LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pearl Harbor/ Si ndodhi sulmi i befasishëm japonez, që e përfshiu SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore

10 Dhjetor 2021, 09:58, Blog CNA
Pearl Harbor/ Si ndodhi sulmi i befasishëm japonez, që e përfshiu

Bombardimi i Pearl Harbor ishte një sulm i befasishëm ndaj një baze detare amerikane nga Perandoria e Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sulmi ndodhi të dielën e 7 dhjetorit 1941. Avionët e Marinës Perandorake Japoneze goditën anijet dhe instalimet e Flotës amerikane të Paqësorit në Pearl Harbor, në ishujt Hauai.

Sulmi i papritur ajror e shkatërroi fuqinë detare amerikane në Paqësor, dhe nxiti hyrjen e SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore. Të nesërmen, gjatë një fjalimi në Kongres presidenti Frenklin Ruzvelt e quajti 7 dhjetorin ?një datë turpi?. Përfshirja e Amerikës në Luftën e Dytë Botërore shihet si një pikë kthese e madhe në konfliktin kundër fuqive të Boshtit të Gjermanisë naziste, Italisë dhe Japonisë Perandorake.

Sulmi mbi Pearl Harbor pasoi disa muaj negociatash midis qeverive japoneze dhe amerikane, të cilat dështuan. Gjatë dekadës së mëparshme, Japonia kishte synuar të zgjeronte territorin e saj në Paqësor dhe në kontinentin aziatik për të siguruar tokë dhe burime natyrore.

Japonia kishte qenë në luftë me Kinën që nga viti 1937, gjë që ndikoi në marrëdhëniet e SHBA-së me të dyja vendet. Në vitin 1940, forcat japoneze pushtuan Indokinën franceze (Vietnamin e sotëm), ndërsa SHBA-ja, Britania dhe aleatët e saj u përgjigjën duke vendosur një embargo tregtare ndaj Japonisë. Kjo i shkaktoi dëme të mëdha ekonomisë japoneze.

Rezervat e pakta të naftës, nënkuptonin se Japonia duhej të vepronte përpara se Marina Perandorake të gjymtohej nga mungesa e karburantit. Në këto kushte japonezët zgjodhën të dyfishonin agresionin.

Në verën e vitit 1941, SHBA vendosi ??një sërë sanksionesh të mëtejshme ekonomike, dhe i vendosi Japonisë një ultimatum për të tërhequr trupat e saj nga Indokina franceze. Ky akt bëri që qeveria japoneze të arrinte në përfundimin se lufta me SHBA-në ishte e vetmja mundësi që kishte në dispozicion.

Sulmi mbi Pearl Harbor ishte planifikuar nga admirali Isoroku Jamamoto, komandanti i përgjithshëm i flotës japoneze. Jamamoto kishte qenë një aviator i marinës dhe kishte studiuar në Universitetin e Harvardit. Po ashtu gjatë viteve 1920, ai kishte shërbyer si atashe ushtarak në ambasadën japoneze në Uashington.

Më 26 nëntor 1941, duke shmangur komunikimet në radio, 6 aeroplanmbajtëset e Flotës së Parë Ajrore Japoneze – Akagi, Kaga, Soryu, Hiryu, Shokaku dhe Zuikaku – u nisën nga ujërat e tyre. Ata u shoqëruan nga 31 luftanije të tjera dhe mjete mbështetëse.

Sulmi ishte planifikuar në 2 valë, me 353 avionë luftarakë në total. Ata do të synonin të shkatërronin 6 luftanije të mëdha marinës amerikane të ankoruara në skajin lindor të ishullit Ford. Ato ishin ?USS Oklahoma?, ?Maryland?, ?West Virginia?, ?Tennessee?, ?Arizona &Nevada? dhe?USS California?.

Niveli i gatishmërisë së SHBA-së ishte i pamjaftueshëm. Arsyet ishin të shumta, por kryesorja ishte mungesa e të kuptuarit mbi atë që ishte e aftë të bënte Marina Perandorake Japoneze. Sulmi mbi Pearl Harbor filloi rreth orës 7:55 të mëngjesit me kohën lokale, kur grupi i parë i avionëve japonezë arriti mbi objektivat e tyre.

Pesë nga anijet e mëdha u dëmtuan rëndë gjatë valës së parë të sulmit, përfshirë ?USS Arizona?që u mbyt brenda pak minutash, duke i marrë jetën mbi 1.100 anëtarëve të ekuipazhit. Pavarësisht disa paralajmërimeve, forcat amerikane në Hauai, të drejtuara nga admirali Hazbënd Kimel dhe gjeneralit Uollter Short, ishin të papërgatitura për sulmin.

Ata kishin injoruar pamjet e hershme të nëndetëseve në zonën përreth Pearl Harbor, por edhe zbulimin me radar të valës së parë të avionëve japoneze. Një paralajmërim me shkrim nga Uashingtoni u mor shumë vonë. Grupi i dytë prej 167 avionësh u nis nga aeroplanmbajtëset në orën 7:25 të mëngjesit me orën lokale.

Të gjitha luftanijet në port, si dhe disa kryqëzorë dhe destrojerë amerikanë u dëmtuan rëndë. Në atë sulm gjetën vdekjen 2.403 amerikanë, ndërsa japonezët humbën 29 avionë dhe pesë nëndetëse. Përveç sulmit mbi Pearl Harbor, japonezët i shkaktuan dëme të rënda bazave të tjera detare amerikane në rajon.

Në përgjithësi, sulmi japonez ishte shumë i suksesshëm, por ekspertët gjykojnë se ai dështoi të dëmtojë objektiva të rëndësishme infrastrukturore,si për shembull rezervat e naftës dhe objektiva të tjerë të ngjashme.

Ndërkohë aeroplanmbajtëset ?USS Lexington?, ?Enterprise? dhe ?Saratoga?, ishin në det të hapur në momentin e sulmit, ndaj mbetën të padëmtuara. Ato u bënë guri i themelit i rimëkëmbjes dhe i hakmarrjes së Marinës së SHBA-së ndaj Japonisë.

Ndërkohë, sulmi mbi Pearl Harbor e tronditi publikun amerikan dhe shkaktoi një rritje të mbështetjes për luftën. Vetëm gjashtë muaj pas sulmit, marina amerikane i shkaktoi një disfatë të tmerrshme Jamamotos dhe flotës japoneze në Betejën e Miduejit, që ishte një pikë kthese gjatë Luftës së Dytë Botërore në zonën e Paqësorit./ livesciencePërshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga