Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet që ndryshuan historinë e botës tonë, disa spikasin si më transformuese se të tjerat. Lista e shpikjeve që e kanë ndryshuar dhe ndryshojnë jetën e njeriut është praktikisht e pafundme, por ja cilat janë 5 prej tyre që e revolucionarizuan njerëzimin:
Disa njerëz e konsiderojnë rrotën si shpikjen më të madhe të të gjitha kohërave. Koncepti i një cilindri rrotullues nuk ishte i pamundur që të imagjinohej nga njeriu i lashtë, por ishte sfidues për t?u prodhuar. Që ai të funksiononte, nevojitej një bosht fiks.
Dhe për të prodhuar një bosht fiks me një rrotë që rrotullohej, vrimat në rrotë dhe skajet e boshtit duhej të ishin të lëmuara dhe të rrumbullakëta. Për të siguruar rrotullim të mirë, boshteve u nevojitej vetëm shtrëngimi i duhur për t?u përshtatur saktë në vrimat e rrotave.
Në kohën kur rrota u krijua nga populli sumerian në Mesopotami, ishin shpikur tashmë thurja e shportave, gjilpërat për qepje, pëlhura e endur dhe varkat për lundrim në ujë. Shpikja e rrotës çoi në risi të tjera, përfshirë ndërtimin e karrocave të para, të cilat e ndryshuan mënyrën se si jetonin, punonin dhe udhëtonin njerëzit. Përparime të tjera të rëndësishme si mullinjtë me ujë dhe erë, dhe anijet me motor me avull, i detyrohen po ashtu ndërtimit të rrotës.
Ashensori
Mekanizmat për transportin vertikal të objekteve datojnë mijëra vjet më parë. Në vitin 236 Para Krishtit, matematikani grek Arkimedi krijoi një ashensor rudimentar, që funksiononte me përdorimin e litarëve, rrotullave dhe një kapëse.
Në Romën e lashtë, kafshët e egra që mbaheshin nën arenën e famshme të Koloseut, dërgoheshin në arenë përmes një serie prej deri 28 ashensorësh, ku secili mund të mbante një peshë prej 270 kg, dhe kërkonte angazhimin e 8 burrave për të funksionuar.
Ashensori siç e njohim sot u krijua në vitin 1854, kur Elisha Otis prodhoi një ashensor me një pajisje sigurie. Shpikja e tij parandaloi rrëzimin e ashensorëve, nëse këputej ndonjë nga zinxhirët apo kavot mbajtëse. Projektet e kompanisë së tij ishin novatore për kohën, dhe kompania Otis vazhdon edhe sot të jetë lidere në industrinë e ashensorëve.
Shtypshkronja
Megjithëse Johanes Gutenberg është sinonimi i shtypshkronjës, ai nuk ishte i pari që e përdori një pajisje të tillë për të krijuar materiale të shtypura. Teksti më i vjetër i njohur i shtypur ishte një rrotull budiste e prodhuar në Kinë, duke përdorur metodën e shtypjes në bllok.
Por në vitin 1436, Gutenbergu e rafinoi procesin në mënyrë të tillë që ndryshoi përgjithmonë historinë. Shtypshkronja e Gutenberg përdorte blloqe metalike, ku secila shkronjë kishte bllokun e vet, dhe u krijuan kallëpe për të prodhuar shumë blloqe të secilës shkronjë.
Arritja e tij më e madhe ishte përdorimi i shtypshkronjës së tij për të prodhuar 200 kopje të Biblës brenda 3 viteve, gjë që ishte jashtëzakonisht e shpejtë për kohën. Shpikja e Gutenberg nuk u vlerësua plotësisht gjatë jetës së tij, dhe ai vdiq i varfër, teksa kreditorët e
tij ia morën pajisjet. Por pas vdekjes së tij, shtypshkronja u fut gjerësisht në përdorim, librat, broshurat dhe letrat u bënë më të arritshme dhe të përballueshme, dhe alfabetizimi i evropianëve u zgjerua përtej elitave të shoqërisë.
Vaksina
Koncepti i vaksinimit është një ide e vjetër. Ajo shkon prapa në kohë tek murgjit budistë, që pinin helmin e gjarpërinjve. Ndërkohë njerëzit në Kinën e shekullit XVII-të, e ekspozonin qëllimisht veten ndaj lisë së lopës në përpjekje për t`u mbrojtur kundër lisë, një sëmundje e ngjashme me të parën, por shumë më vdekjeprurëse.
Por ishte doktori britanik Eduard Xhener, një pionier në fushën e vaksinologjisë, ai që zhvilloi vaksinën e tij kundër lisë në vitin 1796. Pak më vonë, mikrobiologu francez Lui Pastër arriti përparime të tjera në këtë fushë, duke zhvilluar vaksinat kundër kolerës, antraksit dhe tërbimit.
Deri në vitin 1970, kishte vaksina të veçanta për të trajtuar fruthin vdekjeprurës, shytat dhe rubeolën. Në vitin 1971, mikrobiologu amerikan Moris Hilman i kombinoi ato në një vaksine të vetme (MMR). Hilman zhvilloi më shumë se 40 vaksina gjatë karrierës së tij, përfshirë ato për hepatitin A dhe B, meningjitin, pneumoninë etj. Shpikja dhe evolucioni i vaksinave kanë shpëtuar jetë të panumërta në mbarë botën.
Kompjuteri
Është e vështirë të mendosh për një aspekt të shoqërisë moderne, që nuk është ndikuar nga kompjuteri. Edhe pse shumë njerëz kontribuuan në atë që ne e quajmë kompjuter, disa mendje të shkëlqyera janë veçanërisht të rëndësishme. Ideja e një kompjuteri dixhital automatik daton që nga mrekullia matematikore e Çarls Babeixh.
Ai parashikoi një pajisje që mund të ekzekutonte operacione matematikore dhe që do të përfshinte një njësi memorie. Ideja e tij, e quajtur motori analitik, përfshinte elementë të kompjuterëve aktualë. Një hap i madh përpara ndodhi në vitin 1946, falë Xhon Moshli dhe Xh.Presper Ekert.
Këta dy shkencëtarë të Universitetittë Pensilvanisë krijuan kompjuterin e parë për përdorim të përgjithshëm – Integratorin dhe Kompjuterin Elektronik Numerik (ENIAC). Moshli dhe Ekert u larguan nga universiteti për shkak të një mosmarrëveshje mbi patentën e shpikjes dhe krijuan kompaninë e tyre. Është e rëndësishme të theksohet se megjithëse ato nuk janë aq të njohura, kontributet e 6 programueseve femra ishin thelbësore për suksesin e ENIAC./discovermagazine.com-Përshtatur nga CNA.al
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
Nga Luke Kemp “BBC”Në vitin 1995, sekti i Apokalipsit në Jap...
Ekstremistët serbë dhe kroatë duan të shpërbëjnë shtetin bos...
Nga Michael Rubin“19 FortyFive”Në fjalimin e tij të parë mad...
Nga Cornelius Hhirsch & Ashleigh Furlong “Politico.eu”Në Evr...
Një epokë po përfundon edhe për Francën kur Presidenti Macro...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...