LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në Bosnje e mundur, por lufta nuk ka gjasa të përsëritet

20 Nëntor 2021, 12:58, Blog CNA
Dhuna në Bosnje e mundur, por lufta nuk ka gjasa të

Nga Valentino Grbavac ?European Western Balkans?

Kriza politike në Bosnje Herzegovinë (BiH), ka arritur nivele të tilla, saqë disa po argumentojnë se vetë paqja është e kërcënuar, dhe se një luftë e re është shumë pranë. Ndërsa kriza aktuale politike është më e rënda që nga Rregullimi i Brendshëm Kroat i vitit 2001, një luftë e gjithanshme që të kujton konfliktin e tmerrshëm të viteve 1990, është jashtëzakonisht e pamundur.

Kjo s?do të thotë se nuk është i mundur shpërthimi i akteve sporadike të dhunës, apo që kriza aktuale nuk është shumë serioze apo e vështirë për t?u kapërcyer. Por lufta, e cila shkaktoi 100 mijë të vdekur në Bosnje në vitet 1990, dhe mbi 2.3 milionë refugjatë, ka shumë pak gjasa që të rindizet edhe njëherë.

Dhe arsyeja për këtë nuk është mungesa e urrejtjes apo e retorikës nacionaliste, pasi marrëdhëniet ndër-etnike janë më të këqija në vitin 2021, sesa në vitin 1991. Por të tria kombeve përbërëse të Bosnjës u mungojnë 3 elementët e nevojshëm për të filluar dhe zhvilluar luftën:fuqia punëtore, burimet ushtarake dhe motivimi.

Në vitin 1995, forcat boshnjake (ABiH) numëronin 230 mijë ushtarë (ku 96 për qind ishin boshnjakë), forcat kroate (HVO) kishin rreth 45 mijë ushtarë, ndërsa forcat dhe serbe (VRS) numëronin 155 mijë ushtarë (praktikisht të gjithë serbë). Pra në vitin 1995 të tria ushtritë kishin 430.000 ushtarë, ose afro 10 për qind të gjithë popullsisë së paraluftës prej 4.4 milionë banorësh .

Sot forcat e armatosura në Bosnje përbëhen nga vetëm rreth 8.800 ushtarë, ku 20 për qind janë kroatë, 34 për qind serbë dhe 46 për qind boshnjakë, që në shifra përkthehet respektivisht në 1.800 ushtarë kroatë, 3.000 ushtarë serbë dhe 4.000 ushtarë boshnjakë. Forcat e armatosura kanë 3 brigada këmbësorie multi-etnike, dhe një numër të vogël njësish mbështetëse. Por brigadat përbëhen nga 3 batalione mono-etnike të stacionuara në qytete të ndryshme, gjë që do të thotë se ushtria është e ndarë në 3 forca të veçanta.

Të dhënat e 4 viteve më parë tregojnë se në vend kishte 7300 policë boshnjakë, 2500 kroatë dhe 8500 serbë. Pra në total nën armë janë 11.300 boshnjakë (42 për qind), 4.300 kroatë (16 për qind) dhe 11.500 serbë (42 për qind), gjithsej 27.100 njerëz të trajnuar.

Popullsia aktuale e Bosnjës vlerësohet në pak më shumë se 2.6 milionë, me rreth 350 mijë kroatë, 950 mijë serbë dhe 1.3 milionë boshnjakë. Ndërsa një 60-vjeçar mund ta shtypë këmbëzën po aq lehtë sa një 18-vjeçar, lufta sidomos në terrenin e thyer dhe malor të vendit,  kërkon djem të rinj.

Bosnja ka përjetuar një rritje të paprecedentë të emigrimit në dekadën e fundit, dhe sipas një sondazhit të fundit afro gjysma e të rinjve (të moshës 15-30 vjeç) planifikojnë të largohen nga vendi. Popullsia ka mesatarisht një moshë mesatare 5 vjet më të madhe se në vitin 1991, dhe kjo do të thotë se ka më pak qytetarë të moshës për t?u rekrutuar në ushtri.

Dhe në një skenar të mobilizimit të plotë të ngjashëm me vitet 1990, maksimumi që mund të grumbullojnë të tria palët, përfshirë policë dhe ushtarë, do të ishte 20 mijë për kroatët, 55 mijë për serbët dhe 75 mijë për boshnjakët, ose 150.000 mijë në total, pra vetëm 1/3 forcave që ekzistonin në luftën e viteve 1990.

Në këto kushte, jo vetëm që nuk do të kishte forca të disponueshme për sulme strategjike, por të tria palët do të kishin probleme të mëdha për të mbledhur trupa të mjaftueshme edhe për mbrojtjen statike të vijës së frontit. Ndërkaq, cilësia mund të jetë një faktor edhe më i rëndësishëm.

Të gjithë 18 vjeçarët në kohën e ish-Jugosllavisë ishin të detyruar të shërbenin 1 vit të plotë në ushtri, duke marrë trajnimet bazë dhe ato të specializuara, gjë që ishte një faktor i madh në mobilizimin kaq të shpejtë të ushtarëve në vitet 1990.

Por shërbimi ushtarak u hoq plotësisht në Bosnje në vitin 2006, gjë që do të thotë se të gjithë të rinjtë të moshave 18-33 vjeç, të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë së moshës së aftë për të luftuar, nuk kanë fare stërvitje ushtarake.

Nëse do të duhej të mobilizoheshin, atyre do të duheshin muaj për të pasur edhe forcën më elementare luftarake për një mbrojtje statike. Dhe do të duhej të paktën një vit derisa çdo palë të mund të ndërmerrte një ofensivë të vërtetë strategjike. Edhe veteranët më të rinj nga viti 1995, janë sot në mesin e të dyzetave, që do të thotë se një veteran në të 50-at do të ishte jashtë moshës për t?u angazhuar në front.

Por çështja e furnizimeve ushtarake, do të ishte edhe më penguese se sa ajo e mobilizimit. Bosnja nuk ka asnjë avion reaktiv, dhe helikopterët e saj të paktë operacionalë, përdoren kryesisht për transport. Ajo ka afro 40 tanke operacionale, 80 mjete të blinduara dhe rreth 120 pjesë operative të artilerisë së rëndë.

Pjesa tjetër e stokut është disa dekada e vjetër, dhe kryesisht e papërdorshme. Sa për krahasim, vetëm serbët kishin 500 tanke, 400 mjete të blinduara dhe rreth 1000 copë artileri të rënda në vitin 1992. Pra lufta do të duhej të zhvillohej ekskluzivisht me armë të lehta.

Në vend janë të regjistruara rreth 270.000 pistoleta dhe armë gjuetie, edhe pse shumë njerëz kanë fshehur armë automatike që nga koha e luftës. Megjithatë, ndërsa kallashnikovët dhe mortajat mund të mjaftojnë për të shkaktuar akte dhune në disa qytete të mbetura multi-etnike, ato nuk mjaftojnë për të zhvilluar një luftë në shkallë të gjerë, edhe nëse morali dhe motivimi mund të jetë i lartë.

Lufta në vitet 1990, kishte të bënte me pushtimin e territorit dhe pastrimin e ?tjetrit? prej andej, duke krijuar zona homogjene në Bosnje. Mjerisht, ajo skemë ishte shumë efektive. Sot 95 për qind e serbëve jetojnë në Republika Srpska (RS), 85 për qind e boshnjakëve jetojnë në 6 kantone me shumicë boshnjake, dhe 70 për qind e kroatëve jetojnë në 4 kantone me shumicë kroate.

Dhe ky realitet tragjik, nënkupton se mungon motivimi për të nisur një luftë, pasi të gjitha palët kontrollojnë territorin e tyre monoetnik, që përfshin pothuajse të gjithë anëtarët e tyre në Bosnje. Për shembull, kroatët nuk kanë asnjë arsye të rinisin luftën kundër serbëve, pasi në RS kanë mbetur afërsisht 5.000 kroatë të moshuar (nga 145.000 para luftës).

Po kështu, vetëm 8.000 serbë kanë mbetur në territorin etnik të kontrolluar nga kroatët në Kantonin 10. Në këto kushte, çfarë mund t?i motivojë boshnjakët të marshojnë, të pajisur vetëm me armë të vogla, drejt Banja Lukës, e cila është mbi 90 për qind serbe, për t?u përballur me një forcë të barabartë?

Kush është gati të rrezikojë jetën e tij dhe të familjes për një territor, për të cilin nuk ka asnjë mënyrë për ta kontrolluar efektivisht pa gjenocid dhe spastrim etnik? Pohimi i kohëve të fundit i Bakir Izetbegoviç, liderit të partisë më të madhe boshnjake në Bosnje, se boshnjakët do të mobilizonin 200.000 ushtarë për të parandaluar shpërbërjen e vendit, është më shumë një qëndrim politik që i drejtohet votuesve të tij por edhe komunitetin ndërkombëtar, sesa një deklaratë realiste.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë nuk mund të shpërthejë një dhunë e lokalizuar midis boshnjakëve dhe serbëve në Brçko, apo midis boshnjakëve dhe kroatëve në Bosnjën Qendrore. Pavarësisht kësaj mundësie, nuk ka asnjë tregues se kjo dhunë nuk do të qëndronte e lokalizuar.

Por vetëm sepse lufta nuk ka gjasa të nisë, kjo nuk do të thotë se kriza nuk duhet të merret seriozisht. Pas 3 vitesh në stanjacion ekonomik, Bosnja është në prag të kolapsit të plotë të sistemit politik, gjë që mund të çojë në shpërbërjen e vendit./CNA.al

https://europeanwesternbalkans.com/2021/11/12/violence-in-bosnia-and-herzegovina-is-possible-but-war-is-extremely-unlikely/

Lajmet e fundit nga