
Dhjetë gënjeshtrat më të mëdha të thëna ndonjëherë në histori
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev do të takohen në Beograd të mërkurën dhe të enjten në një samit dyditor për të përcaktuar hapat e mëtejshme të ?Ballkanit të Hapur?.
Por, zhvillimet e së dielës në Shkup dhe dorëheqja e parevokueshme e Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut vënë në pikëpyetje serioze të ardhmen e kësaj nisme.
Zaev, partia e të cilit pësoi një humbje turpëruese në zgjedhjet e fundit vendore u dorëhoq edhe nga kryetari i LSDM-së. Ai mori përgjegjësinë për këtë humbje, por tha se LSDM do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke nënkuptuar se angazhimi e premtimet e bëra edhe në kuadër të ?Ballkanit të Hapur? do të mbeten.
Zaev do të shkojë në Beograd si Kryeministër i dorëhequr dhe me pasiguri të mëdha politike e rrjedhimisht vendimmarrëse në Shkup. Pas dorëheqjes së tij, LSDM duhet të zgjedhë kryeministrin dhe kryetarin e saj të ri për të pasur vazhdimësinë në pushtet.
Procesi i zgjedhjes së emrit të kryeministrit dhe kryetarit të partisë mund të mos jetë aq kompleks dhe LSDM të ruajë pushtetin. Dilema është për sa kohë? Aktualisht, Zaev mban shumicën edhe falë tre partive shqiptare, që në zgjedhjet e fundit vendore e radhitën veten në opozitë.
Ato janë partitë Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Numrat e tyre në Kuvend i mundësojnë shumicën prej 62 deputetësh të qëndrueshëm, që u shtohen 5 të Lëvizjes Besa, që ka zgjedhur ta mbështesë qeverinë, por pa u përfshirë vetë në qeverisje.
Me zhvillimet e fundit, LSDM duket se ka të sigurt mbështetjen e BDI-së së Ali Ahmetit me 15 deputetët e saj në Kuvend, e po ashtu edhe të Lëvizjes Besa, me pesë deputetët e marrë në zgjedhjet e korrikut të vitit të kaluar.
Kjo do t?i siguronte LSDM-së shumicën e brishtë prej 61 mandatesh në Parlamentin me 120 deputetë. Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët me 12 deputetët e saj, si dhe maqedonasit e partisë ?E Majta? pritet që në rast të një votëbesimi të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM do votojnë kundër.
Votëbesimi mund të minohet edhe nga paqëndrueshmëria brenda vetë koalicionit ?Mundemi? të LSDM-së me Besën. Nuk përjashtohet mundësia që ndonjë prej pesë deputetëve shqiptarë të këtij koalicioni të rreshtohen kundër, e po ashtu nuk përjashtohet as një ndryshim drastik qëndrimesh nga BDI.
Kjo do të çonte në rënien e shumicës parlamentare dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të reja. Nga këto zhvillime buron edhe optimizmi i kreut të opozitës maqedonase, Hristjan Mickovski. Pasi deklaroi fitoren e madhe në zgjedhjet vendore, ai tha se vendi tani duhet të shkojë në zgjedhje të reja të përgjithshme.
Ai falenderoi Alternativën dhe Aleancën për Shqiptarët, si dhe partinë maqedonase ?E Majta? për mbështetjen e opozitës në këto zgjedhje, duke dëshmuar se sipas tij barrierat mund dtë thyhen dhe një front i gjerë opozitar është i mundur për formimin e një shumice të re në Parlament.
?Treguam se mund të bëhemi bashkë për një Maqedoni pa korrupsion. Kjo dëshmon se një bllok opozitar është i pashmangshëm dhe ai do të sigurojë fitore në zgjedhjet e ardhshme të cilat me shumë gjasa do të jenë të parakohshme?, u shpreh Mickoski.
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve vendore, zgjedhjet e reja parlamentare parashikohet se do të risjellin në pushtet VMRO-DPMNE për herë të parë që nga largimi i Nikolla Gruevskit. Ndryshimi i pushtetit mund të sjellë edhe qasje tjetër sa i takon ?Ballkanit të Hapur?.
Hristjan Mickovski është shprehur skeptik për nismën. Disa muaj më parë deklaronte se kishte një qëndrim neutral, por më vonë nënkuptoi se është kundër saj, përmes një deklarate ku tha se nismat rajonale nuk mund të zëvendësojnë integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në BE.
?Që të jem i qartë nuk kam shumë informacion në lidhje me këtë nismë. Kam mësuar diçka vetëm nga mediat. Më duhet të mësoj më shumë se për çfarë bëhet fjalë për të pasur një mendim dhe për t?u pozicionuar nëse e mbështes, apo jo. Por, mesazhi im është që asnjë ide rajonale nuk mund ta zëvendësojë të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Europian?, deklaronte Mickovski.
Me të gjitha këto pasiguri do të mblidhet Rama, Vuçiç dhe Zaev në takimin dyditor në Beograd, që pason atë të Forumit Ekonomik të Shkupit, ku u ra dakord për zbatimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave duke filluar nga janari i vitit 2023.
Tashmë, ky objektiv i tyre kërcënohet nga pasiguritë e qeverisjes në Maqedoninë e Veriut dhe një tërheqje e mundshme e Shkupit nga kjo ide do ta zhvlerësonte ?Ballkanin e Hapur? në një marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Serbi, në një kohë që dy vendet nuk kanë as kufi me njëri-tjetrin./ Gazeta SI
(Pjesa e dytë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Reece Jones “CNN”Për shumë amerikanë, Statuja e Lirisë, ...
(Pjesa e parë)Sa më i madh përfitimi, aq më e madhe është ed...
Nga Federico Giuliani “Il Giornale”Një përplasje fatale midi...
Nga Ezgi Toper “TRT World”Policia në Gjermani, Itali dhe Bul...
Nga Tomas Tobé “Eu Observer”Në vitin 2015 Bashkimi Evropian ...
Nga Matt Bennett “The Conversation”“Squid Game”, suksesi më ...
“The Arab Weekly”Vendimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erd...
“Ke shpëtuar dy herë qytetërimin perëndimor. Tani e quajnë f...
Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”Sipas një sondazhi të...
Nga Allison Futterman “Discover Magazine”Imagjinoni të zgjoh...
Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”Dështimet e adm...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Shërbimi sekret më i frikshëm i botës, KGB-ja sovjetike ka q...
Prej mijëra vjetësh, njerëzimi ka njohur ekzistencën e kultu...
Nga Orhan Dragaš “Euractiv”“Amerika do të bëjë gjithçka, dhe...
Nga Stanley Stepanic “The Conversation”Vampiri është një ima...
Gjatë historisë së luftërave njerëzore, kafshët kanë luajtur...
Nga Mark Leonard “Politico.eu”Bashkimi Evropian është ndërtu...
Nga Hasan BelloShekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revoluci...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka kapur dhe vënë në pranga njërin nga autorët e d...
Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar shtetasin B.M.,...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen ...
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se sfida e poli...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...