
Rreziqet nga konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Danny Dorling ?The Conversation?
Askush nuk mund ta dijë kurrë me siguri, se kur do të rikthehet jeta në normalitet pas një ngjarje të caktuar, jo më pak sepse është normale që ajo të vazhdojë të ndryshojë, edhe në kohëra normale.
Gjithsesi, kjo është një pyetje mbi të cilën nuk mund të mos meditojmë, sidomos kur zhvillimet e reja të Covid-19, siç është shfaqja e variantit Omicron, vazhdojnë që të ndryshojnë objektivat në lidhje me këtë pandemi.
Ndërkohë, kjo është një pyetje që e ngre shpesh edhe Zyra Britanike për Statistikat Kombëtare (ONS). Më 27 mars 2020, ONS filloi të pyeste një kampion të madh të popullsisë britanike, se kur mendonin do të rikthehej jeta në normalitet.
Sondazhi ndodhi shumë shpejt pasi kishte filluar vala e parë e pandemisë, me rastet e Covid-19 dhe numrin e vdekjeve që ishin në një rritje të shpejtë. Britania kishte vetëm disa ditë që kishte hyrë në bllokimin e saj të parë. ONS anketoi njerëzit atë ditë dhe gjatë 10 ditëve të ardhshme.
Vetëm 15 për qind e njerëzve, thanë në atë kohë se nuk ishin të sigurt se kur do të kthehej jeta në normalitet, dhe vetëm 11 për qind e popullsisë u shprehën se mund të zgjaste një vit ose më shumë. Treçereku mendonte se jeta do të kthehej në normalitet brenda një viti nga marsi i 2020-ës.
Në atë kohë, askush nuk mendonte se jeta mund të mos kthehej kurrë në normalitet. Shumica besonin se normaliteti do të rikthehej brenda 6 muajve. Ne njerëzit jemi zakonisht optimistë na natyra. Gjatë 20 muajve që pasuan, ONS kreu 76 sondazhe të tjera, zakonisht çdo javë.
Pyetja ishte gjithmonë e njëjta:Kur mendonin njerëzit se mund të kthehej në normalitet. Pas sondazhit të 77-të, që përfundoi në 14 nëntor 2021, përqindja e njerëzve që thanë se nuk ishin të sigurt se kur jeta do të kthehej në normalitet, ishte dyfishuar duke arritur në 31 për qind.
Përqindja e atyre që mendonin se do të kalonte të paktën edhe 1 vit përpara një rikthimi në normalitet ishte 3-fishuar në 35 për qind. Nërkohë 14 për qind e njerëzve thanë se jeta nuk do të kthehej më në normalitetin e dikurshëm.
Dhe përqindja e atyre që mendonin se jeta do të kthehej në normalitet brenda një viti ishte ulur nga 3/4 në vetëm 1/5, pra 75 në 20 për qind. Pra ka rënë besimi ynë për një rikthim në normalitet. Deri më tani, rritja e madhe e pasigurisë ka ardhur në dy valë.
Vala e parë e pasigurisë arriti kulmin në gushtin e viti 2020, kur rastet dhe vdekjet nga Covid-19 ishin thuajse zero. Pas kësaj, nivelet tona të pasigurisë ranë në mënyrë lineare, në mesin e janarit të këtij viti. Në atë pikë, më shumë prej nesh menduan se e dinim se çfarë mund të ndodhte më pas, sesa në çdo moment tjetër në të 77 sondazhet.
Megjithatë, pas kësaj ne u bëmë dalëngadalë gjithnjë e më të pasigurt se çfarë mund të na presë e ardhmja. Vala e dytë e të qenit të pasigurt, mund të mos ketë arritur ende kulmin. Në një moment, një mënyrë e të jetuarit, të cilin shumica prej nesh e përshkruajnë si normale, do të mbërrijë. Kjo ndodh gjithmonë.
Por ky do të jetë një normalitet i ri. Pandemia në mendjen tonë ka kthesa shumë të ndryshme nga ajo që matet me rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet. Për shkak se ajo ekziston në kokat tona, si dhe në botën fizike. Ajo ka të bëjë pjesërisht me ne, pra se si ndihet individualisht secili.
Prandaj, rikthimi në normalitet nuk do varet nga kthimi i praktikave të përditshme që kishim para 2020-ës, por nga ajo që ndjejmë se gjërat janë sërish normale. Në sondazhin më të fundit nga 77 të tillë, 3 në 5 të rritur thanë se kishin ?shmangur kontaktin fizik me të tjerët jashtë shtëpisë së tyre në 7 ditët e fundit?.
Dy në pesë prej tyre raportuan se ?vetëm familja e tyre e ngushtë kishte qenë në shtëpinë e tyre gjatë 7 ditëve të fundit?. Asnjë nga këto masa nuk kishte ndryshuar nga sondazhi i mëparshëm. Nëse për shembull ky model sjelljeje vazhdon në mënyrë të ngjashme i pandryshuar, është e mundur që me kalimin e kohës, kjo gjë të shndërrohet në një normalitet.
Nga ana tjetër, pyetja që ONS u ka bërë tani 77 grupeve të ndryshme të njerëzve (të gjithë të zgjedhur rastësisht) nuk ka të bëjë veçanërisht me pandeminë, por me ?jetën? në përgjithësi. Ka shumë të ngjarë që në fillim shumica e njerëzve t?i përgjigjen pyetjes me pandeminë si mendimin kryesor.
Gjithsesi me kalimin e kohës, edhe aspekte të tjera të jetës do të kenë ndryshuar. Gjërat ndryshojnë gjithmonë. Përgjigjet e njerëzve mund të kenë nisur ta pasqyrojnë këtë, dhe pavarësisht nga pandemia, mund të jetë përcaktimi i normalitetit si një e kaluar, ai që nuk mund të rikthehet më si dikur.
Tani jemi shumë pranë pikës, ku shumica e të rriturve besojnë se do të duhet të paktën një vit (në vitin 2023) që të rifillojë normaliteti, ose që ai nuk do të rikthehet kurrë. Dhe nga ata që nuk e mendojnë këtë, shumica e tyre janë gjithnjë e më të pasigurt se çfarë do të ndodhë.
Në një moment, shumica prej nesh do të mësohen me mënyrën se si kanë ndryshuar gjërat, dhe ne do të fillojmë ta shohim si normale botën tonë të ndryshuar. Për ata nga ne që e kemi përjetuar pandeminë, ajo do të jetë përgjithmonë si normalitet. Por mënyra se si e kthejmë kokën pas dhe e kujtojmë pandeminë, dhe kohët para marsit 2020, do të vazhdojnë të ndryshojnë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
https://medicalxpress.com/news/2021-12-life-pandemic.html
Ende pa e marrë mirë detyrën, qeveria e re gjermane mund të ...
Nga Markat Hal “Bloomberg”Ngushtica e Tajvanit është çështja...
“The Economist”Angela Merkel deklaroi dikur se do donte të l...
Certifikatat e vaksinimit ndaj Covid-19 po shiten ilegalisht...
Nga Roberto Vivaldelli “Il Giornale”Detaje të reja të turpsh...
Nga D.J.Nordquist & Dan Katz “The Wall Street Journal”Pas nj...
Nga Rebekah Koffler “Fox News”Si një ish-zyrtare e Agjencisë...
Nga Joel E Dimsdale “Psyche”Në vitin 1937, udhëheqësi i vjet...
Kriza ekonomike që goditi botën gjatë viteve 1990, pati një ...
Kur Rendi Gardner u bë pjesë e panairit shkencor në shkollën...
Një ministre e Brendshme që dëshiron të dëbojë imigrantët dh...
Angela Merkel largohet nga skena politike. Me një ceremoni u...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy AnalysisTermi “...
Nga Helen Collis “Politico.eu”Një variant i ri i koronavirus...
Nëse një amerikan është peng i një regjimi armiqësor, në një...
Nga Kate Samuelson “The Week”Me kalimin e viteve, spotet pro...
Nga Dominic Casciani “BBC”“Qeveria është e vendosur të vazhd...
Kur Shërbimi Postar në Shtetet e Bashkuara prezantoi sistemi...
Nga Eva Joly “Project Syndicate”Kur përpiqesh të luftosh kor...
Nga Ben Hodges & Julian Lindley-French “Center for European ...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shtetasi me inicialet Xh.K, 31 vjeç, është vënë në pra...
Një zjarr ka rënë rreth orës 17:55, në një pallat në r...
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Lojtarët e skuadrës Malatya Metropolitan Belediyespor, të ...
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan, në një deklaratë për ...
Rreth orës 04:19 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 7.4...
Tërmeti me magnitudë 7.8 ka goditur fuqishëm Turqinë d...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...