
E vërteta e tmerrshme/ Deportimi i hebrenjve para 80 vitesh
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore të Evropës, dhe dhjetëra miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit. Shumë vizitorë bien në dashuri me qytetin, dhe zgjedhin ta bëjnë atë vendbanimin e tyre të përhershëm, një vendim që shkaktoi një problem mjaft shqetësues përgjatë shekujve XVII-XVIII.
Kjo pasi nga mesi i viteve 1700, popullsia po rritej me një ritëm kaq të shpejtë, saqë varrezat e qytetit nuk kishin më vende për varret e reja. Varret ishin aq të tejmbushura, sa nisën të zbuloheshin edhe mbetjet njerëzore. Kjo shkaktoi një problem serioz të shëndetit publik, pasi banorët nisën të ankoheshin për erën e keqe që vinte nga varrezat.
Në këto kushte në vitin 1763, Mbreti Luigji XV dekretoi ndalimin e të gjitha varrimeve brenda Parisit. Ndërkohë një dekadë më vonë u vendos që të gjitha varrezat brenda kufijve të qytetit të zhvendoseshin në guroret gëlqerore në periferinë e tij. Këto tunele ishin gërmuar shekuj më parë për të ndërtuar Parisin.
Kockat nisën të zhvendosen në katakombe
Përgatitja për t?i përshtatur tunelet për destinacionin e tyre të ri filloi që në vitet 1770. Plani ishte përdorimi i ish-gurores Tomb-Izua nën pllajën Montruzh, për shkak të qasjes së lehtë në to. Gurorja ishte funksionale deri gjatë shekullit XV-të, pas së cilit u braktis.
Nevoja për vende të reja varrimi u ngrit me urgjencë, pasi u shemb bodrumi i një ndërtese pranë varrezave ?Les Innocents? (Të Pafajshmit), duke ekspozuar eshtrat e parizianëve të vdekur. Katakombet u përfunduan me shpejtësi, dhe duke nisur që nga viti 1786, gjatë natës nisë të transportohen vagonë ?të mbuluar me mbetjet e mijëra njerëzve të varrosur në ?Les Innocents?.
Ajo fazë zgjati plot 2 vjet. Mbetjet e të vdekurve u transportuan gjithashtu nga Notrë-Dam-des-Blank-Manto, Varrezat e Madelenës, Shën Etieni dhe Varrezat Erranki. Në total, midis 6-7 milion mbetje njerëzore u transportuan në Katakombet, më të vjetrat prej të cilave datojnë që në epokën Merovingiane, ose rreth 1.200 vjet më parë. Duke filluar që gjatë Revolucionit Francez, ata që vdiqën në Paris u varrosën pikërisht në Katakombe. Kjo praktikë vazhdoi deri në vitin 1860.
Rindërtimi i katakombeve
Në vitin 1809, Katakombet e Parisit u hapën për publikun vetëm nëpërmjet prenotimeve paraprake. Një vit më vonë, Luis dë Turi, drejtor i Shërbimit të Inspektimit të Minierave
në Paris, urdhëroi që të bëhen disa rinovime për t?i kthyer Katakombet në një mauzoleum.
Rikonstruksioni përfshinte grumbullimin e kafkave dhe kockave të femurit, si dhe shtimin e dekorimeve që gjenden zakonisht në varreza. Dë Turi shfrytëzoi për këtë rast kuriozitetin e sëmurë të publikut ndaj këtij vendi.
Ai shtoi aty disa tabela dhe harqe, të cilat mbanin mbishkrime paralajmëruese ogurzeza. Po ashtu ai urdhëroi vendosjen e pllakave të ndryshme prej guri, të cilat përmbanin komente në lidhje me eshtrat e të ndjerit.
Për të garantuar sigurinë e vizitorëve, ai urdhëroi që Katakombet të visheshin me mure, duke u ndarë nga pjesa tjetër e rrjetit të tuneleve me një sipërfaqe prej 800 hektarësh. Ndryshimet përfundimtare të bëra ishin në fakt shtesa të Katakombeve. E para ishte një dhomë kushtuar mineraleve të ndryshme të gjetura në nëntokën e Parisit, ndërsa dhoma e dytë tregonte deformime skeletore të zbuluara gjatë ndërtimit dhe rinovimit. Katakombet u hapën zyrtarisht për publikun në vitin 1874, pasi përfunduan të gjitha projektet rinovuese.
Vendi, një sit turistik tërheqës edhe në ditët e sotme
Një nga aspektet më interesante të Katakombeve është përdorimi i tyre nga anëtarët e Rezistencës Franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata i përdorën shpesh tunelet nën qytetin e Parisit, ku dhe vendosën aty selinë qendrore, nga ku koloneli Rol-Tangi udhëhoqi kryengritjen për çlirimin e kryeqytetit nga nazistët në qershor 1944.
Aktualisht, Katakombet janë ndër atraksionet turistike më të njohura në Paris, dhe vizitohen mesatarisht nga më shumë se 500.000 vizitorë në vit. Shumë turistë shprehen të magjepsur nga ndërtimi i tij, ndërsa të tjerët tërhiqen nga historia e tij unike.
Këtu përfshihet edhe fakti se dikur atje poshtë ka pasur edhe kishte një kinema funksionale.
Ndërkohë ka shumë njerëz që i vizitojnë Katakombet, pasi janë të pasionuar pas dukurive paranormale, të tërhequr nga legjendat e shumta që kanë lindur gjatë shekujve mbi këtë vend shumë të veçantë. Njëra prej tyre flet për zëra të ndryshëm, që i joshin turistët të futen gjithnjë e më thellë në Katakombe derisa të humbasin rrugën.
https://www.thevintagenews.com/2021/10/14/catacombs-of-paris/
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”Nga fundi i jetës së tij, ...
Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”Një samit “urgjent” ...
Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e...
Nga Daniel Boffey & Pjotr Sauer “The Guardian”Tregu i gazi...
Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”Ideologjitë e m...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një gru...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozoj...
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e pë...
(Pjesa e parë)Për mijëra vjet, njerëzimi ka krijuar struktur...
Carlo Bollino, botuesi italian që ka disa media në Shq...
Afera e inceneratorit të Tiranës sa vjen dhe thellohet. Nd...
Një vajzë në restorant i ka bërë presion dikujt në telefon...
Disa herë emisioni “Stop” ka trajtuar problematika, që lid...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një vatër zjarri është përhapur ditën e Vlorë në Kuzum Bab...
Dy turistë nga Anglia, të cilët kryenin veprimtarinë k...
Policia ka marrë informacione për një konflikt për motive ...
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një ...
Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas...
Prezenca prej disa ditësh e masave ajore me origjinë Oqean...
Gjatë vizitës që zhvilluan sot në katedralen e Shën Shtjef...
Shqiptarët po ikin gjithmonë e më shumë dhe pjesa më e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunë...
James Rubin, koordinatori i Qendrës për Angazhim Globa...
Prokurorët amerikanë bënë publike aktpadinë prej 37 pikash...
Udhëheqës të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë thanë sot se ...
Është mbajtur sot paraqitja e parë publike e Fjalorit të m...
Sot në Shqipëri nuk ka asnjë shans të gjesh gjurmë nga Kom...
Media prestigjoze “National Geographic” ka promovuar Shqip...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Mungesa e një ndërlidhjeje të mirë të transportit publik n...
Sot, më 9 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 97.8 le...
Sot, më 8 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 98.8 le...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur për Euro...