LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kriza e refugjatëve/ Një shfrytëzim tjetër i dobësive të Evropës nga autokratë si Llukashenko

17 Nëntor 2021, 10:30, Blog CNA
Kriza e refugjatëve/ Një shfrytëzim tjetër i dobësive

Nga Judy Dempsey ?Carnegie Europe?

Në javët para shpërthimit të krizës, udhëheqësit e BE-së u sollën sikur nuk e kuptonin potencialin e përshkallëzimit të situatës. Që nga korriku i këtij viti, mijëra njerëz nga Iraku dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, kanë përfituar nga ajo që ata e konsideronin si një mënyrë relativisht të lehtë për të hyrë në një vend të BE-së.

Të nxitur nga regjimi i liderit bjellorus Aleksandër Llukashenko, ata blenë bileta avioni, morën lehtësisht vizat dhe fluturuan për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë. Kur mbërritën atje, ata shoqëroheshin shpesh nga forcat bjelloruse të sigurisë në kufirin me Lituaninë, anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Aty shumë prej tyre kaluan ilegalisht kufirin. I pamësuar me flukse të tilla emigrantësh, Vilniusi u garantoi strehim refugjatëve të mbërritur, por në të njëjtën kohë e forcoi kufirin. Skenat shpeshherë dramatike në këto vendkalime, ishin vetëm një shembull i vogël i gjërave që do të vinin më pas në kufijtë e Polonisë dhe Letonisë me Bjellorusinë.

Situata u përshkallëzua me shpejtësi:disa video të publikuara në internet më 8 nëntor, treguan mijëra emigrantë emigrantë të grumbulluar në kufirin polako-bjellorus, me disa prej tyre që kërkonin të hynin me forcë në Poloni. Varshava kishte ngritur tashmë një gardh me tela me gjemba për të mbrojtur kufirin e saj, dhe e ndaloi praninë në zonë të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile.

Mbi 12.000 ushtarë dhe policë janë dërguar për të mbrojtur kufirin. Kushtet në terren për emigrantët janë të tmerrshme. Ata kanë ngritur çadra jashtë në motin e acartë. Dhe rrihen nga ushtarët bjellorusë dhe shtyhen mbrapsht me dhunë nga pala polake.

Pavarësisht se janë instrumentalizuar nga Lliukashenko dhe nga Kremlini, emigrantët po i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të hyrë në Bashkimin Evropian. Llukashenko mbetet në pushtet falë shtypjes së dhunshme ndaj çdo forme të kundërshtimit ndaj rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të manipuluara të gushtit të vitit 2020, por edhe falë aleatit të tij, presidentit rus Vladimir Putin.

Llukashenko, pa dyshim edhe më mbështetjen e Putinit, e ka përdorur çështjen e emigracionit si një armë për ta ndëshkuar BE-në për vendosjen e sanksioneve ndaj regjimit të tij të diskredituar. Minsku dhe Moska, e dinë shumë mirë se një nga dobësitë më të mëdha të Evropës është reagimi i saj i dobët ndaj çështjes së emigrimit ilegal.

Kjo dobësi, e cila u pa qartë gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, kur blloku u përça mbi strehimin e refugjatëve që iknin nga lufta në Siri, dhe e cila nuk është riparuar ende. Në vend se ta trajtojë ballazi krizën e fundit, Evropa po ndërton një fortesë brenda kufijve të saj, diçka për të cilën kryeministri hungarez Viktor Orban u kritikua në vitin 2015, kur ai ndërtoi një kufi të fortifikuar për të penguar kalimin tranzit të emigrantëve dhe refugjatëve drejt vendeve të tjera anëtare të BE-së.

Orban filloi në atë kohë një tendencë. ?Sot ka një forcim masiv të politikave në këtë fushë?- thotë Stefan Lene, ekspert i migracionit. Brukseli vendosi sanksione më të ashpra disa muaj më parë, kur Bjellorusia rrëmbeu një avion të kompanisë ?Ryanair?, duke e detyruar atë të ulej në Minsk, në mënyrë që të arrestonte një nga pasagjerët e tij, gazetarin dhe aktivistin e opozitës Roman Protasevich.

Tashmë në kundërpërgjigje ndaj zhvillimeve të fundit, disa qeveri evropiane po bëjnë thirrje për një grupim të ri sanksionesh. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar dërgimin e një zyrtari të lartë ?në vendet kryesore të origjinës dhe transitit?. Këto vende, tha ajo ?duhet të veprojnë për të parandaluar që shtetasit e tyre të bien në grackën e ngritur nga autoritetet bjelloruse?. Unioni duhet të shqyrtojë se si të vendosë sanksione të reja, përfshirë përmes listave të zeza, ndaj linjave ajrore të vendeve të treta që janë më aktive në trafikimin e qenieve njerëzore.

Por mos prisni ndonjë vendim të shpejtë. Reagimi i BE-së ndaj këtij fenomeni të ri të emigracionit, konfirmon mungesën e një politike të emigracionit dhe azilit, qoftë edhe afatshkurtër. A do të kishte qenë kaq e vështirë, që me ndihmën e BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të migracionit, të organizohej ngritja e kampeve brenda kufijve polakë dhe lituanez, për të dokumentuar dhe vlerësuar statusin e emigrantëve?

Kjo do të kishte parandaluar vuajtjet e tyre. Kuptohet që qeveritë e BE-së në rajon, të cilat kanë qenë shumë kritike ndaj represionit së Llukashenkos dhe kanë miratuar sanksionet, nuk kanë dëshirë që ta pranojnë këtë ide. Ata argumentojnë se kjo do të legjitimonte përdorimin e emigrantëve si një armë nga lideri bjellorus.

Pavarësisht nga dhuna e ushtruar ndaj tyre, ai do të vazhdojë që t?i shtyjë emigrantët përtej kufijve. Sa për krahasim, në Brandenburg, landin gjerman ngjitur me Poloninë, 100-150 emigrantë kanë kaluar çdo ditë nga Polonia në Gjermani gjatë javëve të fundit, dhe atyre u ofrohet strehim dhe kujdes.

Autoritetet po shqyrtojnë kërkesat e tyre për azil. Këto procedura janë të ngadalta dhe burokratike, të ngjashme me kthimin e emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës. Në vitin 2016, BE-ja, e udhëhequr nga Gjermania, arriti një marrëveshje me Turqinë për të ndalur fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt unionit.

Pra Ankaraja u pagua për ta importuar problemin e emigracionit në Evropë. Por nuk mund të bëhet e njëjta gjë me Llukashenkon. Pasi kjo do të nënkuptonte negocimin me regjimin e tij, diçka që BE-ja e urren. Dhe për më tepër, kjo do të nënkuptonte faktin që Llukashenko dhe Putin do të korrnin fitore nga instrumentalizimi i emigrantëve.

Ndërkohë, një zyrtar i NATO-s ka thënë se aleanca ?është e gatshme të ndihmojë më tej aleatët tanë, dhe të ruajë sigurinë në rajon?. Në këto kushte, shumëkush pyet veten nëse Bjellorusia dhe Rusia po mendojnë mbi atë që mund të jetë një konfrontim i rrezikshëm me NATO-n.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://carnegieeurope.eu/strategiceurope/85735

Lajmet e fundit nga