Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby ?Fox News?
Dështimet e administratës Biden në Afganistan, ato përballë krizës së emigracionit, dhe vështirësitë për të miratuar paketën e shpenzimeve të ndihmës sociale, kërcënojnë të lënë në hije dështimin e saj për ta vënë Pekinin para përgjegjësisë për mashtrimet që bëri në fillim mbi përhapjen e SARS-cov-2 ndaj një bote që nuk dyshonte në asgjë të tillë.
Megjithatë, siç është pranuar gjerësisht, ne po injorojmë në dëmin tonë gabimet e mëdha të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në raport me pandeminë aktuale. Një sjellje më e pjekur, kërkon që Amerika dhe aleatët e saj, të kenë tashmë një sjellje më të ashpër ndaj Pekinit lidhur me këtë çështje.
Fshehja e origjinën së Covid-19, vazhdon edhe sot nga PKK, teksa kostot për amerikanët janë në rritje. Javën e kaluar,SHBA-ja regjistroi mbi 700.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Humbja e besueshmërisë së Amerikës pas dështimit në Afganistan, e rrit urgjencën për një përgjigje amerikane ndaj aktorëve të huaj të këqij, dhe vetë amerikanët duhet ta kërkojnë një të tillë.
Ne nuk kemi nevojë që të ri-zbulojmë të drejtën ndërkombëtare. Parimet e të drejtës ndërkombëtare, kërkojnë që Kina të kompensojë financiarisht shtetet, të cilave u ka bërë padrejtësi. Për më shumë se 40 vjet, Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare i OKB-së, i ka shqyrtuar mosmarrëveshjet ndërkombëtare, bazuar pikërisht mbi këto parime.
Në vitin 2001, Komisioni i regjistroi zotimet e tij në ?Artikujt mbi përgjegjësinë shtetërore për veprimet e këqija në skenën ndërkombëtare?. Me mbështetjen e Kinës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e vlerësoi menjëherë këtë përpjekje. Gjykatat amerikane dhe ato të vendeve të tjera,i kanë cituar qindra herë këto standarde dhe nene.
Për shembull, këto parime ndërkombëtare vënë para përgjegjësisë një shtet, edhe nëse ata Që kanë gabuar janë zyrtarët lokalë. Humbja e besueshmërisë së Amerikës pas dështimit në Afganistan, e shton urgjencën për një përgjigje amerikane ndaj aktorëve të huaj të këqij, dhe amerikanët duhet të kërkojnë një gjë të tillë.
Dështimi i Pekinit për të përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare, dhe për të raportuar menjëherë dhe me ndershmëri mbi rreziqet nga Covid-19, e justifikon mbajtjen e tij si përgjegjës për pandeminë, siç u theksua me të drejtë edhe nga profesori i Shkollës Juridike të Harvardit, Xhejms Kraska.
Përgjegjësia e PKK-së vetëm sa porritet, edhe për shkak të përpjekjeve të saj të vazhdueshme për ta gënjyer botën. Nevoja për ta mbajtur Pekinin përgjegjës për shkeljet e tij ka lindur prej vitesh. Ndërsa mosnjohja nga PKK e përgjegjësive në raport me përhapjen e SARS-CoV-2, vetëm sa e shton atë.
Sa më shumë që rritet fuqia ekonomike dhe ushtarake e PKK në raport me SHBA-së, aq më agresiv dhe i pacipë po bëhet Pekini. Muajt ??e fundit, një botim i diktuar nga PKK e kërcënoi Japoninë me asgjësim nëpërmjet armëve bërthamore.
Në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare, Pekini po përshpejton përpjekjet për të mbytur liritë e qytetarëve të Hong Kongut, po militarizon bazat e saj detare ilegale në Detine Kinës Jugore, dhe po përdor si armë praktika të padrejta për të dominuar tregtinë botërore dhe zinxhirët e furnizimit.
Pandemia ka nxitur përpjekjen e Pekinit, për ta formësuar botën në një mënyrë të tillë që t?i përshtatet represionit autokratik, duke e shpërqendruar Amerikën dhe duke nxitur rritjen ekonomike të Kinës. Tani Pekini i jep hapur prioritet fitimit të aftësisë për të dëmtuar ekonomitë e shteteve të tjera, duke mbetur vetë i paprekshëm.
Për shembull, investimet e mëdha të Kinës sipas modelit tësaj të qarkullimit të dyfishtë, Nismës së Brezit dhe Rrugës, dhe huanit dixhital, rezistent ndaj sanksioneve, e kanë çuar akoma më tej këtë synim shqetësues.
Sekretari i Përgjithshëm i PKK, Xi Jingping, ka deklaruar në mënyrë sfiduese se ata që tentojnë t?i dalin përpara Pekinit në rrugën e tij, do ta pësojnë shumë keq. Deri më tani demokracitë nuk kanë imponuar asnjë kosto për gabimet e PKK, që janë shumë më të mëdha se sa përfitimet që nxjerr Pekini.
Një durim i tillë nuk e ka ngadalësuar qasjen agresive të Xi, madje mund ta ketë nxitur atë akoma më shumë. Duke e njohur Kinën si një shtet me qëllime të këqija, demokracitë nuk duhet të jenë më aq tolerante ndaj gabimeve që nxisin agresionet e saj në rritje.
Keq-menaxhimi nga PKK i situatës me virusin SARS-CoV-2, nuk mund të shpërfillet si diçka dytësore. Kjo pasi u u përhap masivisht kudo, edhe këtu në SHBA, duke e dëmtuar rëndë ekonominë tonë. Deri më sot, PKK i ka sfiduar pa asnjë pasojë hetimet ndërkombëtare mbi praktikat në Vuhan.
Ne nuk duam të shohim një virus tjetër të rrezikshëm që të përhapet nga andej. Masat diplomatike dhe të ligjshme, të marra së bashku me aleatët tanë, kanë shanse të mira që të vendosin deri diku drejtësi mbi atë që ka ndodhur, dhe për të zbutur qasjen aktuale agresive të Xi-ë.
Sipas neneve dhe parimeve të pranuara ndërkombëtarisht të përmendura më lart, shteteve të dëmtuara u lejohet të vendosin kundërmasa, dhe të pezullojnë në mënyrë selektive detyrimet që kanë ndaj shtetit keqbërës, derisa të kompensohen plotësisht prej këtij të fundit.
SHBA-ja dhe aleatët kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të PKK, të përfshirë direkt ose jo në vjedhjen e pronësisë intelektuale. Këto janë masa të drejta, por jo proporcionale me dëmin që ka shkaktuar aktualisht PKK me pandeminë e koronavirusit, dhe nuk kompensojnë viktimat.
Ndaj kërkohen masa më të gjera diplomatike, kundërmasa ndërkombëtare dhe veprime ligjore kundër Pekinit. Për shembull, SHBA-ja duhet t?i japë fund praktikës së saj për t?i garantuar kompanive kineze një trajtim preferencial në tregjet tona të kapitalit.
Pekini dëshiron që Azia dhe pastaj e gjithë bota të bëhet pjesë e hegjemonisë autoritare të Xi-t. PKK do të hakmerret ashpër ndaj çdo mase ndëshkimore. Ajo do të hedhë akuza të pabaza, do të vendosë sanksione ndaj kompanive amerikane. Diplomacia e zgjuar mund t?i zbusë, por jo t?i eliminojë këto kosto.
Por edhe Pekini ka nevojë për ekonominë botërore; dhe hakmarrja e tij do të zbehej nëse demokracitë e tjera do të bëheshin bashkë në këtë kauzë. Ndoshta frika nga hakmarrja e supozuar e Kinës do ta frenojë presidentin Bajden.
Por atëherë, PKK mund të pyesë me të drejtë:Në rast se qindra mijëra të vdekur nuk arritën ta nxisin Amerikën dhe botën të reagojë, atëherë çfarë duhet të ndodhë më shumë sesa kaq? Ne do t?i vuajmë më siguri pasojat e neglizhencës që po tregojmë sot.
Shënim:Lewis Libby, nënkryetar i Institutit Hadson, ku drejton programin mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-s.
https://www.foxnews.com/opinion/china-covid-coverup-accountability-us-pompeo-libby
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Instituti Robert Koch (RKI) paralajmëron mundësinë e fillimi...
Nga Jules Howard “Science Focus”Lajme të mira! Nëpërmjet vak...
Nga Dimitar Bechev “Al Jazeera”A është e nevojshme që Bashki...
Nga Amy Beeman “Grunge”Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt,...
Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”Më 22 shtator, teksa ishte duke...
Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”Është një emër që e mësojnë...
“The Economist”Të gjitha pandemitë përfundojnë një ditë. Edh...
Për shekuj me radhë, Parisi ka qenë një nga qendrat kryesore...
Më 18 tetor 1941 treni i parë me hebrenjtë që po deportohesh...
Nga Peter Skurkiss “American Thinker”Që nga momenti i shfaqj...
Edhe pse është vendi më i vogël në botë, i shtrirë në një si...
Nga Nikolas K.Gvosdev “National Interest”Dy vjet më parë, me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...