LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në Evropë?

1 Dhjetor 2021, 10:49, Blog CNA
Si do të ndikojë varianti Omicron këtë dimër në

Nga Helen Collis ?Politico.eu?

Një variant i ri i koronavirusit, ka nxitur një mori investigimesh dhe ndërhyrjesh sa i përket udhëtimeve, pasi ekspertët po synojnë të kuptojnë saktësisht se sa serioz është në të vërtetë ky mutacion. Varianti, i quajtur Omicron nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, u zbulua për herë të parë nga sekuenca gjenomike në Afrikën e Jugut, dhe u nda me një bazë të dhënash ndërkombëtare më datën 22 nëntor.

?Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese. Dëshmitë paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të ri-infektimit me këtë variant, në krahasim me variantet e tjera shqetësuese?- deklaroi OBSH nëpërmjet një deklarate bërë të premten.

Xheni Harris, drejtuese e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britaninë e Madhe tha më herët se ky është?varianti më shqetësues që kemi hasur deri më sot?, dhe se është duke u zhvilluar një?hulumtim urgjent? për të kuptuar më shumë.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga shkencëtarët, qeveria britanike, e pasuar ngatë tjerët në Evropë, njoftoi kufizime të rëndësishme për të udhëtuar nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Esvatini, Zimbabve dhe Namibia. Por varianti është përhapur tashmë në Evropë, me një rast të zbuluar në Belgjikë.

Varianti Omicron, i njohur ndryshe edhe si B.1.1.529, përmban rreth 50 mutacione, pra një numër shumë të madh. Më shumë se 30 prej tyre gjenden në proteinën që vesh nga jashtë virusin SARS-CoV-2, dhe që ndërvepron me qelizat njerëzore përpara hyrjes në to, dhe që është pjesa që synojnë të godasin edhe shumica e vaksinave anti-Covid.

Ndërsa disa prej këtyre mutacioneve janë vërejtur edhe në variantet e mëparshme shqetësuese ?disa prej atyre janë vërejtur rrallë së bashku në të njëjtin lloj varianti? thotë Fransua Ballo, drejtor i Institutit Gjenetik të Kolegjit Universitar në Londër.

Sekuencimi gjenomik i variantit në Afrikën e Jugut, ka identifikuar deri më tani 100 raste me Omicron, përfshin qytetet e Johanesburgut dhe Pretorias. Më herët, normat e përgjithshme ditore të rasteve me Covid-19 ishin të ulëta në atë pjesë të vendit, ndërsa janë rritur gjatë 7 ditëve të fundit, nga 273 në më shumë se 1.200.

Bazuar në numrin dhe llojet e mutacioneve që vërehen tek varianti Omicron, shkencëtarët mendojnë se imuniteti nëpërmjet vaksinimit apo infektimit të mëparshëm, mund të mos mbrojë në një mënyrë shumë efektive kundër ri-infektimit nga Omicron.

?Bazuar në përbërjen e tij gjenetike, ne parashikojmë se B.1.1.529 mund ta anashkalojë pjesërisht imunitetin e ofruar nga vaksinimi dhe infektimi i mëparshëm?- thotë Ballo.Kjo për shkak se mutacionet në Omicron ?janë shoqëruar në variante të tjera që i shmangen imunitetit?- vë në dukje Sharon Pikok, drejtore e ?COG-UK Genomics UK Consortium?.

Por duhet të kalojnë disa javë para se ta dimë me siguri këtë gjë.?Për të kuptuar ndikimin e tij tek imunitetet, në Afrikën e Jugutpo kryhen me shpejtësi studimet laboratorike. Shkencëtarët po shohin sesi neutralizohen antitrupat nga ky variant,si dhe ndërveprimet me qelizat T, për të konfirmuar nëse ka një imunitet të reduktuar në analizat standarde laboratorike, por ato do të duan disa javë që të përfundojnë?-thotë Pikok, që është gjithashtu profesor i shëndetit publik dhe mikrobiolog në Universitetin e Kembrixhit.

Në këtë fazë nuk mund të thuhet me siguri asgjë. Të dhënat aktuale tregojnë një rritje të rasteve, sidomos në provincën Gauteng të Afrikës së Jugut.?Tabloja epidemiologjike, sugjeron që ky variant mund të jetë më i transmetueshëm, dhe disa mutacione tëOmicron, janë në përputhje me transmetueshmërinë e zgjeruar?- thotë Pikok.

Por nuk ishte ende e qartë, nëse kjo ishte për shkak të vatrave super-përhapëse,apo nëse varianti Omicron mund të konkurrojë që tani me variantin Delta. ?Për ta konfirmuar këtë gjë, duhen studime të mëtejshme?- thekson Pikok.

Të dhënat për këtë janë ende në pritje, dhe ka shumë të ngjarë të vijnë nga mbikëqyrja e vazhdueshme e situatës në Afrikën e Jugut. Disa ekspertë hipotetizojnë se nëse Omicron do të jetë është më i transmetueshëm, ai mund të jetë më pak i rrezikshëm. Pasi nga pikëpamja evolucionare një virus rrezikon që të zhduket, në rast se ai është shumë efektiv në vrasjen e bujtësit të tij.

Kjo mund të jetë e vërtete edhe për nën-degën e Deltas, AY.4.2, që po fiton shumë terren në Britani. Ndërkohë, disa ekspertë të tjerë sugjerojnë se përgjigja imunitare qelizore e shkaktuar nga vaksinat, mund të mjaftojë për ta luftuar virusin edhe me mutacionet e tij të shumta.

Monika Gandi, mjeke e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, thotë se meqë reagimi imunitar i qelizave është shumë kompleks- duke gjeneruar lloje të reja antitrupash edhe kundër varianteve të reja – ekziston mundësia që vaksinat të mbeten mbrojtëse.

Nuk dihet ende se deri në çfarë mase varianti Omicron, mund t?i shpëtojë imunitetit të vaksinës. Ekspertët i nxisin njerëzit që vaksinohen plotësisht, duke përfshirë edhe dozat përforcuese, në rast se kualifikohen për to. Britania e Madhe dhe Evropa, kanë ndërmarrë veprime të shpejta në përpjekje për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, përmes ndalimit të përkohshëm të fluturimeve dhe futjes së masave të reja të karantinës.

?Veprimi i hershëm, është shumë më i mirë se ai i vonë?- thotë Evan Birnej, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Laboratorit Evropian të Biologjisë Molekulare, dhe drejtor i Institutit Evropian të Bioinformatikës EMBL. ?Mund të ndodhë që ky variant të mos jetë një kërcënim aq i madh sa Alfa dhe Delta, por pasojat e mundshme të mosveprimit mbi këtë skenar,mund të jenë serioze?-shtoi ai.

Vaksina më e përdorur në Evropë, ka qenë ajo e BioNTech/Pfizer. Këto kompani po hulumtojnë mbi variantet që priren t?i shmangen vaksinave, përfshirë Omicron.?Ne presim të dhëna nga testet laboratorike brenda 2 javësh. Ato do të na japin më shumë informacione, nëse B.1.1.529 mund të jetë një variant që mund të kërkojë një rregullim të vaksinës sonë, sidomos nëse ky varianti përhapet në mbarë botën?- tha një zëdhënës i BioNTech.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Burla, tha në shtator se të dyja kompanitë mund të zhvillojnë në ?më pak se 100 ditë? një version të ri të vaksinës kundër një varianti të ri. Kompanitë e kanë bërë tashmë këtë për variantin Beta, i identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe për atë Delta. Por duke qenë se vaksina aktuale ka mbetur efektive kundër këtyre varianteve, nuk ka pasur ende nevojë për të nxjerrë në treg një version të modifikuar.

Në fillim të këtij muaji, BioNTech njoftoi se po zhvillonte një qasje prototip për të vlerësuar zhvillimin, prodhimin dhe proceset rregullatore për variantet e vaksinave specifike, në mënyrë që vaksinat  e reja të prodhohen shumë më shpejt.?Ideja është të jemi një hap përpara virusit?-tha Burla në shtator.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.politico.eu/article/nu-coronavirus-new-variant-vaccine-africa-europe-travel-winter-november-december-2021/

Lajmet e fundit nga