
Katakombet e Parisit/ Banesa e fundit për miliona parizianë
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
?The Economist?
Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edhe Covid-19 po shkon drejt kësaj rruge, por nuk do të zhduket tërësisht. Përkundrazi, gradualisht ai do të bëhet endemik. Në këtë gjendje, duke qarkulluar dhe pësuar mutacione nga viti në vit, koronavirusi do të mbetet një kërcënim vetëm për të moshuarit dhe të sëmurët.
Por, pasi të bëhet endemik, ai nuk ka shumë gjasa që të vrasë në shkallën monstruoze të 20 muajve të fundit. Në atë moment Covid-19 do të jetë një armik i njohur, i menaxhueshëm, ashtu si gripi i zakonshëm. Edhe pse destinacioni është i ditur, rruga drejt endemicitetit nuk është e sigurt.
Dallimi midis një udhëtimi të planifikuar mirë dhe atij kaotik, mund të jetë në miliona jetë. Prandaj fundi i kësaj pandemie është shansi i fundit që kanë qeveritë për të treguar se kanë mësuar nga gabimet që kanë bërë në fillimin e saj.
Ndërsa pandemia po zbehet, rastet e regjistruara dhe vdekjet javore kanë rënë në nivel global, përfshirë ato në SHBA që nga fundi i muajit gusht. Britania e Madhe është një vend ku rastet janë të larta dhe në rritje, por ajo ka pasur një fushatë të suksesshme vaksinimi.
Për shkak se 93 për qind e britanikëve kanë antitrupa, afro 250.000 raste në javë po shkaktojnë vetëm qindra në vend të mijëra të vdekurve. Kjo është rruga drejt endemicitetit. Askush nuk e di se sa njerëz në mbarë botën gëzojnë një mbrojtje të tillë, por ne mund të bëjmë një supozim shumë të përafërt. Rreth 3.8 miliardë njerëz kanë marrë deri tani të paktën një dozë të vaksinave anti-Covid. ?The Economist? vlerëson se gjatë pandemisë vdekjet e tepërta janë midis 10-19 milionë, me një vlerësim qëndror prej 16.2 milionë. Duke bërë disa llogaritje të thjeshta, dhe duke përdorur supozimet në lidhje me përqindjen e infeksioneve fatale, kjo sugjeron se 1.4-3.6 miliardë njerëz janë prekur tashmë nga kjo sëmundje, duke e kaluar me 6-15 herë numrin zyrtar.
Këto të dhëna kanë sigurisht mbivendosje, pasi shumë njerëz janë vaksinuar dhe infektuar. Numri i madh i njerëzve me imunitet, e bën më pak të rrezikshëm Covid-19. Por për t?i dhënë fund pandemisë, bota ka të ngjarë të përballet me disa sprova.
E pra është vala e infeksioneve të dimrit në Hemisferën Veriore. Covid-19përhapet me shumë kur njerëzit kalojnë më tepër kohë në ambientet e mbyllura. Nëse numri i rasteve nis të mbingarkojë spitalet, qeveritë do të duhet të ndërhyjnë.
Një linjë mbrojtëse janë edhe trajtimet, përfshirë ilaçet e reja premtuese antivirale si molnupiravir, që nëse administrohet në kohë i përgjysmon përqindjet e formave të rënda të sëmundjes, por që është ende në pritje të miratimit nga entet rregullatore.
Një linjë tjetër mbrojtëse janë masa të tilla si mbajtja e maskave, mbrojtja e shtëpive të kujdesit për të moshuarit, dhe mbyllja e pikave të nxehta të infektimit, si klubet dhe baret. Çështja është nëse qeveritë kanë mësuar të veprojnë menjëherë, apo në mënyrë proporcionale.
Testi i dytë është mutacioni. Marrja e mostrave gjenetike të infeksioneve, shërben si një paralajmërim i hershëm nëse do të ndryshojë varianti Delta. Por pjesët më të varfra, dhe të pa vaksinuara të botës nuk janë ende nën mbikëqyrje. Një variant i ri, mund të kërkojë ridizenjimin e vaksinave ekzistuese.
Dhe kjo është shumë më e lehtë sesa të fillohet nga e para. Por nga ana tjetër do të kërkonte prodhimin dhe miratimin e vaksinave të reja, dhe ndoshta zhdukjen e rezervave me ato të vjetra. Kjo gjë mund të shkaktojë një përsëritje të garës së ashpër midis vendeve se kush do të furnizohet i pari.
Por testi më i madh është si të mbroni miliarda njerëz pa asnjë imunitet. Reagimi i Kinës është zhdukja e virusit nëpërmjet karantinave dhe bllokimeve të ashpra dhe të kushtueshme. Kjo i jep kohë për vaksinimin dhe grumbullimin e barnave.
Partia Komuniste e ka përdorur numrin e vogël të rasteve në vend si një dëshmi se sistemi i saj është më i mirë se demokracia. Ndaj braktisja e strategjisë së saj ?Zero Covid? është politikisht e vështirë. Gjithsesi, siç e kanë pranuar tashmë vendet me një qasje të ngjashme si Zelanda, koronavirusi nuk po largohet.
Ndaj një ditë Kina do të duhet të heqë dorë nga kjo strategji. Tek e fundit, njerëzit do të fitojnë imunitet ndaj koronavirusit, ose përmes infeksionit ose me anë të vaksinimit. Për shkak se vaksinimi është shumë më i sigurt, qeveritë duhet që të kryejnë sa më shumë vaksinime. Sipas kompanisë së të dhënave ?Airfinity?, 11.3 miliardë doza vaksine duhet të prodhohen para fundit të këtij viti, dhe 25 miliardë deri në qershor 2022.
Nëse është kështu, shumë shpejt furnizimi global nuk do të ketë më kufizime. Jo të gjitha vaksinat janë njëlloj efektive, por të gjitha ato janë shumë më të mira sesa infektimi me Covid-19. Kërkesa e madhe për vaksina, do të thotë se tashmë eksportuesit duhet të dërgojnë doza me shumicë.
Por shumë vende po i ndalin furnizimet për t?iu dhënë më të brishtëve dozën e tretë apo për të vaksinuar fëmijët, të cilët kanë një rrezik shumë të ulët për të vdekur nga Covid-19. Doza të bollshme të vaksinave janë premtuar për vitin e ardhshëm, por ato janë të nevojshme tani.
Pengesat e fundit për vaksinimin, do të jenë hezitimi dhe kapaciteti i sistemit shëndetësor lokal. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv, sipas të cilit 40 për qind e popullatës së çdo vendi duhet të jetë e vaksinuar deri në fund të këtij viti.
Një samit global mbi vaksinat, vendosi një objektiv prej 70 për qind deri në shtatorin e vitit 2022. Por vende të ndryshme, kanë nevoja të ndryshme për vaksina në varësi të demografisë së tyre, aftësisë së tyre për të administruar vaksinat,dhe kërcënimit nga Covid-19, në krahasim me sëmundjet e tjera si malaria dhe fruthi.
Por këto objektiva të mëdha, rrezikojnë t?i kthejnë në dështime edhe prioritetet e arsyeshme. Sfidat përpara janë shumë të mëdha. A do t?i përballojnë qeveritë ato? Ja ku është edhe testi
i fundit. Ndërsa pandemia e Covid-19 nis të zbehet, vendet e pasura mund të fillojnë ta humbasin interesin për koronavirusin. Dhe sëmundja rrezikon të bëhet një vrasëse e vendeve të varfra, si shumë nga sëmundjet e tjera.
https://www.economist.com/leaders/2021/10/16/millions-of-lives-depend-on-how-the-pandemic-ends
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”Nga fundi i jetës së tij, ...
Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”Një samit “urgjent” ...
Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e...
Nga Daniel Boffey & Pjotr Sauer “The Guardian”Tregu i gazi...
Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”Ideologjitë e m...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Persona të maskuar me uniformë me shkopinj drejtojnë një gru...
Me ndihmën e algoritmeve studiuesit kanë arritur të kompozoj...
(Pjesa e dytë)I hapur në vitin 1994 pas 6 vitesh punime, Tun...
Vjeshta ka mbërritur tashmë, dhe kjo do të thotë veshje e pë...
Një tjetër denoncim është bërë në lidhje me kompaninë ajro...
Sot, Policia e Korçës bëri me dije se kishte arrestuar...
“Stop” ka shkuar në Kombinat pasi Ilda Rryçko, 18 vjeç, në...
Vasil Ilia, tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
5511 punonjës policie kanë qenë në terren 24 orë, me qëlli...
Një plagosje me mjet prerëska ndodhur mbrëmjen e sotme në Ti...
Disa banorë të fshatit Gjoricë të Bulqizës janë paraqi...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotm...
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzha...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shko...
Gjatë një interviste për "BBC", i dërguari i Shteteve ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka thënë të die...
Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprur...
Pas tensioneve në veri të Kosovës, i dërguari i Posaçëm i BE...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Përveç rritjes së pagave, punonjësit e admistratës publike d...
Sot, më 2 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 101...
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahima...
Sot, më 1 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 102 lek...