Zbulohet skema/ Trekëndëshi: Bashkia e Tiranës - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në të kënduar; për fitimin e dy çmimeve Akademy Awards, si dhe për Çmimin Oskar si ?aktori më i mirë në një rol dytësor? për rolin e tij në filmin ?Nga këtu në përjetësi? të vitit 1953.
Por ai është gjithashtu i famshëm për lidhjen e tij me mafian amerikane, diçka që nuk pëlqente shumë që ta dinte publiku. Lidhjet e Sinatras me mafian e kanë origjinën që tek familja e tij, pasi xhaxhai i tij Bob Garavante, ishte pjesë e familjes mafioze italo-amerikane Gjenoveze.
Ndonëse Bob nuk pati një ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetet e tij të mëvonshme me botën e krimit të Amerikës, ai me siguri që i tregoi të riut Frenk se si të sillej dhe vepronte në një mjedis të tillë. Gjatë rrugëtimit të tij drejt famës, por dhe për vite pasi u bë një nga figurat kryesore të Hollivudit, Sinatra mbajti kontakte shumë të afërta me mafian, duke përfshirë Benxhamin ?Bagsi? Sigëll dhe Çarls ?Laki? Luçiano.
Shumica e atyre me të cilët rrinte, ndanin pasionet e tij për gratë, lojërat e fatit dhe paratë, dhe takoheshin shpesh mbrëmjeve në klube nate dhe kazino. Duke folur për ?Page Six?, ish-menaxheri i Sinatrës, Toni Opedisano, thotë se mafiozët ishin në një garë mes tyre për të pasur vëmendjen e artistit.
?Ata donin që të ishte në rrethin e ngushtë të Frenk. Vetë ai bëri çmos që të mos ta ekspozohej shumë me këta njerëz, por disa njerëz do ta tepronin. Me kalimin e kohës disa nga mafiozët u bënë miq të ngushtë me të, dhe ata do të përpiqeshin të bënin për të gjëra, të cilat ai nuk ua kërkoi asnjëherë. Frenk thoshte:Nëse këta njerëz duan vërtet të më bëjnë një nder, do të doja që të mos më bënin më ndere!?- thotë ai.
Sipas Opedisano, Frenk Sinatra e urrente lidhjen e tij me mafian, dhe fajësoi për këtë kryesisht ndjenjat anti-italiane që dominonin në atë kohë në SHBA. Ai vetë pretendonte se ra në kontakt me mafiozët, pasi ata kishin në pronësi ambientet ku ai këndonte.
?Toni, nuk e kuptoj. Nëse klubet e natës, do të ishin të gjitha në pronësi të Kardinalëve dhe Imzotëve, mendoj se do ta kisha kaluar kohën time me Kardinalët dhe Imzotët. Por kjo gjë nuk do të më bënte as Kardinal apo Imzot. As puna në një klub në pronësi të njerëzve të mafias, nuk do të bëjë mafioz?- i tha në një rast menaxherit të tij.
Megjithatë, kjo deklaratë nuk shpjegon arsyen se pse ai dilte aq shpesh foto me mafiozët e njohur. Ai vetë pretendonte se kjo ishte mënyra e tij e të qenit i sjellshëm, pasi ?kur një burrë më zgjat dorën për të më takuar, unë nuk e pyes kurrë se si i ka fituar paratë, mirësjellja është mirësjellje?.
Ai ishte veçanërisht i ndjeshëm për lidhjen e tij të pretenduar me mafian, për të cilën shkruhet në librin e Mario Puzos ?Kumbari?. Duke folur për ?New York Magazine? në vitin 1972, Puzo tha se Sinatra ishte paksa i emocionuar nga lidhja midis tij dhe mafiozit Xhoni Fonten.
Të dy u ballafaquan një mbrëmje kur u prezantuan nga të njohur të përbashkët në një klub nate në Beverli Hills. Puzo kujton se Sinatra e kritikoi ashpër për librin e tij. Madje thuhet se këngëtari e kërcënoi se do ta rrihte, nëse ai do të ishte pak më i ri në moshë, gjë që e ofendoi Puzon.
?Ajo që më lëndoi ishte se Frenk, një italian nga veriu, po më kërcënonte me dhunë fizike mua, një italian nga jugu. Kjo është përafërsisht njëlloj sikur Ajnshtajni të kërcënonte me thikë Al Kaponen. Thjesht nuk shkon. Italianët e veriut, nuk ngatërrohen kurrë ata të jugut, përveçse kur i futin në burg ose i deportojnë në ndonjë ishull të shkretë?- tha më vonë Puzo.
FBI-ja amerikane nuk u besonte pretendimeve të Frenk Sinatrës, se nuk kishte personalisht lidhje me mafian. Organizata qeveritare kaloi mbi 40 vjet duke e survejuar, duke grumbulluar mijëra faqe që dokumentonin lëvizjet e tij, miqësitë dhe gjithçka tjetër rreth jetës së tij, duke nisur që me deklaratën e tij se për arsye shëndetësore, nuk ishte në gjendje të angazhohej me ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa FBI-ja nuk ishte asnjëherë në gjendje të provonte se ai ishte i përfshirë në akte kriminale, ajo regjistroi ndërveprime të shumta midis Sinatrës dhe disa emrave të mëdhenj të botës së krimit. Kishte shumë zëra rreth miqësisë së tij me bosin e mafias të Çikagos, Sam Xhankana.
Sipas vajzës së tij, Tina, Sinatra e prezantoi Xhon F.Kennedy me të dashurën e Xhiankana, Xhudith Eksner, e cila dyshohet se shërbeu si një ndërlidhëse midis presidentit dhe Xhankanës, gjatë hartimit të një plani për të vrarë udhëheqësin kuban Fidel Kastro.
Po ashtu në dosjet e FBI-së kishte raporte për dhuratat e marra nga Xhozef dhe Çarls Fisketi, kushërinj të bosit të mafias Al Kapone, si dhe për një performancë të Sinatrës në dasmën e vajzës së bosit të mafias së Filadelfias, Anxhel Bruno.
Madje ka dokumente që tregojnë se mafia ushtroi ndikimin e saj për ta ndihmuar Sinatrën të dilte nga një kontratë e nënshkruar në vitin 1951. Një incident i spikatur, ishte ai kur agjentët e FBI-së panë Sinatrën të takohej me mafiozët e Detroitit, Vito dhe Entoni Xhakalone.
?Disa herë në vit, ne e shihnim Xhanalonen të shkonte në aeroport për të marrë Sinatrën. Ata e kalonin fundjavën së bashku, duke u shoqëruar para dhe pas shfaqjeve të tij? Dhe Frenk nuk kërkoi ndjesë për këtë. Ata ishin miqtë e tij. Për të nuk kishte rëndësi fakti që ata ishin gangsterë dhe vrasës të njohur. Atij nuk i interesonte, por do të rrinte me ata që donte?- thotë agjenti në pension Sem Rufino./CNA.al
https://www.thevintagenews.com/2021/11/12/frank-sinatra-mob-ties/
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...