LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si i shërbejnë njeri-tjetrit paniku, pushteti dhe përfitimi

20 Nëntor 2021, 08:49, Blog CNA
Si i shërbejnë njeri-tjetrit paniku, pushteti dhe përfitimi

Nga Steve Apfel ?American Thinker?

Titujt e lajmeve që paraqesin një argument, nuk janë aq të zakonshëm. Por ja një titull që parashtron 2 argumente dhe shpall një të tretë:?Samiti COP26: Fokusohuni tek mënyra se

si të arrini objektivin e rritjes së temperaturës globale në vetëm 1.5 °C, dhe tek miliarda financime? .

Fjala panik përkufizohet si një ?ndjenjë dërrmuese dhe e papritur tmerri ose ankthi, sidomos një ndjenjë që prek një grup të tërë njerëzish?. Fjala ?panik? vjen nga perëndia greke Pan, burimi i frikës irracionale. Paniku në titullin e lartpërmendur, buron nga premtimi i nënkuptuar se ose duhet të arrijmë objektivin e rritjes së temperaturës në nivelin 1.5 gradë Celius ose më pak, në të kundërt do t?i themi lamtumirë njerëzimit.

Shumë njerëz e marrin këtë paralajmërim aq seriozisht, sa kanë planifikuar të mos kenë fëmijë, pasi ata do të ishin jetëshkurtër në një botë të dënuar nga stuhitë e furishme të zjarrit, përmbytjet që kërkojnë rindërtimin e Arkës së Noes, dhe erërat që shkundin nga themelet rrokaqiejt.

Në samitin e Gllasgout, mbretërit dhe princat kënduan parullën se ?ndryshimi i klimës po e vret planetin?. Dhe se ilaçi është heqja dorë nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile, dhe bashkë me to nga 80 për qind e energjisë në Perëndim, gjë që i shndërrson prodhuesit e mëdhenj të CO2 që e bojkotuan samitin e COP26 – Kina dhe Rusia – në duopolistë të pushtetit .

U mërzitët me kaq? Në fakt sa kemi filluar. Historia e mëposhtme nuk është marrë nga libri ?Liza në botën e çudirave?:Si të stërvitni lopën tuaj të shkojë të tualet, dhe të shpëtoni njëkohësisht planetin. Viçat mund të mësohen ashtu si fëmijët e vegjël!?.

Me shpresën se do të luftojë ndryshimet klimatike, dr.Jan Langbein, i Institutit Fridrih -Lovefler në Gjermani, shpreson se mund t?i trajnojë lopët që të përdorin tualetin. Psikika njerëzore, duket se ka një prirje për t?i ?përtypur? historitë e gjata.

Historia na thotë se energjia e rinovueshme, është shpresa e vetme për ta çuar njerëzimin përpara. Dhe njerëzit e arsyeshëm thonë:Faleminderit Zotit që kemi energjinë bërthamore, të rinovueshme, dhe me pak emetime në atmosferë. Çfarë?! Jo, thonë klimatistët. Ajo është një gjë e tmerrshme? A mund të shpëtohet Toka me centrale bërthamore? As mos e çoni nëpër mend.

Në këto momente më kujtohet historia e zonjës së mbytur në det, e cila refuzoi kamerdaren e  shpëtimit, pasi rojtari i plazhit kishte refuzuar flirtin e saj. E megjithatë, e njëjta revistë ekonomike që mbështeti shpresën tek lopët e trajnuara që të jashtëqitin në enë të posaçme, shfaq edhe disa momente maturie:Edhe centralet bërthamore më të sigurta dhe produktive po mbyllen në të gjithë botën e pasur, dhe kjo do të thotë që ekonomitë e përparuara mund të humbasin deri 2/3 kapacitetit të tyre bërthamor deri në vitin 2040.

Prandaj vjen rritja e kostove të energjisë dhe kërcënimi real dhe aktual i inflacionit. Dikush dyshon nëse psikika njerëzore do të pulsojë kur t?i thuhet data e saktë e vdekjes së Nënë Tokë, siç parashikohet nga modelet klimatike. Dhe nëse doni të frenoni paksa panikun, këtë gjë nuk e lejojnë ekspertët.

Edhe kur vendosin një kufi kohor në parashikimet e tyre mbi Apokalipsin, ata nuk tërhiqen në një moment si dikur profetët e rremë. Ishte Martin i Tursit në Francë, ai që parashikoi fundin e botës deri në vitin 400, apo Harold Kamping që dha ditën e saktë:Njerëzimi do të shfarosej më 6 shtator 1994.

Njerëzit e rrethuan me të kuqe atë datë në kalendarët e tyre të varur në derën e frigoriferit. Për vite me radhë, ekspertët kanë paralajmëruar zhdukjen e plotë të akullnajave ?deri në vitin 2020?. A është ky fundi i profetëve? Jo.

Në vend të tyre, ato që duhen të zhduken janë shenjat mashtruese, sepse viti 2020 tashmë ka kaluar dhe akullnajat e mëdha, 29 të tilla, mbeten të pashkrirë nga ndryshimet klimatike. A është Nëna Tokë një paciente për t’u kuruar?

Kush ose çfarë e mat temperaturën e saj të synuar prej 1.5°C? Vetë ideja se ajo është e nxehtë është e pakuptimtë. ?Nuk mund të ketë një krahasim të mirë midis Detit të Vdekur dhe Malit Everest?- vëren Riçard Lindzen, profesor i shkencave atmosferike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Lindzen përshkruan metodën e mundimshme të përdorur për të llogaritur temperaturën mesatare të tokës. ?Ajo mund të mos jetë fare një parametër i mirë i matjes së klimës?- përfundon ai. Edhe nëse temperatura do të ishte një parametër i vlefshëm, kush thotë se një planet me e ngrohtë, është më kërcënues sesa një planet i ftohtë?

Një studim nga 22 shkencëtarë, zbuloi se moti i ftohtë vriste 17 herë më shumë njerëz sesa ai i nxehtë. Sa i përket vdekjeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ato ranë me 80 për qind gjatë periudhës kur temperatura u rrit me 1.25 gradë Celcius dhe popullsia u katërfishua.

Nëse paniku mbi klimën është shumë zhurmë për asgjë, përfitimi i gjeneruar nga paniku është shumë real.  Në samitin e COP26, institucionet financiare që kontrollojnë pothuajse 9 trilion dollarë asete, u zotuan që të ndalin shpyllëzimin. Gjesti më i madh erdhi nga Aleanca Financiare e Gllasgout për Zero Emetime.

Pronarët dhe menaxherët e aseteve, bankat dhe kompanitë  e sigurimeve zotërojnë 130 trilion dollarë asete, duke synuar të zvogëlojnë emetimet në zero deri në vitin 2050. Dhe liderëve të korruptuar që drejtojnë vendet e vafra po u shkon goja lëng.

Një ndër shtetet më të korruptuara është shteti i dështuar i Afrikës së Jugut. Ai do të marrë nga samiti një dhuratë prej 8.5 miliardë dollarësh, për të hequr dorë nga energjia e prodhuar nga qymyri. Edhe organizatat kriminale po fërkojnë duart, pasi një pjesë e mirë e tenderave do të fitohen nga miqtë e tyre.

Ashtu siç jemi nxitur që  ta konsiderojmë një virus si një kërcënim ekzistencial për shëndetin, edhe klimën po e cilësojmë një kërcënim ekzistencial për njerëzimin. Bëjini njerëzit të besojnë atë që u thuhet, dhe ata do të vrapojnë që të bëjnë siç u thuhet.

Sa më e madhe që të jetë frika e pakuptimtë, aq më e gjatë është historia që mund ta ?përtypin? njerëzit si delet.

Covid-19, ka të bëjë më shumë me fuqinë për të kontrolluar njerëzit sesa me shëndetin. Klima ka të bëjë më shumë me fuqinë për të reformuar sistemin ekonomik, sesa me shkencën. Dhe rreziqet nuk mund të ishin më të larta sesa sot. Në rrezik është liria individuale, ajo e shoqërimit, dhe e lëvizjes./CNA.al

https://www.americanthinker.com/articles/2021/11/panic_power_and_profit_were_made_for_each_other.html

Lajmet e fundit nga