Kriza ruse e viteve 1990/ Kur qeveria vendosi t'i paguajë mësuesit me shishe vodka
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Nga Joel E Dimsdale ?Psyche?
Në vitin 1937, udhëheqësi i vjetër bolshevik Georgi Pjatakov u gjykua në Moskë për tradhti, sabotim dhe krime të tjera të supozuara kundër Bashkimit Sovjetik. Ai dha një rrëfim të rremë, duke deklaruar:?Ja ku jam para jush i ndyrë, i dërrmuar nga krimet që kam kryer, i zhveshur nga gjithçka për fajin tim, jam një njeri që e ka humbur partinë e tij, që nuk ka miq, që ka humbur familjen, një njeri që e ka humbur vetveten?.
Ai u ekzekutua menjëherë pas gjyqit për shkeljet e tij të supozuara. Dhe ai ishte një nga shumë të tillë. Po si kishin arritur sovjetikët të bindnin kaq shumë të pandehur që të dëshmonin gënjeshtra të tilla për veten e tyre dhe të tjerët? Disa vëzhgues ishin të bindur se ata kishin zhvilluar një mjet sekret për t?i shtrënguar që ta bënin këtë.
Nuk ishte vetëm fakti që ata dukej se ishin në gjendje që t?i detyronin njerëzit të thoshin gjërat që donin, por që viktimat e tyre të dukeshin sikur i besonin vërtet gënjeshtrat që thonin. Sovjetikët përdorën një sërë teknikash për të marrë nga të pandehurit rrëfimet që donin.
Ata nuk nguronin që të përdornin dhunën. Disa nga rrëfimet e nënshkruara, të gjetura nëpër arkiva, bartin ende njolla gjaku. Të akuzuarit merreshin në pyetje në mënyrë të përsëritur, derisa ndjeheshin jo si njerëz por si ?robotë?. Ata u mbajtën të izoluar, larg të burgosurve të tjerë që u rrahën.
Fillimisht nuk kishte një term të përdorur gjerësisht për të shpjeguar përpjekje të tilla. Por kjo gjë ndryshoi pas fitores së Mao Ce Dunit në Kinë, dhe Luftës së Koresë disa vite më vonë. Eduard Hanter, një propagandist i kohës së luftës në Zyrën e Shërbimeve Strategjike të SHBA-së, vlerësohet për shpikjen e termit ?shpëlarje truri? në vitin 1950, për të përshkruar rrëfimet misterioze të nxjerra nga të burgosurit perëndimorë të luftës nga qeveria kineze.
Pas trajtimit brutal, disa nga viktimat e dhunës pranuan jo vetëm akuzat më absurde, por ata dukej se ishin gjithashtu dashamirës ndaj rrëmbyesve të tyre. Më vonë ky koncept bëri bujë në filmin ?Kandidati Mançurian? (1962), në të cilin i ligu D.Jen Lo i shpjegon një bashkë-konspiratori komunist se i burgosuri i tij amerikan është ?trajnuar për të vrarë, dhe më pas për të mos kujtuar se e ka bërë këtë… Truri i tij jo vetëm që është shpëlarë… ai ka pësuar një pastrim kimik?.
Me një origjinë të tillë, nuk është çudi që koncepti i shpëlarjes së trurit të kritikohet sot.
Gjithçka duket kaq e mykur, bie erë Lufte të Ftohtë dhe eksperimente shkencore të dyshimta. Disa thonë se ky koncept është përdorur si një armë retorike për të sulmuar ndjekësit e lëvizjeve të reja.
Të tjerë nuk e pëlqejnë këtë term, pasi ai duket sikur i fajëson viktimat si mendjelehtë dhe të dobët, edhe pse disa viktima të ?shpëlarjes së trurit? kanë përfshirë individë shumë të talentuar. Njerëzit e harrojnë faktin se kjo formë e bindjes së errët ndodh në kushte ekstreme, kur njerëzit janë në pragun e ezaurimit nervor.
Disa ekspertë preferojnë termin ?bindje e imponuar? për të shpjeguar sjelljet e pazakonta që u vunë re midis të burgosurve të luftës, viktimave të kultit dhe pengjeve që në mënyrë paradoksale kanë mbajtur anën e sulmuesve të tyre ose kanë bërë rrëfime dukshëm të rreme dhe vetë-shkatërruese.
Pavarësisht kërkimeve të ekspertëve mbi këtë temë, shumë prej tyre e cilësojnë ende shpëlarjen e trurit si një histori fantazmë nga e kaluara. Në fakt është e qartë se sot ky term është shumë më i vështirë për t?u argumentuar. Njerëzit mund të detyrohen të bëjnë disa gjëra, por duket se ata mund të detyrohen të besojnë disa gjëra vetëm në kushte të caktuara.
Ne e vëmë re këtë shumë shpesh në rastet e rrëfimeve të rreme, Sindroma e Stokholmit (në të cilën një peng nis të zhvillojë besnikëri ndaj rrëmbyesit),apo sekteve që nxisin ide të ndryshme fetare dhe politike. Madje sot ekziston shqetësimi se mediat sociale janë bërë shumë imponuese, duke i indoktrinuar njerëzit të besojnë gjëra absurde (si p.sh që ?vaksinat shkaktojnë autizëm?, se ?Covid-19 nuk është një sëmundje serioze? etj).
Për t?iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të përcaktohen më qartë llojet e situatave që e prodhojnë atë. Mjeku rus, fitues i Çmimit Nobel, Ivan Pavllov mund të quhet babai i shkencës në këtë fushë.
Kur lumi Neva përmbyti Shën Petersburgun në vitin 1924, Pavllov fitoi disa njohuri unike mbi efektet e traumës në sjellje. Lumi e përmbyti laboratorin e tij me qen, dhe gati i mbyti qentë e tij të mbyllur në kafaz. Pavllov vuri re se qentë nuk ishin më të njëjtët pas asaj traume.
Ata harruan sjelljet e tyre të mësuara, dhe trauma ndryshoi prirjen e tyre. Pavllov e ri-ekspozoi një nga qentë e tij të traumatizuar me një rrjedhje uji në dhomën e tij eksperimentale, e cila ndikoi sërish në ndërprerjen e reagimeve për të cilat qeni ishte trajnuar.
Me durimin që e karakterizonte por edhe aftësinë e tij të madhe, Pavllov ia doli të kushtëzonte një qen, që t?i përgjigjej një note specifike muzikore. Fakti që trauma mund të prishë një stërvitje kaq të saktë duket se e magjepsi atë. Edhe udhëheqësi sovjetik Lenini, u magjeps nga potenciali që mund të sillte qasja e Pavllovit për të ndikuar mbi popullin rus.
Qeveria sovjetike i dha atij mbështetje financiare për ngritjen e një instituti kërkimor,që kishte një staf me qindra vetë. Pavllov vuri re se stresi, privimi nga gjumi, izolimi dhe durimi metodik kontribuan në ndryshimin e sjelljes së qenve. Efektet e shpëlarjes së trurit u shfaqën gjatë gjyqeve farsë të inskenuara nga Stalini në vitet 1930.
Por edhe gjatë viteve 1940, kur qeveritë e kohës së luftës nisën të përdorin drogën për të shpejtuar marrjen në pyetje. Ndërkohë në vitet e para të Luftës së Ftohtë, ata përdornin substancat narkotike për të bindur armiqtë që të dezertonin. Gjatë gjithë shekullit XX-të, qeveritë investuan shumë tek kërkimet shkencore mbi bindjen e imponuar.
Agjencitë qeveritare, fondacionet dhe universitetet bashkëpunuan në studime të gjera të përdorimit të drogës për të ndryshuar sjelljen ose për të nxjerrë informacione. Ata arritën të vërtetojnë se privimi ndijor dhe kufizimi i gjumit e rritën sugjestionabilitetin. Në përgjithësi studime të tilla përdorën vullnetarë, por disa eksperimente që përfshinin drogën u kryen me forcë mbi viktimat./Psyche.co/ Përshtatur nga CNA.al
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Mi...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Sipas një anketimit të ri, amerikanët janë më të shqetësua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të vizitojë...
Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që u refe...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Rritja e kursit të këmbimit euro-lek që ndodhi ditën e mër...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...