LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëbimi i 10 ambasadorëve, do ta thellojë hendekun mes Erdogan dhe Perëndimit

28 Tetor 2021, 07:49, Blog CNA

?The Arab Weekly?

Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të dëbuar nga Ankaraja ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe 9 vendeve të tjera perëndimore, për shkak të kërkesës së tyre për lirimin e filantropit Osman Kavala, ka të ngjarë që të krijojë çarjen më të thellë midis Turqisë dhe Perëndimit në 19 vitet e Erdoganit në pushtet.

Kavala, një kontribues në shumë organizata të shoqërisë civile, ndodhet në burg prej 4 vjetësh, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare turke në vitin 2013, si dhe për përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit në vitin 2016.

Ai ka mbetur që nga ajo kohë në paraburgim. Gjyqi ndaj tij vazhdon, teksa Kavala i i mohon akuzat që rëndojnë mbi të. Në një deklaratë të përbashkët të bërë më 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara kërkuan një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Osman Kavalës dhe për ?lirim të menjëhershëm të tij?.

Pas këtij qëndrimi, ambasadorët u thirrën me urgjencë nga ministria e jashtme turke, e cila e etiketoi ?të papërgjegjshme? deklaratën e tyre. ?I dhashë urdhrin e nevojshëm Ministrit tonë të Jashtëm, duke i thënë se çfarë duhet bërë. Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen menjëherë persona non grata (të padëshirueshëm)?- deklaroi Erdogan në një fjalim që mbajti të shtunën në qytetin veriperëndimor Eskisehir.

?Ata duhet ta njohin dhe kuptojnë Turqinë. Dhe ditën që nuk do ta njohin dhe kuptojnë atë, do të largohen nga ky vend ?- tha ai para një turme që brohoriste me entuziazëm. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, shtoi se ishte në dijeni të raporteve dhe po kërkonte të dhëna më të detajuara nga Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Erdogan ka konfirmuar më herët se ka në plan të takohet me presidentin amerikan Xho Bajden në një samit të ekonomive kryesore të Grupit të 20 (G20) që do të mbahet në Romë fundjavën e ardhshme.

Një burim diplomatik tha se de-përshkallëzimi i situatë është i mundur, duke qenë se Turqia e ka bërë tashmë shumë të qartë qëndrimin e saj, dhe duke pasur parasysh pasojat e mundshme diplomatike nga një lëvizje e tillë përpara samitit të G20, dhe samitit të klimës së OKB-së në Glasgou të Skocisë, që nis punimet në fund të këtij muaji.

?Ambasadave nuk është dhënë asnjë udhëzim se si të veprojnë?s- theksoi burimi, duke shtuar se ka të ngjarë që të hënën të merret një vendim mbi këtë çështje në mbledhjen e radhës së qeverisë turke. Ndërkohë edhe Norvegjia tha se ambasada e saj nuk kishte marrë asnjë njoftim nga autoritetet turke.

?Ambasadori ynë nuk ka bërë asgjë që të sjellë një dëbim?- tha zëdhënësi kryesor i ministrisë, Trude Maseide, duke shtuar se Turqia ka dijeni të plotë mbi pikëpamjet e Norvegjisë. ?Ne do të vazhdojmë t?i bëjmë thirrje Turqisë që të respektojë standardet demokratike dhe sundimin e ligjit, për të cilin ky vend është angazhuar sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut?- thotë Maseide.

Ministria e Jashtme e Zelandës së Re, tha të dielën se nuk do të komentonte derisa të dëgjonte ?ndonjë gjë zyrtarisht dhe përmes kanaleve zyrtare?, duke shtuar në një deklaratë të shpërndarë me e-mail se ?Zelanda e Re i vlerëson marrëdhëniet e saj me Turqinë?.

Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar lidhur me akuzat për organizimin e protestave që degraduan në dhunë në vitin 2013 në Turqi. Por vendimi u rrëzua këtë vit, dhe u kombinua me akuzat në lidhje me tentativën për grushtin e shtetit të vitit 2016.

Grupimet e të drejtave të njeriut, thonë se rasti i tij është simbol i goditjes ndaj disidencës nga ana e presidentit Erdogan. Gjashtë nga vendet e përfshira janë anëtarë të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, shkroi në Tëitter:?Dëbimi i 10 ambasadorëve, është një shenjë e një zhvendosjeje të qeverisë turke drejt autoritarizmit. Ne nuk do të frikësohemi. Liri për Osman Kavalën!?.

Ministri i Jashtëm danez, Jepe Kofod, tha se ministria e tij nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar, por ishte në kontakt me miqtë dhe aleatët e saj. ?Ne do të vazhdojmë të ruajmë vlerat dhe parimet tona të përbashkëta, të cilat shprehen edhe në deklaratën tonë të përbashkët?- tha ai në një deklaratë.

Ndërkohë një burim në Ministrinë e Jashtme gjermane, tha gjithashtu se 10 vendet po konsultoheshin me njëri-tjetrin, se si do të reagojnë ndaj kësaj lëvizjeje. Osman Kavala deklaroi të premten se nuk do të merrte më pjesë në gjyqin e tij, pasi pas komenteve të fundit nga Erdogan, është praktikisht i pamundur zhvillimi i një gjyqi të drejtë.

Erdogan deklaroi të enjten se ambasadorët në fjalë, nuk do të guxonin kurrsesi të lironin ?banditë, vrasës dhe terroristë? në vendet e tyre. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut bëri thirrje 2 vjet më parë për lirimin e menjëhershëm të Kavalës, duke thënë se nuk kishte dyshime të arsyeshme se ai kishte kryer një vepër penale, dhe duke theksuar se paraburgimi i tij synonte që t?i mbyllte gojën.

Ajo lëshoi ??një deklaratë të ngjashëm këtë vit mbi rastin e Selahatin Demirtash, ish-kreut të Partisë Demokratike të Popullit (HDP), pro-kurde, që mbahet në burg prej gati 5 vjetësh. Këshilli i Evropës, që mbikëqyr zbatimin e vendimeve të KEDNJ -së, ka deklaruar se nëse nuk lirohet Kavala do të fillojë marrjen e masave kundër Turqisë. Seanca e radhës për gjyqin ndaj Kavala është më 26 nëntor.

https://thearabweekly.com/erdogans-decision-expel-ten-foreign-envoys-likely-widen-rift-west

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

17:18 Blog

Ora më idiote

“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...

Lajmet e fundit nga