Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nga Jules Howard ?Science Focus?
Lajme të mira! Nëpërmjet vaksinave, dietave të shëndetshme, dhe një sasie të madhe inovacionesh mjekësore, jetëgjatësia e njerëzve, është thuajse dyfishuar gjatë shekullit të kaluar, nga një mesatare prej 35 vjetësh në vitin 1900, në një mesatare prej më shumë se 70 vitesh sot.
Por, prisni pak?a doni më shumë sesa kaq? Kjo është ndoshta e kuptueshme, dhe nuk jeni të vetëm në dëshirën për ta zgjatur pak më tej jetën tuaj. Në fakt, ky ideal i përhershëm, i ndjekur shpesh edhe nga kompanitë e teknologjisë në Silicon Valley, i imagjinon 90 vjeçarët që ngjitin me vrap shkallët, dhe 12 vjeçarët me trurin e freskët si të një fëmije. Po ashtu këto kompani, parashikojnë një të ardhme ku truri i njeriut i pajisur me një USB dhe i konservuar në kavanoza, do të jetojë për aq gjatë sa të shohë edhe zhdukjen e Diellit.
E vërteta është se një ditë ide të tilla, mund të jenë po aq të vjetruara sa koncepti mitik i eliksirit të jetës. Në përgjithësi qelizat nuk janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të ekzistojnë për një kohë shumë të gjatë. Trupat e kafshëve (dhe gjenet që banojnë në to), janë ndërtuar për t?u riprodhuar.
Evolucioni do të favorizojë gjithmonë vdekjen, pasi trupat që sillen rreth e qark për një kohë të gjatë pa u shumuar, do të gllabërohen nga grabitqarët, mposhten nga konkurrentët, apo do të jenë viktima të një shiu të pafundmë të rrezatimit vdekjeprurës të Diellit.
Në këtë mënyrë, deri në një farë mase, plakja është në ADN-në tonë. Kjo kontratë evolucionare që kemi me vdekjen, nënkupton që edhe sikur të kishim mundësi të zhduknim të gjitha sëmundjet njerëzore, kur të mbushnin 100 vjet jetë, trupat tanë do të fillonin të shfaqin të njëjtën brishtësi.
Dhe këtë e konfirmon edhe një studim i fundit i botuar në revistën ?Nature? në maj të këtij viti. Bazuar në të dhënat e 500.000 vullnetarëve nga Rusia, SHBA dhe Britania e Madhe, shkencëtarët vlerësojnë se trupi i njeriut nuk mund të përballojë më shumë se 120 vjet jetë, dhe sigurisht jo më shumë se sa 150 vjet.
A mund të na japin kafshë të tjera disa sekrete mbi jetëgjatësinë? Sipas shumë shkencëtarëve përgjigjja është po. Ndër speciet që kanë një plakje të pazakontë në botën natyrore janë karavidhet, të cilat kanë evoluar një enzimë që mbron skajet e fijeve të ADN-së, copëzat që dëmtohen më lehtë gjatë shumimit; krimbat e rrumbullakët, të cilët duket se kanë diçka të ngjashme me një mjedis plakjeje me lëvizje të ngadaltë; dhe minjtë pa qime, të cilët duket
se janë të aftë të kufizojnë dëmtimin e shkaktuar nga atomet problematike të oksigjenit, të njohur si radikalet e lira, dhe që zakonisht mashtrojnë qelizat e kafshëve dhe shkatërrojnë ADN-në e tyre (ndërsa shumica e brejtësve jetojnë 2-3 vjet, miu lakuriq arrin të jetojë deri në 30 vjet).
A mund të ?vjedhim? një ditë kodet e tyre të ADN-së, dhe t?i përdorim ato kundër plakjes në gjenomin tonë? E vërteta është se kjo është e mundur. Mund të mos jetë e mundur brenda një dekade apo një shekulli. Por është e drejtë të thuhet se një ditë, njerëzit mund të kenë vërtet një jetë shumë më të shëndetshme dhe më të gjatë.
Megjithatë, pavarësisht përparimeve shkencore dhe aspiratave, unë ndjej se e njëjta pyetje do të vazhdojë të bëhet, edhe nëse do të kemi sukses në zgjatjen e mëtejshme të jetë sonë. ?Si mund të jetojmë edhe më gjatë?? mund të pyesin brezat e ardhshëm, që mund të jetojnë tashmë deri në 200 vjeç, duke prekur të njëjtën dilemë filozofike, që ka përcaktuar speciet tona për mijëvjeçarë.
Dhe kështu për mua, e gjithë ideja e ?kurimit? të plakjes është diçka e gabuar. Ne mund të përpiqemi gjithashtu të kurojmë fëmijërinë, moshën e mesme ose lindjen. Por gjithmonë do të ketë vdekje. Atëherë gëzojuni faktin, që asnjë brez para tuajit, nuk ka mundur të jetojë një jetë kaq të gjatë. Jeta është e shkurtër, por dikur ishte shumë më e shkurtër. Prandaj përpiquni më tepër që të kuroni frikën tuaj nga vdekja, sesa vetë vdekjen.
https://www.sciencefocus.com/the-human-body/can-we-cure-old-age/
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”Nga fundi i jetës së tij, ...
Nga Nikolla Gjorgjevic “Emerging Europe”Një samit “urgjent” ...
Konstandinopoja, e njohur gjithashtu si Bizanti në Greqinë e...
Nga Daniel Boffey & Pjotr Sauer “The Guardian”Tregu i gazi...
Nga Robert D.Kaplan “The Wall Street Journal”Ideologjitë e m...
Nga Leor Zmigrod “The Conversation”Është një fakt pak i njoh...
Gjatë një beteje kundër rusëve në Luftën e Parë Botërore, us...
(Pjesa e dytë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
Nga Casey Michel “Foreign Policy”Kur dëgjon atë që thonë pol...
(Pjesa e parë)Sot ka shumë filma, libra, madje edhe shfaqje ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...