LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emigrantët e Kanalit Anglez/ 20 vjet dështime?

30 Nëntor 2021, 10:42, Blog CNA
Emigrantët e Kanalit Anglez/ 20 vjet dështime?

Nga Dominic Casciani ?BBC?

?Qeveria është e vendosur të vazhdojë të godasë trafikantët e qenieve njerëzore, të cilat nuk kanë asnjë kujdes për jetën e njerëzve?- deklaroi Ministrja e Brendshme e Britanisë. Eh jo Priti Patel, pasi të njëjtën gjë tha se edhe Xhek Strou në qershorin e vitit 2000, kur 58 emigrantë u mbytën në pjesën e pasme të një kamioni gjatë trafikimit të tyre përmes Kanalit.

27 viktimat e së mërkurës, duket se janë bilanci më e rëndë në Kanal i viteve të fundit. Por fakti është se pas mbi 2 dekada përpjekje për të kontrolluar fluksin e njerëzve të dëshpëruar, askush në pushtet në Britani apo Francë, nuk ka gjetur dot një mënyrë efektive për të ndaluar kalimet e paligjshme

Kjo është një pyetje e gjatë dhe komplekse. Por rënia e komunizmit dhe hapja e mëvonshme e tunelit nën Kanal, i nxiti qeveritë franceze dhe britanike të fillonin të bisedonin seriozisht mbi përmirësimin e sigurisë në Kanalin Anglez.

Njerëzit ishin në lëvizje nga jugu dhe lindja më e varfër, drejt veriut dhe perëndimit më të pasur. Shumë shpejt emigrantët filluan të grumbullohen përgjatë bregut francez Pa dë Kale. Në vitin 1999, Kryqi i Kuq Francez, hapi kampin e refugjatëve ?Sangatte? pranë portit të Kalesë. Britania e Madhe protestoi, duke e cilësuar atë kamp si një magnet që tërhiqte shumë njerëz të tjerë.

Qeveria e atëhershme laburiste i bindi francezët ta mbyllnin kampin, dhe në vitin 2003 të vendosnin rojet kufitare britanike brenda portit francez. Kjo gjë çoi në atë që tani është panorama e pazakontë e një rrethimi prej 4 km gardhi prej çeliku që mbyll L?Autoroute des Anglais, autostradën që të çon në bregdet. Pra me pak fjalë, u bë më e vështirë për të hyrë në port apo në kamionë.

Shumë shpejt në lindje të Kale-së u krijua një kamp masiv dhe i rrezikshëm refugjatësh. E quajtur ?Xhungla?, francezët e mbyllën në vitin 2009, por ai u shfaq sërish. Kampi u shkatërrua në një operacion të madh të forcave të sigurisë në vitin 2016.

Por problemi nuk mbaroi atje, pasi pikërisht në atë moment po shfaqej dhe trafiku i organizuar me varka të vogla. Vitin e kaluar, qindra mijëra sirianë, që i ikën kolapsit të

vendit të tyre arritën në Bashkimin Evropian duke kaluar Detin Egje me gomone.

Trafikantët ndërkombëtarë panë një shans të artë për ta zgjeruar biznesin e tyre në Kanalin Anglez. Në vitin 2018, më pak se 500 persona u zbuluan nga Forcat Kufitare të Mbretërisë

së Bashkuar duke mbërritur në Britani me varka të vogla. Këtë vit deri më tani janë 25.776.

Një numër dy herë më i madh është ndalur nga francezët. Sot në 130 km vijë bregdetare  franceze ndodhen kampe të improvizuara, të cilat ndodhen në pikat më të afërta të kalimit për në Britani.

Shpeshherë vendndodhjet e tyre, lidhen me pikat ku bandat mendojnë se kanë një mundësi që t?i kalojnë emigrantët pa u vënë re. Dhe fakti që kalimet nuk janë reduktuar edhe pse po hyjmë në stinën e dimrit, tregon se operacionet e trafikantëve janë tashmë sipërmarrje të mëdha e të mirë-organizuara, si dhe me një furnizim të qëndrueshëm klientësh.

Të dhënat zyrtare tregojnë se grupet më të mëdha të emigrantëve sipas kombësisë, vijnë nga vende që janë ose të paqëndrueshme, ose shumë të varfra, apo që dihet se kanë shkelje serioze të të drejtave të njeriut. Kështu iranianët përbëjnë 29 për qind të gjithë atyre që vijnë në Britani. Ndërkohë irakianët 18 për qind, sirianët 9 për qind, sudanezët 8 për qind, eritreanët 7 për qind.

Në vitin 2018, Britania dhe Franca nënshkruan një tjetër traktat, në të cilin Londra premtoi  dhënien e 42 milion paund për t?i ndihmuar francezët në patrullimin e kufirit. Një ?plan i përbashkët veprimi? në janarin e vitit 2019, përfshiu disa fonde për të gjurmuar anijet e vogla, duke përfshirë edhe kamerat për plazhet.

Në tetorin të atij viti, Home Office ishte mjaft i shqetësuar për situatën, ndaj shpalli një ?plan veprimi të zgjeruar?. Masat përfshinin financimin e më shumë patrullave franceze, pajisjeve të gjurmimit dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës. Ato synonin të përgjysmonin kalimet në Kanal, dhe t?i kthenin ato në ?një dukuri të rrallë? deri në vitin 2020.

Nuk funksionoi, ndaj në gushtin e vitit 2020, ish-zyrtari i Marinës Mbretërore, Dan O?Mahoni, u emërua komandant i një operacioni të ri të Forcave Kufitare për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve. Ai thotë se po bashkëpunon ngushtësisht me francezët.

Tani ta po përdorin një sërë pajisjesh ushtarake në bregdet – nga syzet e shikimit natën, biçikletat me 4 rrota, të përshtatshme për të ecur në plazh, deri tek mini-gomonet për t?i

kapur emigrantët në det. Kjo na nxit të flasim për operacionet ?e dëbimit, të frymëzuara gjerësisht nga përdorimi i diskutueshëm i taktikave të tilla nga Australia në ujërat ndërkombëtare. Por Home Office, ka arritur në përfundimin se kjo skemë nuk do të funksionojë, ndërsa zërat për një makineri gjigante që krijon dallgë, janë në dukje një fantazi.

Kjo është një pyetje jetike. Trafikantët u thonë emigrantëve, që nëse mbërrijnë në Britani, do të kenë mundësi të qëndrojnë këtu. Shumë njerëz duan të vijnë këtu, për shkak të lidhjeve me Mbretërinë e Bashkuar përmes familjes, gjuhës ose kulturës.

Në gushtin e vitit 2020, Home Office deklaronte se do t?i rikthente ata mbrapsht në bazë të marrëveshjeve të BE-së për kthimin e emigrantëve, e ashtuquajtura Marrëveshja e Dublinit III. Por disa muaj më vonë, Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE, dhe nuk ka pasur asnjë marrëveshje të mëvonshme mbi këtë çështje.

Për pasojë, sipas shifrave të paraqitura para deputetëve javën e kaluar, vetëm 5 persona që kanë mbërritur me anije të vogla, janë rikthyer këtë vit në Evropë. Plani i ri është Projektligji për Kombësinë dhe Kufijtë i Ministrisë së Brendshme. Ai planifikon që të trajtojë ndryshe rastin e cilitdo që vjen me mjete të paautorizuara, nga refugjatët që vijnë në rrugë legale, diçka që kundërshtohet nga shumë juristë.

Por ajo po krijon edhe një njësi për të përpunuar emigrantët në një vend tjetër, edhe pse ne nuk e dimë ende se ku. Dhe ne nuk e dimë nëse emigrantët do ta merrnin në konsideratë rrezikun e dërgimit në një kamp tjetër, kur u ofrohet një varkë për të udhëtuar përtej njërit prej deteve më të rrezikshëm në botë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.bbc.com/news/uk-59419972

Lajmet e fundit nga