
“Vjedhja me tenderat e rrugëve”/ Denoncimi i PD-së: Bashkia e inceneratorit shpall fitues Kapllan Pashën e Alibashës
PD ka denoncuar vjedhjen e radhës me tenderat për rrug...
PD ka denoncuar vjedhjen e radhës me tenderat për rrug...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dhe t’u fusë frikën kriminelëve, një nga zërat më të ashpër në qeverinë e Boris Johnson. Me një deklaratë të saj, Priti Patel ka tërhequr vëmendjen e opinionit.
Tabloidi britanik ?The Sun? njihet për tituj të shkurtër dhe të thukët. Tituj të gjatë gjen rrallë. I tillë ishte ai i së dielës (28.11) i artikullit të shkruar nga ministrja e Brendshme: “E kuptoj frustrimin tuaj, por nuk ka shkop magjik për të zgjidhur krizën e migracionit”. Ky titull tregon se sa e madhe është nevoja për sqarim. Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, po merr si shkas udhëtimet e rrezikshme të migrantëve në Kanalin e la Manshit për të promovuar rregullat e reja të imigracionit.
?Plani i ri i saj për Imigracionin?, i prezantuar në pranverë, synon të ndihmojë në ndarjen e ?azilkërkuesve të vërtetë? nga ?imigrantët ekonomikë”, nëpërmjet procedurave më të shpejta, shkruan Patel në artikullin e saj në numrin e së dielës në ?Sun?. “Nëse imigrantët nuk do të supozonin se do të lejoheshin të qëndronin në Mbretërinë e Bashkuar, ata nuk do të rrezikonin jetën e tyre dhe nuk do t’u paguanin kriminelëve mijëra paundë për të ardhur këtu.” Aktivistët e të drejtave të njeriut protestuan duke argumentuar se mënyra e hyrjes nuk duhet të zvogëlojë mundësinë e një procedure azili.
Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin me homologen e tij britanike Priti Patel për të biseduar për refugjatët që kapërcejnë ilegalisht Kanalin e la Manshit.
Por ministrja e Brendshme, e cila njihet si përfaqësuese e linjës së ashpër, promovon në mënyrë të palëkundur planin e saj: “Askush nuk ka përse të ikë nga Franca për të qenë i sigurt”, tha ajo disa ditë më parë në parlamentin britanik. Plani i saj është që refugjatët të kthehen që në kufi. Sindikata PCS, në të cilën janë organizuar shumë roje kufitare britanike, mund t’i bashkohet së shpejti një procesi gjyqësor të organizatave në mbrojtje të refugjatëve. Nuk do të ishte beteja e parë që i del përpara luftarakes Priti Patel.
Bijë imigrantësh dhe konservatore
Prindërit e Patelit i përkisnin pakicës indiane, që u shpërngul në Ugandë (Afrika Lindore) gjatë kohës së kolonializmit. Pak para dëbimit të shumë indianëve nga diktatori Idi Amin në vitin 1972, çifti u zhvendos në Britaninë e Madhe. Në të njëjtin vit lindi edhe Priti Patel. Në vitet e saj të hershme, shkruan The Neë European, Patel shpesh tregonte se si arriti t’i bashkohej Partisë Konservatore në moshën 18-vjeçare si bijë punëtorësh dhe imigrantësh. Ajo përmendte edhe kryeministren legjendare Margaret Thatcher, e cila sikurse Patel, ishte vajza e një shitësi.
Prejardhja e saj tani rrallë përmendet në opinion. Në një debat parlamentar në qershor 2020, kur në Britaninë e Madhe dolën në rrugë protestues, shumica me ngjyrë, për të ngritur zërin kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd, deputetja e laburistëve, Florence Eshalomi, e ftoi Patelin ta pranonte ekzistencën e pabarazisë racore, duke i kujtuar fyerjet raciste që duhej të duronte kur ishte fëmijë.
Metallica dhe Margaret Thatcher
49-vjeçarja tashmë është pjesë e qeverisë konservatore të Boris Johnsonit. Në fillim të karrierës së saj politike përshkruhej si ekzotike: “Nëse çelësi i suksesit do të ishte që të mos dukesh dhe të mos dëgjohesh si konservator, atëherë Priti Patel mund ta shpëtonte partinë,” shkruante Daily Telegraph në Londër në vitin 2001, kur Tony Blair sapo u rizgjodh nga laburistët, ndërsa konservatorët ishin në një krizë lidershipi. Ajo asnjëherë nuk e ka parë veten si deputete, shkruan gazeta, deri kur u frustrua nga kriza e partisë e mendoi: ?Dreqin ta hajë, epo dikush duhet ta bëjë?.
Artikulli përshkruan foton e një 30-vjeçareje, e cila nga njëra anë dëgjon “Metallica”-n me zë të lartë dhe në universitet shoqërohet dhe kalon mbrëmjet me të majtët – por nga ana tjetër është në gjendje të shprehë shumë qartë atë që përfaqëson politikisht: “Liritë individuale që heqin qeverinë nga supet e njerëzve, më pak taksa, më shumë liri zgjedhjeje në arsim dhe shëndetësi, qeverisje të forta vendore”.
Patel i prezantoi bindjet e saj hollësisht në memorandumin e vitit 2012 “Britannia Unchained”, i cili shpesh përshkruhet si një version më modern dhe radikal i vizionit politik të Margaret Thatcher. Vlen të përmendet se kush kontribuoi në të përveç Patelit: Këasi Këarteng tani është ministër i Ekonomisë, Dominic Raab, ministër i Erejtësisë, Liz Truss tani ministre e Jashtme dhe bashkautori i fundit, Chris Skidmore, ishte gjithashtu në kabinetin e Boris Johnsonit deri në vitin 2020, kur tha se punëtorët britanikë ishin “ndër përtacët më të mëdhenj në botë? ? ndërsa lëvdoi ?frymën e fortë konkurruese? në Kinën komuniste.
Priti Patel u ngrit më shpejt se disa nga bashkautorët e saj: Në vitin e fundit të tij në në detyrë, David Cameron e solli atë në kabinet, si Ministre të Punës. Patel promovoi Brexit-in dhe në vitin 2016 u bë Ministre për Zhvillimin Ndërkombëtar nën kryeministren e re Theresa May. Në atë periudhë lindën idetë britanike për ta përshtatur ndihmën e zhvillimit me interesat kombëtare. Ajo u detyrua të jepte dorëheqje nga posti si ministre në vitin 2017, pasi u bë e ditur se ishte takuar me zyrtarë izraelitë, gjatë pushimeve, pa u marrë vesh paraprakisht me qeverinë. Dy vjet më vonë ajo u kthye në tryezën e kabinetit nën Boris Johnson – si Sekretare e Brendshme.
Në atë kohë ajo ra në sy me deklarata të bujshme se kriminelët duhet “të ndiejnë tekstualisht frikë dhe tmerr, vetëm nëse u shkon ndër mend të bëjnë krime”. Dikur ajo bënte thirrje për dënimin me vdekje si barrierë për parandalimin e krimeve – një pozicion nga i cili ndërkohë është distancuar.
Aksion për shpëtimin e migrantëve që vijnë me barka nga Franca, 24 nëntor 2021, Dungeness, Britania e Madhe
Që kur mori detyrën si Ministre e Brendshme, ajo është marrë thuajse edhe me çështjen e migracionit: Në tetor 2019 u zbuluan trupat e 39 emigrantëve vietnamezë, të cilët u gjendën të vdekur në një kamion në qarkun jugor anglez, Essex. që është edhe zona elektorale e Patelit. Si rezultat, Britania e Madhe, së bashku me Francën, rriti monitorimin e kamionëve që kalonin Kanalin e la Manshit dhe mori pjesë në sistemet e sigurisë kufitare në hyrje të Eurotunelit në Calais. Në artikullin e shkruar për “The Sun”, Patel konstatonte: “Për ironi, ishte suksesi ynë në mbylljen e rrugës së kamionëve që bëri që bandat monstruoze të kalonin te varkat”.
Pas aksidentit me anije me 27 të vdekur në fund të nëntorit, Patel tregoi se mund të imagjinonte tragjedi edhe më të këqija në Kanalin e La Manshit në dimrin e ardhshëm.DW
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
23 Nëntori përkujton përvjetorin e Holodomorit, zisë së bukë...
1989-a ishte një vit vendimtar për Evropën Lindore. Rënia e ...
Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga q...
Nga John Bolton “The Wall Street Journal”Kur kanë kaluar mbi...
Nga Ben Hodges “Politico.eu”Gjatë javëve të fundit, Perëndim...
Nga Charlotte McDonald-Gibson “The New York Times”Imazhet ja...
Nga Tong Zhao “The New York Times”Harrojeni fuqinë bërthamor...
Koreja e Veriut, ka një histori të zymtë të burgosjes së të ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Policia kufitare e Kakavijës ka proceduar një shtetas...
Policia e Tiranë ka arrestuar një shtetas 32-vjeçar pasi k...
Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrollet për kapjen e pe...
Policia e Lushnjës ka parandaluar një vjedhje me armë në n...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...