve?kjo tendencë mund të konfirmohet në ditët dhe javët në vazhdim?.

?Gazprom? synon që të arrijë magazinimin e 72.6 miliardë metrave kub gaz deri në fillim të nëntorit për nevojat e brendshme. Pas asaj date, Rusia duhet të ketë më shumë gaz në dispozicion për eksport. Shumica e analistëve nuk shohin ndonjë fitim të rëndësishëm nga ?Nord Stream 2? këtë vit, edhe nëse sigurohet miratimi i tij, pasi infrastruktura ka të ngjarë të funksionojë me vetëm 10 për qind të kapacitetit të saj.

Nëse do të ketë një rrugëdalje apo jo nga kjo krizë, kjo do të bëhet më e qartë më 18 tetor, data në të cilën do të rezervohet kapaciteti i transportit përmes Ukrainës dhe Polonisë. Sipas Jakob Kirkegard, bashkëpunëtor në qendrën studimore të Fondit Marshall Gjerman, këto zhvillime tregojnë se Putini nuk po vepron nga pozitat e forcës, por të dobësisë.

?Ai ka nevojë të shesë gaz. Ai ndoshta po luan disi me tregjet evropiane të gazit, por po reagon ndërkohë edhe ndaj dobësisë së vet… Ai nuk ka asnjë interes të imponojë de-karbonizimin e përshpejtuar të ekonomive evropiane?- thekson ai.

https://www.internazionale.it/notizie/daniel-boffey/2021/10/11/russia-gas

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga