web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

12 sundimtarët më gjakatarë në historinë e botës

11 Dhjetor 2021, 08:17, Blog CNA

(Pjesa e dytë)

Detyra e një sundimtari mund të jetë shumë e vështirë. Pavarësisht nëse keni parasysh mbretërit dhe mbretëreshat e së kaluarës apo udhëheqësit e sotëm botërorë, në lojë janë thuajse gjithmonë faktorë. Të gjithë njerëzit rreth sundimtarit duan pushtetin e tij, dhe mesa duket janë shpesh të gatshëm që të përdorin taktikat më mizore për ta marrë atë.

Nga ana tjetër për shumë sundimtarë, mbajtja e pushtetit nënkupton se ata do të bëheshin tejet të pamëshirshëm. Ndonjëherë, kjo nënkuptonte plaçkitjen e qyteteve dhe shfarosjen e popullatave brenda tyre, pavarësisht nëse kjo përfshin apo jo civilë të pafajshëm. Ja cilët janë disa nga sundimtarët më të mëdhenj, më të këqij dhe më gjakatarë në të gjithë historinë njerëzore.

Timur, i njohur edhe si Tamerlani, lindi në Transoksiana (Uzbekistanin e sotëm) në shekullin XIV-të. Babai dhe xhaxhai i tij ishin udhëheqës të fisit të tyre Barlash, por u rrëzuan nga forcat e jashtme në favor të Timurit. Në fillim i riu nuk ishte aq shumë i aftë sa kishin shpresuar komplotistët.

Ndaj ai u rrëzua shumë shpejt nga pushteti, por ia doli të rikthehej në krye pas një periudhe aktrimi si një ushtar rebel dhe i pavarur. Më pas ai nisi rindërtimin e perandorisë mongole. Por kjo nuk ndodhi pa gjakderdhje. Taktikat e tij ishin qëllimisht brutale, pasi synonin që të mposhtnin psikologjikisht shumë kundërshtarë, përpara se ata të provonin të rezistonin.

Ai ishte urdhërues i masakrimit të mijëra civilëve. Në Damask të Sirisë, ai dogji një xhami me njerëzit brenda, ndërsa në Persi, rrafshoi qytete të tëra. Po me urdhër të tij, shumë nga të vrarët u mblodhën në kulla të ndërtuara me kafkat e tyre.

Historia e Ranavalonës është e ndërlikuar. Për shumë njerëz, ajo mbahet mend si një sundimtare brutale që i imponoi më dhunë vullnetin e saj banorëve të mbretërisë së Madagaskarit. Por nga ana tjetër ajo i rezistoi fuqive koloniale, që kërcënonin ta pushtonin atdheun e saj.

Ranavalona u ngjit në pushtet kur bashkëshorti i saj, Radama I, kreu vetëvrasje në vitin 1828. Por duke qenë se ishte jashtë linjës së trashëgimisë përmes gjakut, ajo u ngjit në fron pasi vrau shumë nga të afërmit e Radamas. Ata u lanë të vdisnin urie ose u mbytën.

Në dallim nga burri i saj, Ranavalona nuk ishte miqësore me fuqitë evropiane që silleshin rreth territorit të mbretërisë së saj, edhe pse ajo bashkëpunoi me një francez të arratisur nga vendi i tij, Zhan Laborde, që u bë prodhuesi i saj i armëve. Po ashtu ajo riktheu sërish  skllavërinë në shoqërinë vendase dhe ndaloi ndërtimin e ndonjë rruge të përhershme. Pasi ato do lehtësonin pushtimin e vendit nga fuqitë evropiane.

Si një nga udhëheqësit botërorë më famëkeq të shekullit XX-të, bëmat e tij janë të mirë-dokumentuara. Vitet e hershme të jetës së Stalinit ishin një përzierje e abuzimit në fëmijëri, idealizmit socialist dhe grabitjeve të herëpashershme të bankave. Revolucioni rus i vitit 1917 e ktheu atë në një hero komunist dhe në shok të Leninit.

Kur Lenini vdiq në vitin 1924, Stalini e shpalli veten diktator të Bashkimit Sovjetik. Ideja e tij mbi kolektivizimin e dhunshëm në bujqësi shkaktoi një uri masive, që vetëm në vitet 1932-1933 vrau rreth 5 milionë njerëz.

Por disa nga taktikat më makabre të Stalinit përfshinin ngritjen e kampeve të të burgosurve, të njohura kolektivisht si gulagë. Shumë nga njerëzit e arrestuar gjatë spastrimeve të mëdha të viteve 1930 u dërguan atje, pasi kushdo që përfaqësonte një kërcënim të mundshëm për pushtetin e Stalinit u përball ose me kushtet e vështira të gulagut ose me ekzekutimin e menjëhershëm. Rreth 750.000 njerëz u vranë vetëm gjatë Spastrimit të Madh.

Ishte një perandoreshë e plotfuqishme që e sundoi Kinën për më shumë se 50 vjet. Ajo u bë pjesë e pallatit mbretëror si një konkubinë 14-vjeçare e arsimuar e perandorit Taizong. Sharmi dhe intelekti i saj e larguan nga detyrat e rëndomta dhe fituan besimin e perandorit. Por vlerat e saj ranë më shumë në sytë e Li Zhi, djalit të Taizongut dhe perandorit të ardhshëm. Pasi vdiq i ati, Li Zhi u bë perandor dhe e mori Vu-në në shtëpinë e tij.

Ajo pati me të një vajzë, e cila vdiq menjëherë pas lindjes. Vu akuzoi gruan zyrtare të perandorit dhe një konkubinë tjetër për përdorimin e magjisë kundër foshnjës. Li e besoi dhe i internoi që të dyja, kështu Vu u bë gruaja e re e perandorit të Kinës. Kur vdiq burri i saj në vitin 683, Vu pati frikë nga një komplot nga ana e djemve të perandorit të ndjerë. Ajo i dëboi dhe mori vetë të gjithë frerët e pushtetit.

Edhe pse krijoi ?Shtetin e Lirë të Kongos?, veprimet e Leopoldit II të Belgjikës në Afrikë, tregojnë se ai investoi në çdo gjë përveç lirisë. Ushtria e tij e pushtoi territorin afrikan që në fillimin e vitit 1885. Leopoldi nisi të zbatonte një model kolonial brutal për të shfrytëzuar njerëzit dhe burimet atje.

Shfrytëzimi përfshinte punën e detyruar, teksa kongolezët u detyruan të mblidhnin fildish. Nëse kundërshtonin vullnetin e mbretit, ndëshkoheshin me metoda brutale siç ishte prerja

e pjesëve të ndryshme të trupit. Tek ndëshkimi përfshihej gjymtimi dhe vrasja e fëmijëve.

Të rinjtë kongolezë u dërguan për t?u trajnuar si fëmijë-ushtarë. Kequshqyerja dhe sëmundjet vranë shumë të tjerë. Disa të dhëna pretendojnë se të paktën 10 milionë njerëz vdiqën si rezultat i politikave mizore të Leopoldit. Madje disa nga vendasit u mbyllën në një ?kopsht zoologjik njerëzor? të ndërtuar brenda oborrit të pallatit.

Ai ishte një udhëheqës ushtarak shumë i talentuar. Territoret e pushtuara prej tij përfshinin një sipërfaqe prej rreth 12 milionë kilometra katrorë. Për më tepër, Perandoria Mongole kishte disa politika shumë progresive për kohën, që inkurajonin të drejtat e grave, promovonin shkëmbimin kulturor dhe shmangnin torturat (të paktën në shumicën e kohës).

Por për të arritur deri atje, Xhengiz nuk përdori taktika të buta. Ushtria e tij pushtoi dhe plaçkiti qindra qytete, si dhe vrau qindra mijëra njerëz.  Për shembull,1.7 milionë banorë

të Nishapurit – qytet në Iranin e sotëm – u vranë pasi dikush nga qyteti arriti që të vriste dhëndrin e Xhengizit. Në një rast, Xhengiz vrau njërin nga guvernatorët e provincave të tij, duke derdhur argjend të shkrirë në sytë dhe veshët e viktimës.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.grunge.com/671542/the-most-cold-blooded-rulers-in-history





Lajmet e fundit nga