LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kreu i shërbimit sekret britanik MI6/ Ku dallon personazhi Xhejms Bond nga agjentët realë

13 Nëntor 2021, 11:09, Blog CNA
Kreu i shërbimit sekret britanik MI6/ Ku dallon personazhi Xhejms Bond nga

Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e shkrimtarit Jan Fleming, ky agjent i guximshëm i MI6 me prirje drejt pijeve alkoolike dhe me sjellje të shkujdesura,është spiuni më i famshëm në letërsi dhe kinematografi.

Edhe pse ai mund të duket si shembulli më i mirë i shërbimit sekret, shefi i MI6 beson se ai në fakt nuk zotëron aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në këtë punë. Filmi ?Casino Royale? ofron përshkrimin më të mirë të personalitetit të Xhejms Bond.

Ai është i fiksuar pas makinave të bukura, pavarësisht se i shkatërron ato, dhe ka një zakon jo të shëndetshëm të pirjes së duhanit. Gjithashtu ai pi shumë alkool. Aq shumë saqë ky personazh portretizohet shpesh me një Martini ose me ndonjë pije tjetër alkoolike.

Po pasioni i Bond për luksin nuk mbetet vetëm tek makinat. Ai është shpesh i veshur me një kostum elegant, të kompletuar me këpucët mokasino, dhe është i njohur për vaktet ekstravagante gjatë misioneve të tij. Po ashtu, ai konsumon hera-herës drogë, siç ka ndodhur në seritë ?Moonraker?, ?The Spy Who Loved Me?, dhe ?Live and Let Die?.

Si të mos mjaftonin këto zakone për të treguar pamaturinë dhe paaftësinë e tij për të mbajtur nën kontroll vetëkënaqësinë, vetë personaliteti i tij është jo pak problematik.

Në të gjithë librat e Flemingut por edhe në filma, Bond përcjell sjellje homofobike, raciste dhe seksiste. Një pjesë e madhe e jetës së tij sillet rreth femrës që ka në krah, dhe ai ka qenë më pak se i sjellshëm me ata të racave të tjera.

Së fundi, nuk mund të anashkalohet se sa i pamatur është Bond kur lufton kundër armiqve të tij. Çdo film është i mbushur me vrasje, gjakderdhje dhe shumë të shtëna armësh dhe shpërthime. Sigurisht, ai është një film aksion argëtues, por ndërkohë nuk është një shenjë e mirë për një agjenci që shpreson të ruajë një profil sa më të ulët që të jetë e mundur.

Aleks Janger është shefi i MI6, shërbimit sekret të Britanisë së Madhe. Ai iu bashkua organizatës në vitin 1991, i specializuar në luftën kundër terrorizmit, ai ka shërbyer në Lindjen e Mesme dhe Afganistan. Janger vazhdon të mbajë këtë post që prej vitit 2014 dhe është i vetmi anëtar i MI6 që mund të identifikohet publikisht.

Në shumë intervista, Janger ka ndarë opinionet e tij mbi Xhejms Bond, dhe nëse ai beson se spiuni imagjinar mund ta bëjë atë të ngjashëm me një agjent të vërtetë të MI6-ës. Shkurtimisht:ai nuk do ta punësonte fare Bond, kryesisht për shkak të mungesës së etikës dhe inteligjencës emocionale.

?Ne e dimë që nëse minojmë vlerat britanike, edhe në emër të mbrojtjes së tyre, atëherë kemi dështuar. Stafi ynë nuk vjen nga një planet tjetër. Ata janë burra dhe gra të zakonshëm, që veprojnë përballë sfidave komplekse morale, etike dhe fizike, shpesh në mjediset më të ndaluara në Tokë?- tha ai për Black History Month.

?Në dallim nga Xhejms Bond, oficerët e MI6 nuk ndjekin shtigje morale të shkurtra. Në fakt, një mori rregullash të forta të etikës janë një nga cilësitë e para që kërkojmë tek stafi ynë. Është e sigurt të thuhet se Xhejms Bond nuk do t`i kalonte dot testet tona që i paraprijnë rekrutimit. Dhe ndërsa ne ndajmë cilësitë e tij të patriotizmit, energjisë dhe këmbënguljes, një oficer i shërbimit sekret MI6 kë një shkallë më të lartë inteligjence emocionale, e vlerëson punën në grup dhe ka gjithnjë respekt për ligjin?Ndryshe nga zoti Bond!?- shton Janger.

Ndërkohë ai deklaroi për ?The Economist?, se preferon më shumë sjelljen e agjentëve sekretë të përshkruar në librin e Xhon Le Karre ?Tinker Tailor Soldier Spy?. ?Unë zgjedh qetësinë dhe integritetin e Xhorxh Smajlit mbi veprimet e guximshme të agjentit 007?- shprehet kreu i MI6.

Publikimi i filmit më të fundit të Xhejms Bond, ?No Time To Die?, e vendos agjentin e famshëm MI6 nën një dritë të re. Në të janë zhdukur mënyrat maksiliste që ai i trajtonte gratë, dhe janë zëvendësuar me më shumë respekt për gratë që janë pjesë e jetës së tij, përfshirë vajzën e re Bond, Lashana Linç.

Ndërkohë, ai nuk duket se pi aq shumë sa më parë, gjë që është e habitshme, duke marrë parasysh dashurinë e tij për pijet alkoolike. Për më tepër, seria e fundit e ?No Time To Die?, tregon se Bond ka reduktuar sjelljet e tij të pakujdesshme në terren, pasi nuk vret me të njëjtën shkujdesje si në filmat e mëparshëm.

Më parë, Bond mund të konsiderohej fare mirë si një vrasës, duke vepruar me një lloj pavarësie që nuk do t?i lejohej shumicës së spiunëve, gjë që do të thotë se ai nuk ishte fare një agjent i MI6-së, përkundrazi ishte më shumë një vrasës i paguar nga qeveria britanike.

Në shumë aspekte, duket se tani Xhejms Bond është një agjent i respektuar që ndjek rregullat e përshkruara për spiunët e vërtetë të MI6-ës. Kush e di, ndoshta ky ndryshim në qëndrim do të thotë se ai do të kishte më shumë gjasa të siguronte një vend si një nga agjentët më misteriozë britanikë në jetën reale.

Përkthyer dhe përshtatur CNA.al

https://www.thevintagenews.com/2021/11/11/james-bond-mi6-qualifications/

Lajmet e fundit nga