Kriza e refugjatëve/ Një shfrytëzim tjetër i dobësive të Evropës nga autokratë si Llukashenko
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Sebastien Roblin ?National Interest?
Për herë të dytë gjatë këtij viti, fotot satelitore dhe imazhet e publikuara në mediat sociale, zbulojnë se mijëra trupa ruse dhe qindra automjete të blinduara dhe sisteme artilerie, po qëndrojnë të pozicionuara shumë larg bazave të tyre të zakonshme dhe shumë pranë kufirit me Ukrainën.
Ose më saktë, një pjesë e konsiderueshme e njësive që u grumbulluan aty pranverën e këtij viti për të marrë pjesë në një stërvitje të madhe ushtarake në shtator, nuk u rikthyen në kazermat e tyre.
Ky zhvillim u cilësua aq shumë shqetësues, saqë më 30 tetor, drejtori i CIA-s, Bill Bërns, shkoi në Moskë për të diskutuar mbi shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me lëvizjet e trupave ruse, të cilat një zëdhënës i Pentagonit i konsideroi si të një ?shkalle të pazakontë?.
Gjithsesi, vetë Ministria ukrainase e Mbrojtjes, deklaroi më 1 nëntor se ?nuk kishte regjistruar? ndonjë dislokim ushtarak në kufi. Më herët, në mars dhe prill, Rusia grumbulloi forca pranë Ukrainës, sidomos në Pogonovo, edhe pse në një mënyrë shumë më publike.
Por ato lëvizje dukej se kishin për qëllim demonstrimin e forcës, me synim pengimin e operacioneve ukrainase, si dhe për të ushtruar presion ndaj presidentit amerikan Xho Bajden që të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Më pas, në shtator, forca shtesë të ardhura në baza ushtarake të largëta, morën pjesë në stërvitjen e madh ushtarake ?Zapad 2021? në Distriktin Ushtarak Perëndimor, duke simuluar sjelljen në një konflikt kundër një force ndërhyrëse të NATO-s në Bjellorusi.
Por ja se çfarë po e alarmon tani Perëndimin: disa njësi të mëdha ushtarake, pjesëmarrëse në ?Zapad 2021?, mbeten ende të vendosura në zonat ngjitur me Ukrainën, në vend se të rikthehen në bazat e tyre të zakonshme. Për më tepër, imazhet satelitore dhe të mediave sociale, sugjerojnë se elementë shtesë luftarakë nga jashtë rajonit po zhvendosen fshehurazi në zonën kufitare.
Lëvizjet e Ushtrisë së 41-të të Armëve të Kombinuara (AAC), që zakonisht e ka qendrën në Novosibirsk të Siberisë, kanë shkaktuar një shqetësim të veçantë. Në fillim shumë nga nën-njësitë e saj u vendosën në Pogonovo, afër Voronezhit, gjatë stërvitjes së pranverës.
Por në vend se të ktheheshin në bazë pas ?Zapad?-it, ato njësi u zhvendosën drejt perëndimit në Jelnija, që është po aq afër territorit ukrainase, por ngjitur me rajonin e Kievit dhe jo me Ukrainën Lindore.
Analiza e fotografive satelitore tregon qindra tanke dhe mjetet luftarake të këmbësorisë, njësitë mbështetëse të artilerisë, apo edhe raketa-hedhëse. Një pjesë e fundit e kësaj enigme, është retorika gjithnjë e më luftarake nga Putini, e nxitur në dukje nga frika se NATO po bashkëpunon më ngushtë me Ukrainën, duke parashikuar një lëvizje për ta bërë atë pjesë të aleancës.
Për shembull, Putin deklaroi në një fjalim në korrik:?…Ne nuk do të lejojmë kurrë që territoret tona historike dhe njerëzit afër nesh që jetojnë atje, të përdoren kundër Rusisë. Dhe atyre që do ta ndërmarrin një përpjekje të tillë, dua t?u them se në këtë mënyrë ata do të shkatërrojnë vendin e tyre?.
Majkëll Kofman, drejtor i studimeve për Rusinë në Qendrën për Analizat e Marinës, thotë se fjalimi dhe retorika e kësaj forme, tregojnë një rrezik më të madh për ndërhyrjen ruse në Ukrainë se më parë. Kjo mund të nënkuptojë se Putin po hedh bazat politike dhe retorike, që justifikojnë operacionet e ardhshme ushtarake.
Analisti ushtarak Konrad Muzika i kompanisë ?Rochan Consulting? u shpreh përmes një interviste dhënë me email:?Kur flas për AAC-në, e kam fjalën për elementë të tij, dhe jo për të gjithë ushtrinë? A janë shumë njësitë e dislokuara në kufi? Në vetvete jo, por ato mund të përdoren në çdo rast për të shtuar njësitë e vendosura tashmë në zonë?.
Edhe Kofman mendon se AAC-së së bashku me regjimentet e tankeve duhet të shihen si përforcime të konsiderueshme ruse në zonën kufitare me Ukrainën. ?Aktiviteti ushtarak rus është jashtë normales. Këto nuk janë stërvitje rutinë, kontrolle certifikimi, dhe dikush e ka të vështirë të gjejë shpjegime jo shqetësues mbi atë që po shihet ?
Ky aktivitet nuk është publik, apo i shoqëruar me deklarata të forta, krahasuar me atë që ndodhi në shkurt-prill në fillim të këtij viti. Duket se ushtria ruse është urdhëruar të pozicionohet për një operacion të mundshëm në muajt e ardhshëm?- thotë Kofman.
Ai më pas sqaroi ?…Kjo nuk është një situatë që ka gjasa të shpaloset në ditët apo javët në vijim. Unë parashikoj dimrin, apo ndoshta pas pushimeve dimërore. Sido që të jetë, dyshoj nëse është marrë ende një vendim politik?. Edhe Muzika mendon se ushtria ruse e ka përmirësuar sigurinë operacionale, duke ndërmarrë lëvizje gjatë natës, gjë që do të thotë se disa lëvizje mund të mos zbulohen.
Lëvizjet e trupave në kufijtë e Rusisë, po ndodhin në të njëjtën kohë me rritjen e tensioneve midis Bjellorusisë dhe Polonisë. Këto konfrontime mund të jenë të palidhura me lëvizjet e trupave rreth Ukrainës, e megjithatë shtojnë më tej tensionet, në një mjedis tashmë të tensionuar të sigurisë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://nationalinterest.org/blog/buzz/russia-getting-ready-invade-ukraine-196098
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
Gjatë 18 sezoneve të fundit, ndjekësit e shfaqjes televizive...
Nga Paul Roderick Gregory “The Hill”Në korrikun e këtij viti...
Nga Hal Brands “American Enterprise Institute”Ka ardhur koha...
Nga Betsy Weatherhead “The Conversation”Ndërsa Konferenca e ...
Shkencëtarët kanë identifikuar karakteristikat, të cilat mun...
Nga Serge Schmemann “The New York Times” Shumë kohë më parë,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...