VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Benjamin Plackett ?Discover Magazine?
Dielli gjatë muajit dhjetor nuk lind kurrë mbi horizontin e veriut Arktik të Finlandës. Edhe në jugun e largët të këtij vendi, ku jeton pjesa më e madhe e finlandezëve, banorët shohin vetëm 6 orë dritë dielli në ditët më të shkurtra të dimrit.
Pavarësisht nga kjo errësirë, Finlanda është zyrtarisht vendi më i lumtur në botë, dhe është renditur e para në këtë listë për 4 vjet me radhë. Kjo edhe sipas Raportit Botëror të Lumturisë të vitit 2021 të Kombeve të Bashkuara , që bazohet tek një pyetje të vetme (edhe pse subjektive).
Pjesëmarrësve anembanë globit, u kërkohet që të vlerësojnë lumturinë e tyre në një shkallë nga 1 deri në 10. Vendet e tjera nordike, duke përfshirë Islandën, Danimarkën dhe Suedinë, mbajnë gjithashtu vendet e para në këtë listë.
I vetmi vend jo-evropian, që renditet në mesin e 10 vendeve më të lumtura në botë është Zelanda e Re. Ndërkohë, shumë vende duke përfshirë Afganistanin, Sudanin e Jugut dhe Zambian, klasifikohen vazhdimisht në fund të listës. Shtetet e Bashkuara, renditen për këtë vit në vendin e 14-të.
Renditjet e tjera tregojnë rezultate të ngjashme. Indeksi i Prosperitetit Legatum, që mat mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendeve, raporton gjithashtu nivele relativisht të larta lumturie brenda vendeve të Evropës Veriore, në krahasim me ato që përjetojnë konflikte intensive.
Dhe ndërsa mungesa e pasurisë, mund ta pozicionojë një vend në fund të tabelës, nga ana tjetër vetëm paratë nuk janë të mjaftueshme për ta renditur një vend në krye të kësaj liste.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore, ai është vendi i dhjetë më i pasur në botë, kur është fjala për të ardhurat kombëtare bruto (GNI). Por Hong Kongu pozicionohet në gjysmën e fundit të indeksit të OKB-së, pas vendeve me një GNI më të ulët si Shqipëria, Gana dhe Ekuadori.
Në përgjithësi, studiuesit thonë se një sistem politik i qëndrueshëm, një sistem i mirë i sigurisë sociale, kujdesi shëndetësor falas, dhe nivelet e larta të besimit të publikut në një sistem politik, demokratik janë elementët e duhur për të pasur një popullatë të lumtur.
?Tek e fundit thelbësore nuk është kultura, por janë institucionet e një vendi?- thotë Frenk Martela, studiues i psikologjisë në Universitetin Aalto në Finlandë, që kontribuon në raportin e përvitshëm të Kombeve të Bashkuara.
Performanca jo shumë e mirë e Hong Kongut, është sipas një raporti nga Indeksit të Prosperitetit Legatum, pjesë e një tendence rajonale. Ky raport arrin në përfundimin se ?progresi u ngadalësua në rajonin e Azi-Paqësorit, kryesisht për shkak të një përkeqësimi të sigurisë dhe sigurisë, lirive personale, cilësisë së ekonomisë dhe sistemit arsimor?.
India shënon një shembull tjetër, në të cilin rritja e pasurisë nuk përkthehet domosdoshmërisht në rritje të lumturisë, thotë Martela. ?Gjatë 10 viteve të fundit, PBB-ja e saj është rritur me shpejtësi, por lumturia e saj po zvogëlohet. Kjo renditje, mund të jetë një manifestim i paqëndrueshmërisë politike në nën-kontinent, dhe tensioneve në rritje midis komuniteteve fetare të Indisë- shton ai.
Por si e ka arritur saktësisht Evropa Veriore këtë gjendje shpirtërore kaq të mirë? ?Kur kemi analizuar të gjitha fazat e hulumtimet për këtë pyetje, duket sikur institucionet më të afta, janë ato që parashikojnë lumturinë në nivel kombëtar?- shprehet Martela.
?Vendet nordike ofrojnë shumë gjëra pozitive për qytetarët, si një sistem të gjerë të mirëqenies sociale, kopshte dhe kujdes shëndetësor falas. Këto gjëra janë shumë thelbësore, pasi nënkuptojnë se njerëzit mund t?i besojnë shoqërisë që të kujdeset për ta, në rast se diçka shkon keq në jetën e tyre?- nënvizoi ai.
Sipas të dhënave të mbledhura nga organizatat ?Reporterët pa Kufij?, qytetarët e Evropës Veriore, kanë më pak censurë në media dhe korrupsion se sa kudo tjetër në botë. ?Prandaj, cilësia e institucioneve demokratike, është shumë e lartë?- thotë Martela.
Nëse qytetarët kanë besim se sistemi demokratik është duke funksionuar, atëherë ata kanë më shumë gjasa që të ndihen sikur vota e tyre ka vërtet rëndësi. Kjo është një tjetër nxitje për mirëqenien e banorëve.
?Çfarë do të thotë e gjitha kjo? Që zyrtarët e qeverive, duhet të ri-mendojnë se si e vlerësojnë ndikimin e politikave të tyre. Produkti i Brendshëm Bruto, është përdorur për një kohë të gjatë si një simbol për suksesin e një vendi. Synimi përfundimtar i qeverive, duhet të jetë sigurimi që të jenë të lumtur sa më shumë qytetarë?- thotë Martela.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.discovermagazine.com/planet-earth/are-some-countries-happier-than-others
Nga Gavin Mortimer “The Spectator”Ishte e vështirë të mos qe...
Frenk Sinatra është i njohur për shumë gjëra:për aftësinë e ...
Nga Valentino Grbavac “European Western Balkans”Kriza politi...
Nga Steve Apfel “American Thinker”Titujt e lajmeve që paraqe...
Nga Edward Carr “The Economist”Pandemitë nuk “vdesin”, ato t...
Nga Sebastien Roblin “National Interest”Për herë të dytë gja...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Në javët para shpërthimit ...
Nga Lucio Leante “Opinione.it”A jemi vërtet – siç thonë shum...
Nga Kristen Ghodsee& Mitchell A.Orenstein “Project Syndicate...
Nga Daniel Trilling “The Guardian”Është diçka shumë e keqe k...
Ndonëse është e pamundur që të listohen të gjitha shpikjet q...
Në fundin e mbrëmjes së 20 gushtit 1672, vëllezërit De Vit u...
Të gjithë e njohin personazhin Xhejms Bond. Një krijesë e sh...
Nëse do të lexoni disa nga faktet mbi jetën e Hoakin Guzman ...
“Der Spiegel”Është një eksperiment i madh politik. Gati 300 ...
Kompanitë në pronësi të Bill Gates dhe Warren Buffett planif...
Nga Iva Vukushic “The Conversation”Çerekshekulli që prej për...
Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të ar...
Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Secu...
Nga Paula Schaap “Live Science”Presidentët amerikanë janë me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...