
Mes kurtheve të seksit, torturat dhe vrasjet/ Historia e frikshme e shërbimit sekret sovjetik
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Nga Orhan Draga? ?Euractiv?
?Amerika do të bëjë gjithçka, dhe do t?ju ndihmojë në çdo lloj mënyre në përpjekjet tuaja për t?u bërë pjesë e Evropës. Nuk do të ketë asnjë kufi në sasinë e kësaj ndihme?. Këto ishin fjalët e Kolin Pauell drejtuar Serbisë dhe Malit të Zi më 2 prill 2003, 3 javë pas vrasjes së kryeministrit Zoran Xhinxhiç, kur Sekretari i atëhershëm i Shtetit, vizitoi befas Beogradin.
Është koha e duhur për të vlerësuar kontributin e vetë Pauell, apo më në përgjithësi politikën amerikane ndaj Ballkanit. Por sot ka edhe lajme interesante. Aktualisht ka një riorganizim të madh të personelit diplomatik amerikan përgjegjës për këtë rajon.
Ambasadorë të rinj po mbërrijnë në Beograd, Prishtinë, Sarajevë dhe ndoshta në Podgoricë, dhe ata po dërgohen nga Uashingtoni nga kreu i sapoemëruar për Ballkanin në Departamentin e Shtetit, Gabriel Eskobar. Këta pak njerëz kanë më shumë se 100 vjet përvojë të përbashkët në Ballkan.
Ne nuk duhet të themi se Amerika po ?rikthehet në Ballkan?, jo vetëm sepse ky formulim është i vjetëruar, por edhe sepse është i pasaktë. Nëse Amerika nuk do të kishte qenë vërtet në rajon vitet e fundit, Kroacia nuk do të ishte bërë anëtare e BE-së, dheas i gjithë Ballkani Perëndimor, përveç Serbisë dhe Bosnjes, nuk do të ishte sot pjesëtar i NATO-s.
Maqedonia e Veriut do të kishte emrin e saj të vjetër më të shkurtër, por do të ishte ende e izoluar dhe e bllokuar për çdo integrim. Mali i Zi do të tronditej nga konfliktet e brendshme, jo për një vit, por për të paktën një dekadë, dhe Serbia dhe Kosova do të ishin shumë larg çdo dialogu, dhe do të përlesheshin me njëra-tjetrën.
Nuk ka dyshime se ekipi i ri amerikan për Ballkanin, do të ketë detyrën e përshpejtimit të përfundimit të disa punëve ende të papërfunduara. Duke ia lënë ato në të shkuarën Bashkimit Evropian, Amerika u përpoq t?ia linte sigurimin e paqes midis vendeve në periudhën pas konfliktit në rajon mjeshtrit të ?fuqisë së butë?, që ka edhe interesat më të mëdha atje.
Sidoqoftë, mënyra evropiane çoi në një humbje të tepruar të kohës, dhe rrjedhimisht në mjegullimin e një qëllimi, që duhet të kishte mbetur i qartë si kristal deri në përmbushjen përfundimtare të tij, pra që i gjithë Ballkani të integrohej në BE dhe NATO, gjë që është interesi i fshehtë dhe i kahershëm i Amerikës.
Qasja e re amerikane në Ballkan, do të fokusohet kryesisht në zgjidhjen e dy zonave kryesore të krizës, përkatësisht të Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës. Ky do të jetë fokusi i ambasadorëve të rinj Kristofer Hill në Beograd, Majkëll Mërfi në Sarajevë, dhe Xhefri Hovenier në Prishtinë, si dhe kolegut të tyre në Uashington, Gabriel Eskobar.
Ekspertiza e tyre është e jashtëzakonshme, por sigurisht që ajo nuk do të jetë e mjaftueshme për ta çuar punën deri në fund. Që të shënojë përparim, politika e re amerikane, do të duhet të jetë mjaft krijuese dhe autoritare. Po çfarë mund të thotë kjo në praktikë?
Megjithëse secili prej tyre ka individualisht një përvojë personale nga lufta apo nga vitet e pasluftës në Ballkan, nuk duhet të pritet që ekipi i ri diplomatik t?i përmbahet modeleve të vjetra. Kristofer Hill ka qenë dikur në Konferencën e Rambujesë, dhe ka qenë një diplomat i rangut të lartë gjatë Luftës në Kosovës në vitin 1999.
Por ai nuk do ta sjellë Rambujenë në punën e tij të re në Beograd. Interesat e Shteteve të Bashkuara janë të njëjta si dy dekada më parë, por do të ketë mjete të tjera për t’i arritur ato. Është e qartë se misioni i Hill dhe i të tjerëve në Ballkan do të jetë një kombinim i diplomacisë vendimtare, i nxitur nga ndëshkimi i politikanëve vendas dhe lojtarëve kryesorë nga nga sanksionet individuale, si një segment i rëndësishëm i politikës së jashtme të Xho Bajdenit.
Pas Afganistanit, Amerika nuk do të jetë në gjendje që ta etiketojë veten si një ?xhandar botëror?, por në një masë të madhe, ajo luan ende rolin e prokurorit botëror. Megjithatë, pas Afganistanit, do të jetë e vështirë të mbështetet tek NATO në këtë politikë të re.
Mali i Zi është një shembull i mirë që tregon se kohezioni brenda aleancës ishte dobësuar që para tërheqjes nga Afganistani. Sepse ardhja e qeverisë së re në Podgoricë,solli depërtimin e thellë të Rusisë në punët e brendshme të këtij anëtari të NATO-s, ndaj të cilit NATO nuk pati asnjë përgjigje të fortë, përveç deklaratave të herëpashershme të përgjithshme.
Kjo është arsyeja pse kohët e fundit Gabriel Eskobar deklaroi hapur se Shtetet e Bashkuara (pra jo NATO), zotërojnë mekanizma të ndryshëm diplomatikë dhe politikë për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë (por edhe veprimet destruktive të Serbisë) në Malin e Zi, duke përmendur sanksionet individuale dhe izolimin politik.
Me ekipin e saj të ri në Ballkan, Amerika do të veprojë e vetme dhe në emrin e vet, dhe nëse ka nevojë për ndihmë në ndonjë gjë, do ta gjejë atë tek Bashkimi Evropian (si për shembull në negociatat Beograd-Prishtinë), NATO (Mali i Zi) apo tek një aleat perëndimor specifik, si për shembull Gjermania, kur është fjala për Bosnje Hercegovinën. Dhe ndoshta nuk do t’ia lërë ?punën? dikujt tjetër derisa të përfundojë, në kuptimin për të cilin foli dikur Kolin Pauell.
America?s new instrument in the Balkans
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Nga Jules Howard “Science Focus”Lajme të mira! Nëpërmjet vak...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
Nga Jackie Mansky “Smithsonianmag”Nga fundi i jetës së tij, ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” dhe “Lolita” janë dy faqe të vetëquajtura “media...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një konflikt me një të plagosur u regjistrua mbrëmjen e so...
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme zonën e “Komu...
Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi...
Kavaja u përgjak mbrëmjen e sotme nga vrasja e dy personav...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare ...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha...
Polonia dëshiron që BE të përdorë të gjitha mjetet në disp...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se marr...
Qeveria gjermane ka rënë dakord që të dërgojë 12 miliardë ...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...