LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse BE-ja po përgatitet të krijojë ushtrinë e saj

28 Nëntor 2021, 09:06, Blog CNA
Pse BE-ja po përgatitet të krijojë ushtrinë e saj

Nga Luke McGee ?CNN?

Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë, është vetëm incidenti më i fundit në radhë, që i ka nxitur drejtuesit e lartë në Bruksel të mendojnë se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian në planin afatgjatë, për të garantuar sigurinë e tij të brendshme.

Kjo krizë e emigrantëve, për të cilën lideri bjellorus Aleksandër Llukashenko, akuzohet se po e përdor enkas, u shfaq pasi shtimit të frikës në Evropën Lindore për një grumbullim të madh trupave ruse në kufirin me Ukrainë. Krizat e fundit gjeopolitike, sidomos tërheqja kaotike e trupave nga Afganistani, ka forcuar mendimin se BE-ja nuk mund të mbështetet tërësisht për mbrojtjen e saj tek Shtetet e Bashkuara apo NATO.

Dhe ndoshta jo rastësisht, plani fillestar për një plan të tillë, iu prezantua javës së shkuar vendeve anëtare të BE-së. ?Busulla Strategjike për Sigurinë dhe Mbrojtjen?, është një përshkrim i qartë se si mund të funksionojë bashkëpunimi ushtarak në të gjithë bllokun.

Propozimi kryesor, është që BE-ja të krijojë kapacitetin për të vendosur me shpejtësi deri në 5000 trupa në terren, për t?u përballuar me kriza të shumta të mundshme. Në vend të një force të përhershme, që do t?i raportonte një komandanti në selinë e tij në Bruksel, këto grupe do të jenë të përbëra nga trupa që vijnë nga të gjithë shtetet anëtare pjesëmarrëse, të formuara për t?u marrë një mision specifik, dhe të komanduara në nivelim e BE-së në atë mision.

Detyrat mund të variojnë nga një mision evakuimi, për shembull si ai në Afganistan, deri tek ruajtja e paqes në kufi apo misione humanitare. Dokumenti strategjik flet gjithashtu për nevojën e një qasjeje të përbashkët mbi prokurimin, kërkimin dhe inteligjencën e mbrojtjes, duke e bërë bllokun më konkurrues dhe efikas.

Për ta arritur këtë, dokumenti propozon shtimin e shpenzimeve kombëtare dhe të BE-së për mbrojtjen dhe përqendrimin e tyre në plotësimin e boshllëqeve që ekzistojnë aktualisht në të gjithë BE-në në tërësi. Nuk do të kërkohet pjesëmarrja e të 27 vendeve anëtarëve të unionit.

Megjithatë, vendosja e trupave në emër të BE-së, do të kërkojë miratimin dhe përfshirjen e shteteve anëtare, edhe pse detajet se si do të funksiononte kjo gjë, nuk janë konfirmuar ende.

Ndërsa euroskeptikët vazhdojnë të tallen ende me idenë e një ?ushtrie të BE-së?, duke theksuar se edhe propozimi i fundit është shumë larg nga objektivi i vitit 1999 për deri në 60.000 trupa të gatshme për t?u vendosur në çdo moment, ai mbetet ende ambicioz dhe i pazakontë për BE-në. 

Por janë ende ditët e para, dhe arritja e marrëveshjes mbi çdo gjë të kushtueshme nga 27 vende, që përballen me shqetësime shumë të ndryshme të sigurisë dhe ato ekonomike, nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

CNN bisedoi me më shumë se 20 zyrtarë të BE-së, diplomatë dhe politikanë nga i gjithë blloku, për t?iu përgjigjur një pyetjeje që është ngritur nga shumëkush prej vitesh:A do të ketë ndonjëherë BE-ja një ushtri të sajën?

Në përgjithësi të gjithë bien dakord mbi argumentin qendror:Që Evropa të mbetet e sigurt, duhet bërë diçka. Ambasadori i Italisë në BE, Pietro Benasi, tha për CNN se ndërsa dokumenti duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare, ai ka besim se unioni mund të ?ndërtojë një kulturë të përbashkët strategjike?, dhe se plani do të sigurojë motivimin e duhur për këtë qëllim.

Por ndërkohë ekzistojnë edhe ndarje, të cilat në mënyrë të pashmangshme do ta ngadalësojnë këtë projekt. Vendi më problematik në këtë aspekt është pa diskutim Franca. Presidenti Emanuel Makron nuk e ka fshehur ëndrrën e tij për një Evropë më të fortë, dhe me një integrim më të madh sa i përket çështjeve të jashtme.

Madje ai ka bërë thirrje për një ?ushtri të vërtetë evropiane?, për të zvogëluar nevojën e Evropës për mbrojtjen nga NATO e udhëhequr de fakto nga SHBA-ja. Synimi aktual, është që ?Busulla Strategjike? të miratohet në marsin e vitit që vjen, kur Franca të mbajë presidencën e radhës të BE-së.

Por Makron mund të dëshirojë që ta shtyjë për më vonë, pasi shumë nga homologët e tij evropianë janë më pak të guximshëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen. Më së shumti, disa vende në lindje – si Polonia, Estonia dhe Lituania – janë në favor të planit, por vetëm nëse një marrëveshje formale i referohet veçanërisht kërcënimit që paraqet Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina.

Aktualisht, dokumenti merret me marrëdhëniet e përkeqësuara të BE-së me fqinjin e saj, por thekson gjithashtu se ?interesat e përbashkëta, dhe një kulturë e përbashkët e lidh në fakt BE-në dhe Rusinë?, dhe se Brukseli do të bashkëpunojë sërish me ?Moskën mbi disa çështje specifike, për të cilat kemi prioritete të përbashkëta?.

Nga ana tjetër shtetet anëtare lindore, janë të shqetësuara për çdo plan që do të minonte NATO-n. Në lidhje me Rusinë, janë të shqetësuara edhe vendet skandinavet. Diplomatët dhe zyrtarët nga këto vende, thonë se ?ndihemi realisht të rrezikuara nga Rusia në këtë pjesë të botës?, teksa bëjnë të qartë se ?aleanca transatlantike duhet të forcohet si pjesë e çdo plani më të gjerë të BE-së?.

Zyrtarë, diplomatë dhe politikanë të shumtë e akuzojnë Makron si pengesën kryesore për këtë projekt, për shkak se heziton ta drejtojë gishtin nga Rusia. Ndërkohë, disa zyrtarë prej këtyre vendeve shprehën shqetësimin se trupat e caktuara për dislokimin e shpejtë, nuk do të përdoren kurrë, pasi veprimi do të bllokohej nga ndonjë veto, dhe së në fund i gjithë projekti do të përfundonte në një shpenzim të kotë parash, gjë që do minonte NATO-n dhe dëmtonte aleancën transatlantike.

Pjesa e fundit e enigmës është Gjermania. Vendi më i pasur i BE-së, po negocion ende për krijimin e qeverisë se ardhshme e të koalicionit, dhe analistët thonë se është shumë e vështirë të parashikohet saktësisht se sa i ashpër do të jetë Berlini vitin e ardhshëm në raport me Rusinë.

Pavarësisht nga të gjitha pengesat e mundshme, ka gjithsesi një optimizëm të sinqertë se këto dallime mund të kapërcehen, në rast se të gjithë bëhen realistë dhe seriozë. Rasa Juknevicien, anëtare e Parlamentit Evropian dhe ish-ministre e Mbrojtjes e Lituanisë, thotë se ?vetëm BE-ja është në gjendje të përballet? me kërcënimet hibride që vijnë nga aktorët armiqësorë si Rusia dhe Kina.

Megjithatë, ajo shpreh shqetësimin se nëse blloku nuk do të mund të bjerë dot dakord mbi çështje që variojnë nga siguria kibernetike, aftësitë ushtarake, një ?këndvështrim më realist mbi Rusinë? dhe mbi të gjitha mbi shpenzimet në mbrojtje, do të ishte vetëm një retorikë./ Përshtatur nga CNA.al

Marrë me shkurtime

Lajmet e fundit nga