
Fshehja e Covid-19 nga Kina solli kosto të tmerrshme/ SHBA dhe bota të kërkojnë kompensim financiar nga Pekini
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Allison Futterman ?Discover Magazine?
Imagjinoni të zgjoheni nga gjumi, të hapni sytë, dhe të kuptoni se nuk mund të lëvizni apo flisni. Në atë moment jeni të dominuar nga ndjesia e tmerrshme e të qenit të paralizuar. Në fakt disa nuk kanë nevojë që ta imagjinojnë, pasi kjo është diçka shumë reale për rreth 8 për qind të popullatës së përgjithshme që vuan kronikisht nga gjendja e njohur si paraliza e gjumit (SP).
Kjo përfshin një grup çrregullimesh shqetësuese të lidhura me gjumin, të quajtur parasomnias. Këto ngjarje alarmante mund të ndodhin ose kur jeni duke fjetur (hipnogjik) ose kur zgjoheni (hipnopompik), duke i bërë zakonisht njerëzit të paaftë për të lëvizur apo për të folur.
Episodet mund të zgjasin deri në disa minuta. Një pjesë e asaj që e bën kaq të frikshme paralizën e gjumit,është se njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që po ndodh me ta, dhe për më tepër për paaftësinë e tyre për të bërë diçka në lidhje me të. Të dhënat e këtij fenomeni datojnë qindra vjet më parë, e megjithatë arsyet mbeten ende një mister. Kultura të ndryshme besojnë se kjo gjendje shkaktohet nga magjia e zezë, forcat paranormale apo përbindëshat mitikë.
Edhe pse shumë gjëra mbeten të panjohura, mbi këtë dukuri ekzistojnë disa informacione shkencore bazë. Së pari dihet që paraliza e gjumit ndodh gjatë fazës REM të gjumit (pra atë të lëvizjes së shpejtë të syve), që është faza më e thellë e gjumit. Kur jemi në REM, neuronet tona motorike frenohen, duke e paralizuar trupin.
Kjo shërben si një masë mbrojtëse që trupi të mos lëvizë gjatë ëndrrave intensive që ndodhin gjatë kësaj faze të gjumit. Meqë shumica prej nesh zakonisht janë plotësisht në gjumë gjatë kësaj kohe, ne nuk e vëmë re dhe nuk shqetësohemi nga paraliza.
Por një SP gjatë kohës që një person nuk është plotësisht në gjumë, është e frikshme për atë që e përjeton edhe për faktin se nuk është në gjendje që të lëvizë. Kjo çon në panik, pasi nuk funksionojnë as përpjekjet e mëtejshme për të lëvizur. Frymëmarrja e shpejtë dhe e çrregullt mund të ndodhë edhe pa ndonjë shkas gjatë REM, por gjatë SP njerëzit mund të ndihen sikur nuk po marrin dot frymë apo sikur po mbyten.
Studimet tregojnë se 75 për qind rasteve me këtë dukuri përfshijnë haluçinacionet, të cilat kategorizohen në 3 grupime. Haluçinacionet ndërhyrëse ndodhin kur njerëzit mendojnë se në dhomë është një prani paranormale apo një qenie e rrezikshme. Halucinacionet e presionit mbi gjoks, që është vetë-përshkrues, dhe mund të çojë në ndjesinë e mbytjes.
Pastaj janë haluçinacionet vestibulare-motorike (VM) që mund të përfshijnë ndjesitë e daljes jashtë trupit dhe ndjenja të lëvizjes, si fluturimi. Dy të parat lidhen shumë me frikën dhe historikisht ngatërrohen sikur kanë një origjinë mbinatyrore. Gjithsesi, halucinacionet vestibulare-motorike shoqërohen edhe me ndjesi lumturie, si dhe ndjenja erotike.
Shpesh paraliza e gjumit dhe makthet e natës, ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ndërsa të dyja janë parazomni të frikshme, në fakt ato janë dy gjendje të dallueshme nga njëra-tjetra. Gjatë paralizës së gjumit, një person i ka zakonisht sytë hapur, është i qetë dhe nuk lëviz ndërsa po ndodh ky fenomen. Ai ndodh më shpesh afër mëngjesit, dhe një person mund të zgjohet lehtësisht nga kjo gjendje.
Anasjelltas, dikush që përjeton makthe gjatë natës do të bërtasë gjatë ngjarjes. Kjo gjë ndodh zakonisht në pjesën e hershme të gjumit (jo-REM), dhe ku është e vështirë ta zgjosh personin. Megjithëse makthet e natës mund të prekin edhe të rriturit (vetëm pak më shumë se 2 për qind), kjo gjendje është shumë më e përhapur tek fëmijët, dhe shfaqet deri në 56 për qind tek personat e rinj në moshë.
Studimet kanë zbuluar disa gjendje që janë të lidhura me paraliza. Këtu përfshihet historia familjare, stresi dhe trauma, përdorimi i substancave narkotike, narkolepsia, gjumi jo cilësor, çrregullimi i sulmeve të panikut dhe pozicionimi gjatë gjumit (gjumi prapa). Mosha dhe gjinia nuk duket se ndikojnë në gjasat e shfaqjes së këtij fenomeni.
Rrethana të tjera që ndikojnë tek SP janë apnea e gjumit, makthet, ngërçet e këmbëve gjatë natës, çrregullimi bipolar, dhe ndryshimi i orarit të gjumit. Disa ilaçe mund të shkaktojnë parazomni për shkak të ndërhyrjes së tyre në fazën REM të gjumit. Këto përfshijnë SSRI-të, antidepresantët triciklikë, frenuesit e antikolinesterazës, beta-bllokuesit dhe ilaçet e gjumit.
Një studim ka treguar se meditimi dhe relaksimi,ndihmojnë në zvogëlimin e episodeve të paralizës së gjumit. Pjesëmarrësit në të i përdorën teknikat në shtëpi, dhe mbajtën një ditar të përditshëm të simptomave. Në përgjithësi, rezultatet treguan një rënie prej 50 për qind të numrit të ditëve kur ta përjetuan një SP, dhe një rënie me 54 për qind të numrit të përgjithshëm të episodeve.
Edhe halucinacione u reduktuan me 34 për qind. Praktika të tjera që mund të provojnë njerëzit,përfshijnë shmangien e dremitjeve gjatë ditës, bërjen e një dushi me ujë të ngrohtë para gjumit, fjetjen në një dhomë të freskët, fjetjen në njërën anë dhe pasjen e një orari të rregullt të gjumit.
Nëse nuk ndihmojnë këto teknika, mund të jetë e dobishme vizita tek një eksperti çrregullimeve të gjumit, për të përcaktuar nëse dikush ka një çrregullim tjetër të gjumit (siç është apnea) që mund të sjellë edhe këtë problem./CNA.al
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Nga Jules Howard “Science Focus”Lajme të mira! Nëpërmjet vak...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...