LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta e korrupsionit ndaj sundimit të ligjit

29 Nëntor 2021, 12:31, Blog CNA
Lufta e korrupsionit ndaj sundimit të ligjit

Nga Eva Joly ?Project Syndicate?

Kur përpiqesh të luftosh korrupsionin, ky i fundit të kundërpërgjigjet. Këtë gjë mund ta thoshte edhe gazetarja investigative malteze Dafne Karuana Galizia, po të mos ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e atyre që po investigonte ajo.

Po ashtu këtë s?mund ta thotë dot edhe aktivisti anti-korrupsion në Ruanda, Gustav Makonene, që u mbyt dhe u hodh nga një makinë në lëvizje e sipër. Dhe as aktivisti brazilian Marselo Miguel D?Elia, që u qëllua disa herë për vdekje në një fushë me kallam sheqeri pranë shtëpisë së tij.

Edhe oficerët e policisë, prokurorët dhe zyrtarët publikë, janë përballur gjithashtu me pasoja të rënda për shkak të përpjekjeve të tyre për ta luftuar korrupsionin. Një zyrtar i tillë është Ibrahim Magu, që u bë kryetar i agjencisë kryesore anti-korrupsion në Nigeri, Komisionit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare (EFÇ), në vitin 2015.

Në vitin 2017, persona të armatosur sulmuan shtëpinë e Magu, duke vrarë një nga policët që e ruanin atë. Por nuk ishin plumbat ata që e neutralizuan Magun. Në vend të tyre, ishte largimi i tij nga detyra përmes një ?ligji? të dyshimtë.

Vitin e kaluar – në kohën kur thuhej se EFÇ po hetonte akuzat për korrupsion kundër Prokurorit të Përgjithshëm Abubakar Malami – Magu u arrestua me akuzat për korrupsion dhe mosbindje, të ngritura nga askush tjetër përveç Malamit.

Megjithëse të njëjtat akuza ishin shqyrtuar  dhe rrëzuar 3 vjet më parë, Magu u pezullua nga detyra, në pritje të rezultatit të një Paneli Hetimor të ngritur nga presidenti Muhamadu Buhari. Magut iu dhanë pak shanse për të mbrojtur veten. Për disa javë, atij iu ndalua qasja në provat kundër tij, dhe iu mohua vazhdimisht leja për t?iu drejtuar prokurorisë, apo për të marrë në pyetje dëshmitarët.

Kjo e bëri Magu – që ka mbikëqyrur ndjekjen e suksesshme penale të shumë politikanëve të lartë për akuzat për korrupsion, dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme në vlerë prej miliona dollarësh – jo vetëm të paaftë për të vazhduar punën e tij, por edhe të ekspozuar ndaj një procesi të pafund shantazhi dhe frikësimi.

Olanrevaju Suraju, një nga aktivistët më të shquar të Nigerisë kundër korrupsionit, po përballet aktualisht me një model të ngjashëm sulmesh. Në fillim të këtij viti, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Muhamed Adoke, e akuzoi Suraju për falsifikim të provave në një gjyq korrupsioni të zhvilluar në Milano, Itali, që përfshinte kompanitë shumëkombëshe të naftës ?Shell? dhe ?Eni?.

Akuzat kundër kompanive – të cilat përfundimisht  u rrëzuan – lidheshin me blerjen e një burimi nafte në det të hapur të njohur si OPL 245. Pas akuzave të Adoke, Suraju u ndalua për t?u marrë në pyetje nga një njësi policore e mandatuar për të hetuar sjelljen e pahijshme të policisë, e mbikëqyrur direkt nga kreu i forcës policore të Nigerisë.

Ai dha prova se dokumentet në fjalë ishin marrë nga autoritetet italiane nëpërmjet një kërkese drejtuar Britanisë së Madhe për ndihmë juridike reciproke. Me ato prova u hodhën poshtë akuzat për falsifikim ndaj Suraju. Por problemet e tij nuk përfunduans aty.

Në muajt që pasuan, policia i kërkoi vazhdimisht që ai të udhëtonte mbi 350 km nga shtëpia e tij në Lagos, në selinë e tyre në Abuja për t?u marrë në pyetje mbi çështje të tjera. Presionet vazhduan, edhe pasi Suraju mori një urdhër gjykate që i ndalonte këto marrje në pyetje.

Sot, Adoke po përballet me gjyq tjetër në Nigeri mbi akuzat për shkelje në marrëveshjen mbi OPL 245. Ndërkohë në Itali, Fabio De Paskuale, prokurori i gjyqit në Milano ndaj ?Shell? dhe ?Eni?, dhe kolegu i tij, Serchio Spadaro, po ndiqen penalisht pasi dyshohet se nuk i kanë mbrojtur si duhet provat.

Dëshmia në fjalë përfshin një video, transkripti i së cilës rezulton nga procesverbalet e gjykatës, që kishte vite në duart e kompanisë ?Eni?. Çështja kundër ?Shell? dhe ?Eni? po apelohet si nga prokuroria e Milanos ashtu edhe nga Nigeria. Por, për shkak të akuzave me të cilat përballet, De Paskuale, që më parë ka fitar kundër dy kryeministrave italianë të akuzuar për korrupsion, ka të ngjarë të shkarkohet nga detyra e tij.

Ka arsye të besohet se gjyqi i parë nuk ka qenë i pazakontë. Që nga shpallja e pafajësisë, media italiane ka qenë e mbushur me akuza, të cilat nëse konfirmohen, hedhin dyshime të mëdha mbi integritetin e atij vendimi. Shqetësimet mbi ndershmërinë e atij procesi, u ngritën për herë të parë në shkurtin e vitit 2020.

De Paskuale kërkoi të pranonte një deklaratë të Piero Amaras, një ish-avokat për disa menaxherë të ?Eni?, duke konfirmuar se kompania kishte kryer mbikëqyrje të prokurorëve, dëshmitarëve kryesorë dhe gjyqtarëve. Kërkesa e tij u refuzua.

Thuhet se Amara pretendoi se avokatët e ?Eni? kishin qasje ?preferenciale? tek gjyqtarët e çështjes, OPL 245, por që mohohet nga kompania. Por kreu i atëhershëm i zyrës së prokurorisë së Milanos, Francesko Greko, ka konfirmuar se si De Paskuale ashtu edhe Spadaro ishin subjekt i ?kanosjes?, dhe se kishte pasur përpjekje për të ?de-legjitimuar prokurorin e Milanos?.

Është e qartë se korrupsioni nuk do të reduktohet pa një luftë të fortë ndaj tij. Dhe nga bombat dhe plumbat, deri tek paditë apo lëvizjet në detyrë, të korruptuarit dhe mbrojtësit e tyre do të përdorin çdo lloj armë që munden për t?ia hedhur drejtësisë. Duke mos u kënaqur me frikësimin apo vrasjen e aktivistëve, gazetarëve dhe zyrtarëve, ata po synojnë tani të godasin vetë sundimin e ligjit.

Shënim:Eva Joly, avokate, një ish-deputete e Parlamentit Evropian, ku shërbeu si nënkryetare e Komisionit Hetimor për pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe mashtrimin.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.project-syndicate.org/commentary/corruption-fights-back-through-lawfare-by-eva-joly-2021-11

Lajmet e fundit nga