LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bizneset e dyshimta të djalit të Presidentit Xho Bajden me një kompani të njohur kineze

5 Dhjetor 2021, 09:51, Blog CNA
Bizneset e dyshimta të djalit të Presidentit Xho Bajden me një

Nga Roberto Vivaldelli ?Il Giornale?

Detaje të reja të turpshme, janë zbuluar së fundmi në lidhje me marrëdhëniet midis Hanter Bajden, djalit të presidentit të SHBA-së, dhe disa biznesmenëve të lidhur me Partinë Komuniste Kineze.

Në librin e saj të ri ?Laptop nga ferri?, kolumnistja e ?The New York Post?, Miranda Devin eksploron në detaje marrëdhëniet midis familjes Bajden dhe Pekinit, bazuar tek dokumentet që përmban laptopi i Hanter i braktisur në një servis kompjuterësh në Delauer.

Sipas tyre rezulton se Hanter dhe xhaxhai i tij, Xhim Biden, kanë hyrë në një marrëveshje me konglomeratin kinez të energjisë ?CFEC China Energy?. Kompania kontaktoi biznesmenin dhe donatorin e demokratëve Toni Bobulinski për të menaxhuar operacionin.

Pra një biznes me gjigantin aziatik, që duket se indirekt përfshin edhe presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara. Po ashtu kompania kineze i ka dhuruar djalit të presidentit amerikan një diamant të çmuar. Sipas rindërtimit të ngjarjeve nga Miranda Devin, JI Jianming, në atë kohë president i konglomeratit energjetik kinez ?CEFC?, dyshohet se i dhuroi Hanter Bajdenit një diamant 3.16 karat me vlerë 80.000 dollarë.

Tre javë pasi babai i tij përfundoi detyrën si zëvendëspresident i SHBA-së në fillim të vitit 2017-ën, Hunter shkoi në Majemi me 2 ndërmjetës të besuar për t?u takuar me Ji, i cili kishte shkuar në Florida për të marrë pjesë në ekspozitën ndërkombëtare të varkave në Majemi.

Gjatë një darke private, presidenti i gjigantit kinez i bëri një ofertë të rëndësishme djalit të presidentit amerikan. Ai premtoi një tarifë prej 10 milionë dollarësh në vit në këmbim të lobimit për forcimin e marrëdhënieve si dhe ?prezantimeve? në vendet e Perëndimit, nga të cilat mund të përfitonte konglomerati kinez.

E kush më mirë sesa pasardhësi i njërës prej familjeve më të fuqishme dhe mëme ndikim në SHBA, mund ta bënte këtë punë? Ji e vulosi aleancën e re me një dhuratë luksoze:një diamant 3.16 karat me vlerë 80.000 dollarë. Fotografitë e gurit të çmuar, u gjendën në laptopin e Hanter.

Marrëveshja kishte ardhur në kohën më të mirë të mundshme. Hanter gjendej në mes të një divorci të vështirë me ish-bashkëshorten e tij Kethlin, dhe menaxherja e zyrës së tij, Xhoan Pog, sapo i kishte dërguar Hanter një mal me fatura që duheshin paguar.

Mes tyre ishte një njoftim nga Agjencia e Mbledhjes e Taksave nga Distrikti i Kolumbias, që kërkonte shlyerjen e menjëhershme të detyrimit prej 47.226 dollarësh. Më vonë Hanter do ta pranonte për Adam Entus të ?New Yorker? se ishte e vërtetë që kishte shkuar enkas në Majemi për të takuar Ji, por tha se e bëri këtë vetëm ?për qëllime bamirësie?, pasi shpresonte të merrte një donacion për Programin Botëror të Ushqimit në SHBA.

Por ai harroi të përmendte faktin se kishte shkuar në Florida me partnerët e tij për të lidhur një marrëveshje me CEFC. Nëntë ditë pasi Hanter u takua me Ji në Majemi, 3 milionë dollarë u transferuan në një llogari në emër të kompanisë së Rob Uoker-?Robinson Walker LLC? me bazë në Shangai – e lidhur me CEFC.

Po kush është Uoker? Një ish-zyrtar i administratës së Klintonit, gruaja e të cilit Betsi Uoker, kishte qenë asistente e Xhill Bajden. Më 1 mars 2017, në llogarinë e Uoker u transferuar 3 milion dollarë të tjerë.

Të dy transaksionet do të raportohen më vonë nga Rrjeti i Zbulimit të Krimeve Financiare të Departamentit të Thesarit në një ?raport mbi aktivitetet e dyshimta?, të paraqitur në komisionet e Senatit si ?Dokumenti Konfidencial Nr.16?.

Siç na tregon Miranda Devin në librin e saj, ishte ora 22.00 e datës 2 maj 2017 kur Hanter dhe xhaxhai i tij Xhim ishin duke pritur partnerin e atëhershëm në biznes të djalit të presidentit amerikan, Toni Bobulinski, në barin e njohur të lobistëve ?Beverly Hilton?.

Xho Bajden, që ishte larguar nga detyra e zëvendëspresidentit pak më shumë se 3 muaj më parë, në atë kohë po udhëtonte drejt Los Anxhelosit për të folur në konferencën prestigjioze globale të Institutit Milken, dhe do t?i bashkohej atyre brenda një ore.

?Babai nuk vjen dot deri para orës 23.00?-i shkruan Hanter në një mesazh në WhatsApp. ?Le të takohemi bashkë me Xhimin në orën 22.00 në Beverly Hilton ku po qëndron ai. Ne nuk do të hyjmë në detajet e biznesit. Unë dua që babai im të ndihet komod me ty?- i shpjegon më tej Hanter Bobulinskit.

Në orën 22:38, Xho Bajden mbërriti në bar përmes hyrjes kryesore të hotelit me shoqëruesit e tij të shërbimit sekret, dhe Hanter nxitoi drejt tij për ta ulur në tavolinë me biznesmenin. Bobulinski ngrihet për të shtrënguar duart me ish-zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara.

?Ky është Toni babi, njeriu që siç të kam folur do të na ndihmojë me biznesin me kinezët?- i tha Hanter të atit. ?Faleminderit për shërbimin tuaj. Faleminderit që e ndihmove djalin tim?- i thotë Xho Bajden Bobulinskit.

Më pas Xhim dhe Hanter i shpjegojnë presidentit të ardhshëm të SHBA-së, se Bobulinski ka ?punuar shumë? për arritjen e marrëveshjes me kinezët. ?Im bir dhe vëllai im ju besojnë, ndaj edhe unë kam besim tek ju?-i thotë Xho biznesmenit.

Muajt ??e fundit ka qenë vetë Bobulinski, ai që ka konfirmuar biznesin e familjes Bajden me kinezët. Po ashtu Bobulinski kishte qenë marrës i një e-maili të publikuar nga ?The New York Post?, i cili tregonte detajet e një transaksioni biznesi midis një kompanie kineze dhe anëtarëve të familjes Bajden.

?Kam dëgjuar që Xho Bajden të shprehet se nuk ka diskutuar kurrë për çështje biznesi me Hanter. Por kjo është një gënjeshtër. Unë kam njohje të drejtpërdrejtë me të, pasi jam marrë direkt me familjen Bajden, përfshirë Xho Bajden?- shpjegon Toni Bobulinski. Kjo çështje është vërtet një dhimbje koke e madhe për presidentin e SHBA-së. Vërtetë ai nuk dinte ai asgjë për biznesin e djalit të tij?/CNA.al

Lajmet e fundit nga