
Si shiten në internet certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
?The Economist?
Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të largohej nga politika përpara se të bëhej një ?gërmadhë politike?. Më 8 dhjetor kancelarja 67vjeçare gjermane do të përmbushë premtimin e saj, duke u larguar pas 16 vjetësh për t?i hapur rrugë një koalicioni të drejtuar nga Olaf Sholc.
Por përtej faktit se tashmë do të flejë më shumë gjumë në mëngjes, zonja Merkel na ka ofruar pak të dhëna se çfarë mund të bëjë më pas. Çfarë frymëzimi mund të marrë ajo nga udhëheqës të tjerë që kanë dalë në pension?
Kancelarja duket se e ka mbyllur me politikën. Pra ajo nuk duket se do të joshet nga pasja e një detyre të re në Bruksel, një ?azil? për ish-kryeministrat e Beneluksit, apo t?i bashkohet radhës së politikanëve të famshëm që marrin postin e të dërguarit special të OKB-së.
Nga ana tjetër ajo nuk kërkon që të ketë asnjë lloj ndikimi në hije mbi politikën e brendshme gjermane, siç kanë bërë apo bëjnë disa ish-kryeministra italianë. Zonja Merkel ka lënë të kuptohet se ka dëshirë të zhvillojë një tur të gjatë vizitash turistike në Afrikë, edhe pse ndoshta jo në stilin e ish-presidentit amerikan Tedi Ruzvelt, që në vitin 1910 vuri në kokë një helmetë dhe qëlloi apo kapi mijëra kafshë, përfshirë luanët, elefantët dhe hienat.
Ruzvelt ishte gjithashtu presidenti i parë amerikan, në shërbim ose jo, që udhëtoi me avion. Ndoshta multi-miliarderi Elon Musk, që aktualisht po has vështirësi në ndërtimin e një fabrike të madhe të kompanisë së tij Tesla pranë Berlinit, mund të joshet t?i ofrojë zonjës Merkel një shëtitje të shpejtë në një kapsulë SpaceX?
Visente Foks, ish-president i Meksikës dhe Xhon Behner, ish-kryetar i Kongresit Amerikan, e kanë ri-shpikur veten si biznesmenë në fushën e kultivimit të marijuanës. Plani i Sholc për të legalizuar kanabisin në Gjermani, mund t?i ofrojë paraardhëses së tij një mundësi të ngjashme.
Merkel mund të mos ketë ndjekur me shumë energji këtë kauzë gjatë 4 mandateve të saj, por ajo është shumë fleksibël në aspektin ideologjik. Dhe nuk ka dyshime se kancelarja mund të gjejë një vend pjellor në Uckermark për të kultivuar lloje të ndryshme të kësaj bime.
Por dalja në pension mund ta dëmtojë reputacionin e një politikani. Paraardhësi i zonjës Merkel, Gerhard Shrëder, kaloi nga kancelaria në të qenit anëtar bordi në kompanitë ruse të energjisë, dhe që atëherë ka bashkëpunuar ngushtësisht dhe i ka shërbyer interesave të Vladimir Putinit.
Dy nga katër presidentët francezë me të cilët ka bashkëpunuar zonja Merkel, si dhe disa kryeministra janë dënuar për korrupsion. Një numër i madh ish-presidentësh të Koresë së Jugut kanë përfunduar në burg; madje njëri prej tyre vrau veten për të shmangur ndjekjen penale.
Botuesit do të futen në garë se kush do të botojë kujtimet e zonjës Merkel. Por ajo duhet t?i kundërshtojë ofertat e tyre. Politikanët janë rrallëherë kronistë të mirë të karrierës së tyre. Dejvid Kameron, u tërhoq nga politika pas kaosit që shkaktoi Brexit për të shkruar një libër shumë të dobët.
Juniçiro Koizumi, ish-kryeministër i Japonisë, ofron një shembull më të mirë. Duke u bazuar në skenarin e një shkrimtari profesionist, ai krijoi personazhin e Ultraman King në serinë ?Mega Monster Battle:Ultra Galaxy?, një film i animuar.
Një kancelar modest, mund të kërkojë një pension modest. Pasi humbi në zgjedhjet e vitit 2018, Mariano Rahoj, një aleat i zonjës Merkel gjatë 7 viteve të tij si kryeministër i Spanjës, u rikthye në vendin e punës si regjistrues i tokës në komunën e tij,post që e kishte lënë 3 dekada më parë (kolegët e tij në Santa Pola kishin rritur t?ia mbanin vendin hapur). Megjithatë puna si shofer autobusi, si rasti i Fred Teven, një ish-Ministër i Drejtësisë në Holandë, apo ajo e mbledhjes së mbeturinave, si Ana-Sofi Her
manson, dikur kryetare e bashkisë së Goteborgut në Suedi, mund të jetë një hap shumë i largët.
Ndonëse zonja Merkel i ka shijuar vitet e saj studentore në Lajpcig, ajo nuk ka gjasa që të shihet duke ecur nëpër rrugët e saj duke shpërndarë pica, siç po ndodh me Sajed Sadat, që deri në vitin 2018 ishte Ministër i Telekomunikacionit në Afganistan.
Bota akademike mund të jetë ende shumë tërheqëse për zonjës Merkel (i cila që prej viti 1986mban një doktoraturë në kiminë kuantike), edhe sepse bashkëshortit të saj, gjithashtunjë kimist, i ka mbetur dhe 1 vit në kontratën e tij kërkimore me Universitetin Humbold në Berlin.
Kancelarja ka deklaruar se 19 universitetet në mbarë botën që i kanë dhënë diploma nderi, do të dëgjojnë më shumë prej saj. Nëse dëshiron të zhytet sërish në kërkime shkencore, ajo mund të ndjekë modelin e Vigdis Finbogadotir, ish-presidente e Islandës, që ashtu si zonja Merkel, shërbeu për 16 vjet në detyrë, dhe e kaloi pensionin e saj 25-vjeçar duke u kënaqur me pasionet e saj mbi teatrin dhe gjuhësinë.
Por nëse do zonja Merkel mund të pasurohet. Por nuk është aspak e qartë nëse ajo do e bëjë këtë gjë. E sigurt është se ajo do t?i shmanget aktiviteteve fitimprurëse të konsulencës apo posteve drejtuese që tundojnë shumë ish-udhëheqës të tjerë.
Pensioni i saj mujor prej 15.000 eurosh, do të mbulojë lehtësisht faturën e ushqimeve. Merkel ka një histori të përzier si kancelare, por largimi i saj nga pushteti ka qenë deri më tani shembulli i modestisë dhe i vetëpërmbajtjes. Duke hedhur një vështrim anembanë globit, ajo do të gjejë plot shembuj për të shmangur. Ndoshta liderët e tjerë duhet të marrin mësime prej saj.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://www.economist.com/leaders/2021/12/04/what-should-angela-merkel-do-in-retirement
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
I fotografuar shpesh teksa mbante syze të veçanta dhe një ko...
Nga Jeremy Cliffe “New Statesman”18 muajt e ardhshëm do të s...
Nga Luke McGee “CNN”Kaosi në kufirin midis Polonisë dhe Bjel...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shtetasi me inicialet Xh.K, 31 vjeç, është vënë në pra...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Liderët e Europës kanë dërguar mesazhe solidariteti dh...
Lojtarët e skuadrës Malatya Metropolitan Belediyespor, të ...
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, në një deklaratë për ...
Rreth orës 04:19 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 7.4...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...